HISTORIA E XHAFER SADIKUT TE HALIFJA

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Zoti i Madhërishëm thotë:

“Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (pse në botën tjetër gjykon Ai që e di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet Allahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë. E posa të kthehet, ai në tokë vepron të bëjë shkatërrim në të, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E Allahu nuk e do çrregullimin (fesadin).” (Bekare: 204-205).

Zoti Famëlartë dëshiron që të vendosë para nesh çështjen bazike. Kjo çështje bazike është se çdo vepër përbëhet prej çështjes së jashtme dhe të brendshme. Është e mundur që një njeri të jetë i shkëlqyeshëm nga ana e jashtme, ndërsa mashtrues nga ana e brendshme. Përderisa njerëzit e kanë anën e jashtme dhe të brendshme në raport me njëri tjetrin, është në dobi të tyre që njeriu të mbështetet te i Dituri i gjithë njerëzve, e Ai është Allahu i Urtë, i Cili di çdo gjë për të gjithë njerëzit.

Nëse ti ke diçka çka nuk di dhe unë kam diçka çka nuk di ti, atëherë si mund të realizohet interesi ynë?

Për këtë arsye, është e domosdoshme që në jetën tonë, së bashku të besojmë në Zotin i Cili na i zbulon të gjitha sekretet tona. Kjo do të na obligonte që t’i përmbahemi edukatës. Për këtë arsye është thënë: “Nëse mund t’i fshihesh gjykimit të tokës nuk mund t’i fshihesh gjykimit të qiellit.”

Kështu pra, gjykimi qiellor dhe dituria (njohuria) e Allahut për të fshehtat është çështje për të cilën duhet falënderuar Allahun. Kjo nga shkaku se Ai është i Cili e siguron çdo njërin nga tjetri.

Atëherë kur Allahu ka siguruar të fshehtat tona, kjo do të thotë se është një mirësi për të cilën duhet falënderuar. Kjo nga shkaku se zemrat ndryshojnë. Nëse do të dije çka kam në veten time, ndoshta nuk do të të gëzonte. Kurrë nuk do ta kishe harruar, dhe do të mendoje keq për mua. Mirëpo paragjykimet dhe gjykimet tek unë dhe ti vijnë dhe shkojnë. Nëse çdo njëri nga ne do të zbulonte të fshehtat e njëri-tjetrit, jeta do të bëhej e ndërlikuar. E kemi thënien: “Sikur të zbulonit të fshehtat e njëri-tjetrit, nuk do t’i harronit (nuk do t’i varrosnit)”.

Kështu pra, prej mëshirës së Allahut dhe prej të mirave më madhështore ndaj njerëzve është se, e ka bërë të mundësohet sekreti ndaj njëri-tjetrit.

Zoti Famëlartë na ka mësuar të jemi vigjilent, kur ka thënë: “Ka prej njerëzve që të mahnitin me fjalët e tyre në këtë botë”. Pra, paraqitemi në kundërshtim me të keqen të cilën e kemi në veten tonë. Për këtë arsye poeti e ka pasqyruar këtë çështjen si në vijim:

“Të gjithë do të mallkonim për gjendjet tona.

Nga frika dhe nga gjendja e përgjithshme duke falënderuar veten.”

Pra, po të zbulonim gjendjen tonë, të gjithë do ta mallkonim njëri-tjetrin. Kjo nga shkaku se çdo njëri nga ne fsheh nga tjetri. Çdo njëri thotë atë që nuk e ka në zemrën e tij.

Thënia “Të mahnitë fjala e tij”, a do të thotë se është e ndaluar të të mahnitë “fjala”.

Jo!

Më mahnitin fjalët, por fjalët që nuk kanë të bëjnë për këtë botë. Fjala e cila duhet të të pëlqejë është fjala e cila ka të bëjë me çështjet e botës tjetër, ashtu që të na sigurohet e mira tek Ai i Cili posedon të gjitha të mirat. Mjafton ta dëgjosh lavdëruesin. Ai i cli të lavdëron e fshehë në veten e tij atë që e urren. Mjafton ajo se ai dëshmon diçka, e pastaj thotë në veten e tij: “Atë të cilin e lavdëroj është i marrë. Kjo nga shkaku se unë e lavdëroj dhe ai më beson”. Zoti Famëlartë na e tërheqë vërejtjen se është e domosdoshme që muslimani të jetë i zgjuar dhe i kujdesshëm. Atë, i cili na thotë një fjalë e cila na mahnitë në këtë botë, e kritikojmë me atë se nuk është fjalë e mirë. Kjo nga shkaku se fjala e mirë është ajo fjalë e cila ka të bëjë për çështjen e përgjithmonshme (për botën tjetër).

Për këtë arsye, atëherë kur Halifja i muslimanëve i ka shkruar Imamit Xhafer Sadikut: Pse nuk po na mashtron siç po i mashtron njerëzit?

Xhafer Sadiku i është përgjigjur letrës së tij si në vijim: “Nuk kam në këtë botë diçka nga e cila frikësohem, dhe nuk ke diçka për botën tjetër për të cilën shpresoj”.

 Kjo i bie, sikurse ka dashur t’i thotë: “Na le të qetë, ti ke nevojë të qëndron me ty ai i cili të lavdëron. Ti nuk e di se ai i cili të lavdëron, ai është i pari i cili ka mendim të keq për ty”.

“Ka prej njerëzve të cilët të mahnitin me fjalë në këtë botë”.

Ky ajet ka zbritur për Ahnes bin Sherik eth-Thekafijun.103 Emri i vërtetë i tij është “Ubeje”, mirëpo e kanë quajtur “Hanes” (i fshehuri) nga shkaku se është fshehur, dhe në ditën e Bedrit – nuk i ka luftuar muslimanët. Te kurejshët është arsyetuar se e ka shpëtuar karvanin nga muslimanët dhe është kthyer.

Kur e ka pa pejgamberi a.s. është paraqitur se e ka pranuar Islamin, ka folur mirë për pejgamberin dhe pretendonte se e donte pejgamberin a.s. Mirëpo pasi është larguar nga pejgamberi a.s. ka kaluar rreth një plantacioni ku kishte gomarë, pronë e cila ishte e muslimanëve, atëherë i ka djegë pemët dhe perimet dhe i ka mbytur gomarët. Ajeti ka zbritur për “Ahnesin” edhe pse në vete përfshinë çdo hipokrit.

Lini një koment