HISTORIA E ESMEIJUT DHE LUTJA TE KËNDI I MULTEZEMIT

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Të gjithë e dimë se pejgamberi a.s. është lutur si në vijim: “Kërkoj mbrojtje te Ti, prej Teje”.104Pra, kërkoj mbrojtje te atributet e bukura Tua, prej atributeve të Madhështisë Tënde. Nuk më mbrojnë prej atributeve të Madhështisë Tënde përpos se atributet e bukurisë Tënde. Për këtë arsye, në hadithin fisnik në lidhje me pendimin në fund të natës gjatë Ramazanit figuron: “Kur të jetë pjesa e fundit e natës gjatë Ramazanit paraqitet i Gjithëfuqishmi për të falë gabimet”.105

Disa mendojnë se kjo është çështje e palogjikshme. Po si paraqitet i Gjithëfuqishmi për të falë gabimet?

A nuk do të ishte e përshtatshme të thuhej: “Paraqitet Falësi”.

Ne themi: Jo!

Falja rezulton prej mëkatit dhe pozicionohet në atributin e të Gjithëfuqishmit dhe kështu e merr atributin e Mëshiruesit nga atributi i Gjithëfuqishmit të sundimit të Tij. Kjo i bie sikur të themi: “O i Gjithëfuqishëm, Ti je i Vetmi Zot, mirëpo nëpërmjet atributeve të bukurisë Tënde i lutemi atributeve të Madhështisë Tënde. Këtë kuptim e ka teksti: “Paraqitet i Gjithëfuqishmi me faljen e gabimeve”.

Esmeiju, deri sa ishte duke bërë tavaf rreth Qabës e sheh një musliman duke u lutur te këndi “Multezem” duke u lutur: O Zoti im, më vjen turp që të kërkoj falje prej Teje. Kjo nga shkaku se kam bë mëkat, mirëpo kam ardhur në përfundim se nuk ka Zot pos Teje. Atëherë i thotë: “O i nderuar! Zoti të faltë se po bëje lutje të mirë”.

Pastaj, Zoti Famëlartë thotë: “Pastaj i fali ata, që të pendohen (edhe në të ardhmen)”.

Siç e mësuam, në rend të parë është pendimi i cili është ligjësim, pastaj pranimi i pendimit. Thënia e Zotit Famëlartë: “Që të pendohen” nënkupton se ai pendim bëhet kthim nga fillimi, sikurse ka qenë para mëkatit. Zoti Famëlartë e bën përjashtimin ku thotë: “Pa dyshim se Allahu është Ai i Cili Falë dhe është Gjithëmëshirues.” (Tevbetu, 118). Përpos Zotit, nuk ka Gjithëmëshirues dhe GjithëFalës. Pas kësaj, Zoti Famëlartë thotë: “O ju të cilët keni besuar, frikësojuni Zotit dhe bëhuni me të devotshmit.” (Tevbe: 119).

Zoti Famëlartë, kur i thërret robërit e Tij me titullin besimtarë: ose i thërret për një ligj i cili ndërlidhet me besimin, ose i thërret me besimin duke kërkuar prej tyre (konfirmimin) besimin, si f.v.:

“O ju të cilët keni besuar, besoni në Zotin dhe në të dërguarin e Tij.” (Nisa: 136).

Zoti Famëlartë, atyre të cilëve kanë besuar u sqaron para se t’u adresohet, se është e mundur se ndonjë njeri mund të lëkundet në besimin e tij, e Zoti kërkon prej tyre konsistencë në besim.

Kur Zoti Famëlartë kërkon prej robërve të Tij diçka në momentin e adresimit është ekzistencë, atëherë kërkesa është për konsistencë, vazhdimësi.

Nëse kërkon një ligj i cili ndërlidhet me besimin ai u adresohet që të dëgjojnë dhe të zbatojnë kërkesën. Shembull: Thënia e Zotit Famëlartë: “Bëhuni të devotshëm” do të thotë: Në mes jush dhe Allahut bëjeni devotshmërinë.

Disa pyesin: A kërkon ndokush nga njeriu që në mes tij dhe Zotit të vendos mburojë (devotshmëri)?

(Përgjigjja:)

Besimtarit i kërkohet që të jetë me Zotin. Këtu shohim domosdoshmërinë e të kuptuarit të atributeve të bukurisë dhe të atributeve të Madhështisë.

Fjala e Zotit të Madhërishëm: “Frikësojuni Zotit” do të thotë: Në mes jush dhe atributit të Madhështisë e bën mburojën, ashtu siç është rasti me ajetin: “Frikësojuni zjarrit.” (Bekare: 24).

Kjo nga shkaku se zjarri është ushtri prej ushtrive të Madhështisë. Në mes jush dhe Zotit bëjeni mburojën e atributit të Madhështisë së Tij.

Këtu, Zoti Famëlartë thotë: “Frikësojuni Zotit dhe jini me të sinqertët.” (Tevbe: 119).

Këtë ajet disa dijetarë e kanë komentuar: bëhuni të sinqertë. Pra, pjesëzën “me” ka kuptimin “prej”, e qëllimi në këtë rast ka kuptim të përgjithshëm, mirëpo unë them: Ka dallim në mes të “qëndroni me të sinqertët” dhe “bëhuni prej të sinqertëve”.

Thënia e Zotit Famëlartë “Qëndroni me të sinqertët” (Tevbe: 119) ka kuptimin: Bashkohuni me ta dhe qëndroni në mesin e tyre, dhe pasi që të bashkoheni me ta dhe të tjerët të cilën vijnë pas tyre, ju shohin se ju jeni me të sinqertët.

Kjo na bën që ta kuptojmë atë që e themi sa i përket çështjet së fjalës dhe çështjes së mendimit. Çështja e cila kalon nëpër mendje para se të thuhet se është çështje e mendjes si f.v. kur thua: “Muhamedi më ka vizituar”. Ti para se ta thuash të ka ardhur në mendje ta thuash. Kjo është “çështja e mendimit” kur e thua para atij i cili nuk ka pasur njohuri për atë vizitë.

Dije se askush nuk ka forcë të përgjithmonshme. Për këtë arsye themi: Ti strehohesh te Zoti, jo prej krijesave të Tij, por ti strehohesh te Zoti për të të mbrojtur Zoti.

Zoti Famëlartë posedon atribute Madhështuese dhe atribute të bukura.

Atributet madhështuese janë si në vijim: Mposhtës; Mbizotërues; Hakmarrës; Dënues i Rreptë, e kështu me radhë.

Zoti Famëlartë posedon atribute të bukura siç janë: Falësi, Mëshiruesi, e kështu me radhë.

Njeriu kur të bën një mëkat, atëherë vjen në shprehje të pasojnë atributet e bukura.

Njeriut nuk i bën dobi mbrojtja nga atributet e Madhështisë pos atyre atributeve të bukura (nga të cilat mund të shpëton).

Lini një koment