“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Zoti Famëlartë i ka thënë pejgamberi a.s. : Mos e prit dënimin dhe hakmarrjen e tyre në këtë botë. Atë dënim të cilin nuk e sheh ndaj tyre në këtë botë do ta shohësh në botën tjetër, dhe këtë duke u bazuar në ajetin fisnik:
“E Nëse do të bëjmë të shohësh diçka nga ajo që u premtojmë atyre, ose do ta marrim jetën (pa parë asgjë), e ata vetëm te Ne do të kthehen.” (Gafir: 77).
Pastaj, Zoti Famëlartë thotë: “Thuaj: “O ju njerëz, unë jam vetëm për të ju tërhequr vërejtjen e qartë.” (Haxh: 49).
Vërejtja është lloj mëshire. Kjo ngase e informon për të keqen para se të ndodhë. Kjo që të jetë i kujdesshëm personi të cilit ia tërheqë vërejtjen, ashtu që të angazhohet në shpëtimin e vetes, dhe që të largohet nga shkaqet të cilat e shkatërrojnë.
Nëse Allahu të tregon se si Ai i ka dënuar armiqtë e Tij me dënim të caktuar, ti duhet ta edukosh veten që të mos kesh përfundim të tillë, por duhet ta shpëtosh veten nga shkaqet që të dërgojnë në shkatërrim.
Fjala “i qartë” e ka kuptimin se është dënim gjithëpërfshirës ashtu që nuk lë asgjë, qoftë e vogël, qoftë e madhe.
“Ata të cilët besojnë dhe veprojnë të mira, për ta ka falje dhe furnizim fisnik.” (Haxh: 50).
Përderisa kanë besuar dhe kanë bë vepra të mira, kjo do të thotë se kanë përfituar nga qortimet. Kjo do të thotë se kanë dhënë rezultat qortimet, ashtu që kanë besuar me dëshirë në Zotin i cili i posedon atributet e plota dhe absolute. Pastaj, kanë vepruar duke i kryer urdhëresat. Për këtë arsye ata do të falen nëse kanë gabime në veten e tyre, dhe për ta do të ketë furnizim fisnik.
“Fisnik” do të thotë: Shpërndarës i të mirave. Kjo i bie sikurse vet furnizimi shkon te ta me fisnikëri dhe me të mira shtesë, ashtu sikurse fisniku gjithmonë e ka dorën e shtrirë dhe të liruar për të dhënë. Kështu e ka përshkruar poeti:
Unë jam njeri, të cilit nuk i qëndrojnë dërhemët në duar,
përpos për kalimtarët.
Rizku në vetvete është fisnik. Kjo ngase është permanent dhe nuk ndërpritet ashtu sikurse e merr një gotë ujë në ujin i cili qarkullon. Menjëherë atë sasi të ujit e zëvendëson sasia tjetër e ujit, dhe kështu me radhë.
“Ndërsa, ata që u përpoqën t’i mposhtin argumentet Tona, të tillët janë banorë të Xhehennemit.” (Haxh: 51).
Termi “sea” është për veprën e cila shkon deri te qëllimi.
Nëse ndërpritet rruga (distanca) themi: “kemi shkuar nga këtu deri atje”.
Nëse përdoret për çështje abstrakte (ideore) ka kuptimin: Kjo ngjarje veprohet nga fillimi i kësaj çështjeje deri te realizimi i qëllimit.
Termi “Sea” nuk përdoret për lavdërim në vetvete, as për mallkim në vetvete.
– Nëse përdoret për “të mirën” atëherë është përdorur për kontekst të lavdërimit, siç është “seaji” (angazhimi) për të cilin Zoti Famëlartë ka thënë: “Ai angazhim të cilin e kanë bë ata, ai lavdërim është për t’u falënderuar.” (Haxh: 2).
– Nëse përdoret për “të keqen” është përdorur për kontekst të mallkimit, siç është “saëji” (angazhim) për të cilin Allahu Famëlartë ka thënë:
“Ka prej njerëzve të cilët të mahnitin me fjalët e tyre në këtë botë dhe e dëshmojnë se Zotin e besojnë me zemrën e tyre, mirëpo ata janë armiqtë më të mëdhenj. (Ata) kur e kthejnë shpinën angazhohen vetëm për trazira në tokë dhe shkatërrojnë plantacione.” (Bekare: 204-205).
Përderisa “seajete” zakonisht anon për të keqen dhe merr kuptimin: e etiketimit dhe angazhimi i njeriut për përgojim në mes njerëzve. Thuhet: “Filani” “Seaun” në mes njerëzve që nënkupton: shkakton të keqen në mes njerëzve duke i ofenduar, angazhohet me qëllim të dëmtimit:
– Të tillët nëse shohin të mirën, e fshehin,
– Nëse e shohin të keqen e përhapin,
– Nëse nuk shohin asgjë, trillojnë dhe gënjejnë.
Për këtë arsye, për atë i cili angazhohet për të shkaktuar të keqen themi: Ky sjell sëmundje (telashe, trazira), që do të thotë se: Ai i cili e dëgjon një të keqe, e transmeton (e bartë) atë të keqe dhe angazhohet për atë të keqe. E që e ka pasur për detyrë ta mbyllë dhe ta fsheh atë çështje, ashtu që atë paturpësi nuk ka qenë dashur ta përhapë në mesin e njerëzve.
Një etiketues e ka etiketuar Hemam bin Abdullah Selulin te Zijad bin Ubejhin.
Zijadi ka qenë arrogant dhe i ka thënë etiketuesit. A bën që të të bashkoj ty me atë.
Etiketuesi e ka pasur të patjetërsueshme që të thotë: Po.
E, si ta mohonte atë çka e kishte thënë. Ai ka menduar në vetvete: Ndoshta Allahu e zgjidhë çështjen dhe lirohem nga kjo kurth para se të ballafaqohem.
Pastaj, Zijadi e ka dërguar një person te Hemami, dhe e ka sjellë pranë tij. Zijadi i ka thënë etiketuesit që të qëndronte pas perdes, dhe i ka thënë Hemamit që të hynte brenda. Pastaj i ka thënë: O Hemam, kam dëgjuar se më ke përfolur.
Ai i thotë: Jo, kurrsesi. Për Zotin nuk kam bë asgjë kundër teje, dhe ti nuk ke bë asgjë për të të përfolur.
Zijadi e heqë perden dhe thotë: Ky është njeriu i cili më ka treguar se më ke përfolur për të keq.
Ibn Hemani, shikon dhe e sheh se ai ishte shoku i tij dhe thotë: Ti je njeriu të cilit i kam besuar, dhe më ke tradhtuar, ose ke thënë diçka pa pasur njohuri.
E ka refuzuar çështjen e kristalizuar, e cila çështje është në mes tradhtisë dhe mëkatit. Që ka kuptimin: Në secilin rast, ti je i mallkuar. Kjo nga shkaku se, ose ke tradhtuar për bashkëbisedimin, dhe takimin, ashtu që nuk e ke mbajtur sekretin, të cilin ta kam besuar, ose ke shpifur dhe ke trilluar ndonjë gënjeshtër pa e ditur se ke trilluar.
Zijadi, kur e zbuloi të vërtetën e Hemamit hoqi dorë, por në të njëjtën kohë as nuk e ndëshkoi etiketuesin.
Me këtë ka sinjalizuar se nuk është e vërtetë çka kanë folur për të dhe se veshët e tyre ishin mësuar që të pranonin çkado që thuhej në masë, dhe e kishin bë traditë bartjen e fjalëve.