HISTORIA SI I LLOGARITË KRIJUESI KRIJESAT

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Zoti Famëlartë thotë:

“Të pyesim se çka u lejohet atyre, thuaj: “U janë lejuar juve të mirat.” (Maide: 4)

Kjo është çështje e përgjithshme. Pas kësaj Zoti e përkufizon ndalimin e qenve, mirëpo ata qen të cilët i dresojmë për gjueti, të cilët marrin gjahun, ne e konsumojmë por me kushtin e përmendjes së Allahut në gjahun para se ta dërgojmë qenin për të marrë gjahun, ose kur të prehet gjahu të cilin e ka gjuajtur qeni.

Përmendja e Allahut është çështje themelore për t’i konsumuar të mirat. Ngase ne e përmendim të përulur dhe të nënshtruar. Nuk është e drejtë që t’i marrim të mirat ndaj personit pa ia thënë asnjë fjalë.

Zoti Famëlartë e përfundon ajetin duke thënë:

“Frikësojuni Zotit. Padyshim se Allahu llogaritë shpejtë” (Maide: 4). Në këtë rast, frika ndaj Zotit do të thotë që njeriu t’i kryej detyrat në mënyrë formale. Mirëpo, besimtari duhet t’i kryej urdhrat me nijet të sinqertë dhe në mënyrë të përpiktë. Kjo ngase llogarinë të cilën e bën Zoti është shumëdimensionale. Sado që të zgjasë jeta, ajo do të përfundojë. Përderisa vdekja është përfundim i jetës, jeta është e shkurtër për personin. Ke kujdes, mos e llogarit se jeta është e gjatë. Kjo ngase gjatësia e jetës siç është për ty, është edhe për tjetrin. Mos e konsidero çështjen tënde në bazë të jetës së tjetrit i cili jeton më shumë se ti.

Kështu pra, jeta është e kufizuar (e shkurtër). Përderisa vdekja vjen, atëherë besimtari duhet ta mendojë thënien e pejgamberi a.s. i cili ka thënë: “Kur ndonjëri nga ju vdes, për atë është sikurse ka ndodhur kataklizma”.111

Çdonjëri nga ne e di informatën kur’anore se vdekja është sikurse gjumi. Asnjëri nga ne nuk e di se sa orë ka bërë gjumë. Ne e dimë informacionin e banorëve të shpellës kur e kanë pyetur njëri-tjetrin:

 “Ashtu (sikurse i vumë në gjumë) i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin (se sa kanë fjetur). Njëri prej tyre foli e tha: “Sa keni ndenjur?” Ata thanë:” Kemi ndenjur një ditë ose një pjesë të ditës!” Disa thanë: “Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndenjur”. (Kehf: 19).

Kështu pra, ata nuk e kanë ditur se nga dita kur kanë shkuar atje kanë fjetur 309 vite. Kështu është për atë i cili vdes, ai nuk e di kohën e vdekjes deri në ditën e gjykimit.

Ose, Zoti Famëlartë llogaritë shpejtë, pra Ai llogaritë edhe para ditës së gjykimit, e ai gjykim është llogaritja dhe gjykimi në këtë botë. Njeriu kur të veprojë një punë të cilën e ka ndaluar Allahu dhe konsumon atë që nuk e ka lejuar Allahu, atëherë Allahu ka mundësi ta shpaguaj (ta dënojë) njeriun në këtë botë me sëmundje, me mundime, ose me sëmundje psikike, ashtu që psikologët qëndrojnë para tij dhe nuk mund të japin kurrfarë diagnoze.

Thënia e Zotit Famëlartë: “Allahu llogaritë shpejtë”: mund t’i jepet kuptimi se Allahu gjykon me shpejtësi në këtë botë, por mund t’i jepet edhe kuptimi se Allahu gjykon shpejtë në botën tjetër.

Ose, Zoti Famëlartë llogaritë shpejtë në kuptimin që i llogaritë që të gjithë sa hap e mbyll sytë (sa një lëvizje e qerpikut). Disa e keqkuptojnë këtë, ashtu që e kuptojnë se në ditën e gjykimit do të qëndrojnë në radhë të gjatë deri sa të gjithë do të gjykohen njëri pas tjetrit. Jo! Zoti i gjykon që të gjithë me shpejtësi siç i takon fuqisë së Tij absolute. Për këtë arsye, kur është pyetur Imam Aliu (Zoti e ndriçoftë) se si është e mundur që Allahu t’i gjykojë të gjithë njerëzit në të njëjtën kohë dhe thuhet për gjysmë dite të përllogaritjes së njerëzve?

Imam Aliu ka thënë: Ashtu siç i furnizon në të njëjtën kohë, Ai ka mundësi edhe t’i gjykojë në të njëjtën kohë.

Zoti nuk e ka caktuar që njerëzit të qëndrojnë në radhë për furnizim. Por secili prej tyre merr frymë, secili prej tyre ushqehet dhe secili prej tyre angazhohet në sipërfaqen e tokës për t’i realizuar mirësitë prej Zotit. Askush nuk ka mundësi që të llogaritë kohën e Zotit. Kjo nga shkaku se kohën e llogaritë ai i cili e kryen një veprim, dhe nuk ka mundësi, e për këtë arsye i nevojitet kohë.

Ne, kur ta bartim një guri me peshë mesatare nga një vend në një vend tjetër, për njeriun e fortë i nevojitet vetëm një pjesë e forcës së tij. Mirëpo për fëmijën e vogël nevojitet kohë e gjatë. E si do të ishte situata për Krijuesin e njeriut dhe të gjithësisë!? Si do të ishte situata për forcën e fuqive!? Ai nuk ka nevojë për kohën. Ai llogaritë dhe gjykon me shpejtësi në çfarëdo kuptimi.

Lini një koment