“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Zoti Famëlartë thotë:
“Ka ndonjë nga njerëzit që kundërshton në çështje rreth Allahut pa kurrfarë dije dhe ndjek çdo djall të mbrapshtë.” (Haxh: 3).
Debat quhet kur dy persona bisedojnë me njërin-tjetrin dhe secili prej tyre e mbështet mendimin e vet dhe e mohon mendimin e tjetrit si f.v., tërheqja e litarit, apo tërheqja e degës së palmës, që do të thotë: shkëputjen e njërës nga tjetra.
Nëse e analizon procesin e thurjes së leshit apo të pambukut do ta kuptosh shprehjen e fijeve të vogla të cilat janë të shkurta me centimetra, mirëpo përkundër kësaj ata formojnë litarin e gjatë. Kjo nga shkaku se ato fije ndërlidhen në mes vete ashtu që njëra fije e forcon fijen tjetër. Kështu formohet lëmshi. Nëse dëshiron që t’i ofrosh ato fije, i bashkon me tjerat. Kështu është debati i mendimeve. Çdo njëri tenton ta forcojë mendimin e tij me argumente që ta mposhtë mendimin e tjetrit. Thënia e Zotit të Madhërishëm:
“Kundërshton në çështje rreth Allahut, pa kurrfarë dije.” (Haxh: 3).
Si zhvillohet debati për Zotin Famëlartë?
(Përgjigjja:) Zhvillohet për ekzistimin e Zotit si f.v.: Kur ateisti nuk pranon se ekziston Zoti, ose kur të debatohet për njëshmërinë e Tij, si f.v. idhujtari i cili beson në zota tjerë, ose kur zhvillohet debati për diçka që Zoti ka informuar për çështje sekrete si f.v.: për kataklizmin të cilën disa e refuzojnë dhe nuk e pranojnë.
I gjithë ky debate zhvillohet për Allahun.
Thënia e Zotit Famëlartë “pa njohuri” (Haxh: 3). Pra, në esencë debati është i lejuar ligjërisht me kushtin që të paraqitet dituria e përshtatshme, siç figuron në ajetin: “Dhe debatoni me ta, me atë çka është më e mira”.
Zoti Famëlartë nuk e ndalon debatin, por e dëshiron me mënyrën më të mirë dhe me metodologjinë e butë, dhe siç thonë: “Këshilla është e rëndë dhe nëse këshillon, andaj mos e bëj debat dhe as kodër, mos e nxjerr njeriun në një çështje të cilën e urren”. Lexo ajetin kur’anor:
“Thirr në rrugë të Zotit tënd me urtësi dhe me këshilla të mira.” (Nahl: 125).
Pastaj kemi thënien e Zotit Famëlartë:
“Me ithtarët e librit debatoni me atë që është më e mira.” (Sebeë: 25).
Shikojeni këtë nivel të lartë të debatit dhe të metodologjisë së mirë, dhe gjatë adresimit të tyre thotë:
“Thuaj, ju nuk do të pyeteni për gabimet tona.” (Sebeë: 25).
Gabimin ia përshkruan vetes, ashtu që kur flet për veten thotë:
“Dhe ne nuk pyetemi për veprat e juaja.” (Sebeë: 25).
Këtu nuk thuhet: “keni gabuar” që të jetë në proporcion me të dy rastet.
Me këtë metodologji, shohim atë që i përvetëson zemrat dhe që të ndikon në pranimin e së vërtetës.
Kur e kanë akuzuar pejgamberin a.s. për çmenduri, Kur’ani ka reaguar ndaj tyre me arsye dhe logjikë. I ka pyetur: “Çka është çmenduria?”
Çmenduri është të bësh lëvizje të veprimit të cilat nuk janë zgjedhje e mendjes.
A mos keni provuar te Muhamedi diçka të tillë?
Çka është etika?
Etika është të qëndruarit në rrugë dhe me sjellje në mënyrën më të mirën dhe më të dobishmen. A mos keni pa te Muhamedi të kundërtën e kësaj?.
Duke reaguar ndaj tyre Zoti i Madhërishëm thotë:
“Thuaj: “Unë ju këshilloj vetëm me një gjë: Për hir të Allahut të angazhoheni sinqerisht dy nga dy ose një nga një, e pastaj të mendoni thellë (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhamedi) nuk ka ndonjë çmendje.” (Sebeë: 46).
Po si është e mundur që ky personalitet i edukuar, e me sjellje të mira, të jetë i çmendur!?
Kur kanë thënë se është gënjeshtar, Kur’ani ka debatuar me ta duke thënë:
“Ai veç ka jetuar në mesin tuaj një pjesë të jetës së tij më parë. Po a nuk po logjikoni?” (Junus: 16).
Shpallja i ka zbritur pasi i ka mbushur 40 vite. A mos keni dëgjuar prej tij ndonjë fjalim ose poezi? A mos e ka mbajtur ndonjë hutbe (fjalim) apo poemë të cilën e mbani mend ashtu siç i mbani mend poemat dhe poezitë të cilat mburreni ju.
Kanë thënë: Ky është gjenialiteti të cilin e ka pasur Muhamedi! Po çfarë gjenialiteti i paraqitet njeriut pas të 40-tave!?.
Po të analizosh gjenitë, do të shohësh se gjenialiteti i tyre shfaqet në fazën e dytë apo të tretë të jetës. Si është e mundur që Muhamedit i është vonuar gjenialiteti dhe i është paraqitur në moshën 40 vjeçare. Kush ia ka garantuar jetën kur njerëzit pranë tij kanë vdekur një nga një, duke filluar nga babai i cili i ka vdekur para lindjes, pastaj nëna i ka vdekur kur ka qenë në moshën e pirjes së qumështit. Pastaj edhe gjyshi i ka vdekur kur ka qenë i vogël.
Kështu, Kur’ani na e paraqet shembullin se si duhet të debatohet me urtësi dhe me këshilla të mira, shembull të debatit me të argumentuar atë që e thua dhe të perceptuarit të çështjeve.
Për këtë arsye, kur ka shkuar Sheabiju te mbreti Romak, mbreti Romak i ka thënë: Ju, në Islam keni thënie (ide) të palogjikshme. Thoni se në xhenet ka ushqim i cili nuk shpenzohet kurrë. Ne e dimë se çdo gjë e cila merret për çdo ditë shpenzohet?
Shikojeni mënyrën e debatit në lidhje me këtë çështje.
Sheabiju i thotë: Çka mendon, nëse e ke në duart e tua një llambë drite, dhe e gjithë bota vijnë dhe shërbehen me dritën e llambës tënde (e ndezin llambën e tyre), a e pakësojnë dritën e llambës tënde!?
Kështu pra është debat i nivelit të lartë dhe edukativ.
Mbreti Romak vazhdon dhe e pyet: Si është e mundur që në xhenet konsumon çka të duash, pa krijuar jashtëqitje?.
Ai i thotë: E ke parasysh fëmijën në barkun e nënës: A zhvillohet apo nuk zhvillohet? Ai zhvillohet ditë pas dite. Ky është argument se ai ushqehet. Por a del prej tij jashtëqitje. Po të kishte jashtëqitje, dhe po t’i mbetej ushqimi i papërpunuar në trupin e tij ai do të vdiste. Kështu pra, embrioni ushqehet për aq sa ka nevojë dhe zhvillohet, ashtu që nuk i mbetet prej ushqimit asgjë prej jashtëqitjes.
Pastaj i thotë: Ku shkojnë shpirtrat pasi të ndahen nga trupi?
Në mënyrë globale i përgjigjet: Shkojnë aty ku kanë qenë para se të jenë në trup: Para vetes e ka një dritë, pastaj i frynë dritës (llambës) dhe fiket. E pastaj i thotë: Ku ka shkuar drita?
Prej debatit i cili është zhvilluar me dituri (njohuri), por edhe me histori të personaliteteve është ngjarja me Imam Aliun, kur është vra sehabiju Amar bin Jasiri.
Sehabet, të cilët ishin në radhët e Muavijes e kujtojnë hadithin e pejgamberit a.s., i cili për Amarin kishte thënë: Do ta vrasin grupi kryeneç (kriminel), kështu që largoheshin nga radhët e ushtrisë së Muavijut një nga një.
Amër Ibn Asi shkon te Muaviju dhe i thotë: Ke dështuar me dështim të madh, nëse vazhdon situata kështu, nuk do të mbetet asnjë ushtar.
Muaviju i thotë: Çka do të ndodhë?
I thotë: Po thonë: “Ne e kemi vra Amarin, ndërsa pejgamberi a.s. ka thënë: “Do ta vrasin(Amrin) grupi kryeneç (kriminal)”.
Muaviju mendon pak dhe i thotë: Thuaju se e ka vra ai i cili e ka dërguar në front – e kishte për qëllim Aliun r.a.
Kur e ka dëgjuar këtë mendim të tij Aliu r.a. ka thënë: Thojuni atyre: Kush e ka vra Hamza bin Talibin. Pra, nëse çështja është ashtu siç thonë ata, atëherë vrasësi i Hamzës është pejgamberi a.s. Kjo nga shkaku se ai (pejgamberi) është i cili e ka dërguar në front.
Ky është debat me njohuri.
Ndonjëherë dituria mund të jetë dituri e natyrshme, të cilën dituri e besojmë dhe të cilën nuk mund ta arsyetojmë.
Ndonjëherë e kemi diturinë logjike të cilën mund ta arsyetojmë dhe ta argumentojmë.
Ndonjëherë e kemi diturinë të shpallur nga Zoti, ku nuk mund të ndërhyjë askush.
Ne, edhe më herët e kemi paraqitur shembullin e njohurisë së natyrshmërisë të një fëmije, i cili kur e ka pa se ishte ulur në vendin pranë babait të tij, atëherë fëmija dëshironte që edhe ai të ulej pranë babait. Ai në rend të parë tenton që ta tërheqë vëllanë nga ai vend e të zë vendin e tij. E shohim se ky veprim i fëmijës është veprim i natyrshmërisë.
Në betejën e Bedrit ka ndodhur që pejgamberi a.s. ka marrë në dorë thupra para betejës dhe ka sinjalizuar me to: “Kjo thupër do ta gjuaj filanin. Kjo thupër do ta gjuaj filanin.”106 duke i përmendur parinë e pabesimtarëve, me fjalët tjera elitarët kurejshit.
Pas përfundimit të betejës, ka ndodhur saktësisht ashtu siç ka treguar pejgamberi a.s. Ashtu që janë goditur elitarët kurejshit në vendet ku kishte sinjalizuar pejgamberi i Allahut.
Në këtë betejë, kur është vra Ebu Xhehli, mbi të është ngritur Abdullah bin Mes’udi. “Subhanallah”, para vdekjes, në frymën e fundit të jetës, Ebu Xehli ka thënë: “Je ngritur lartë, ku askush nuk e ka paramenduar, o bari i deleve”. Ka pasur për qëllim, ke hipur mbi mua. A nuk ka nënçmim më të madh se ky!?
Abasi, pasi kishte ndërmjetësuar për Sufjanin te pejgamberi a.s., dhe kur e ka pa qëndrimin e pejgamberit a.s. në ditën e çlirimit, dhe për rreth tij simbolet e ensarëve, me qëndrimin ngazëllues dhe frikësues, nuk ka mundur ta përmbajë veten, dhe nuk ka mundur ta fshehë atë që kishte në zemrën e tij, i thotë Abasit: Djali i vëllait tënd u bë i fuqishëm!
Abasi i thotë: “O Ebu Sufjanë, kjo është pejgamberia”. Ka dashur t’i tregon se nuk është çështje mbretërie, por është çështje pejgamberie, i ndihmuar nga Allahu.