HISTORIA E MEHRIT NË KOHËN E SEHABEVE

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Zoti i Madhërishëm thotë:

“Në qoftë se dëshironi të ndërroni (ta merrni) një grua në vend të një gruaje, e (të lëshuarës) i keni pas dhënë shumë të madhe, mos merrni prej saj asnjë send. A do të merrni atë pa të drejtë e në mënyrë mizore?” (Nisa: 20).

Nëse ndërlikohen çështjet, pasi që ke jetuar jetë të mirë dhe nuk mund të vazhdojë jeta bashkëkohore brenda kornizës e cila e fiton kënaqësinë e Allahut, dhe frikësohesh se mos ndoshta po e hedhë veten në çështjet e ndaluara, atëherë si duhet vepruar?

Zoti i Madhërishëm thotë: “Dhe nëse dëshironi një bashkëshorte të zë vendin e një bashkëshorteje…”(Nisa: 20). Pra, ti duhet ta zëvendësosh përderisa nuk mund t’i përmbahesh programit të Allahut me të. Atëherë edhe forma e zëvendësimit është që t’i përmbahesh programit të besimit, njësoj siç e ka përshkuar Hasani r.a. atëherë kur një njeri ka kërkuar këshillë nga ai kur ka dashur ta fejojë vajzën e tij. Hasani r.a. ka thënë: “Nëse oferton një njeri i mirë, atëherë martoje. Kjo ngase nëse do ta dojë do ta respekton, nëse do ta urren, së paku nuk i bënë padrejtësi”.

Zoti i Madhërishëm thotë: “i keni pas dhënë shumë të madhe, mos merrni prej saj asnjë send. A do të merrni atë pa të drejtë e në mënyrë mizore?” (Nisa: 20).

Kjo nënkupton se, përfundimisht ka ardhur koha e largimit nga bashkëshortja e parë dhe nuk mund të vazhdohet jeta bashkëshortore pos nëse ndryshohet programi. Mund të ndodhë që burri e vështirëson gjendjen e bashkëshortes dhe ai nuk përkujdeset për çështjen e ndjenjave, kështu që e shkurorëzon dhe nuk martohet me të, cila është rruga në këtë rast?

Zoti i Madhërishëm thotë: “Dhe u keni dhënë ndonjërës thesar, atëherë mos merrni asgjë prej tyre.” (Nisa: 20).

Fjala “kintarë – thesar” gjenezën e ka nga diçka madhështore. Kintarë (thesar) do të thotë: Pasuri e vjetër në sasi të mbushjes së një lëkure të lopës. Kur lëkura e lopës mbushet me ari bëhet sikurse një thes. Mbushja e lëkurës së lopës me ari quhet thesar.

 Fjala thesar ndryshe te ne sot quhet “qyp me lira”.

Zoti Famëlartë kur e tregon shumën e madhe të mehrit thotë: “Mos merrni asgjë prej tyre”.

Pse?

Nga shkaku se duhet ta kuptosh se mehri të cilën e ke dhënë nuk ka të bëjë me periodën kohore, nuk ka të bëj me qëndrimin deri në përfundimin e periodës kohore. Por mehri është bë vlera për çështjen, për të cilën ta ka lejuar Allahu qoftë edhe vetëm një moment. Mos e llogarit se sa ke qëndruar me të.

Jo!

Ajo është vlera e kontaktit intim. Ajo e ka zbuluar veten dhe ti ke pasur mundësi të kesh marrëdhënie qoftë edhe një herë.

Kështu pra, ky thesar skadon që nga çasti i parë, që në momentin kur e ka pasur në dispozicion.

“Dhe u keni dhënë njërës prej tyre thesar”. Kjo është çështja për të cilën Omeri r.a. ka thënë: “Omeri gaboi, gruaja ja qëlloi”.

Kjo nga shkaku se ishte duke debatuar për mehrin, ndërsa gruaja i ka thënë: Si po thua ashtu kur Zoti i Madhërishëm thotë: “Dhe i keni dhënë njërës prej tyre thesar” atëherë Omeri ka thënë: “Gruaja e tha të vërtetën, ndërsa Omeri gaboi”.

Transmetohet se, Omeri, deri sa ishte në minber ishte duke e thënë se ndalohet që gruaja të ketë mehrin më shumë se 400 (katërqind) dërhem, pastaj ka zbritur nga minberi. Pasi ka zbritur shkon një grua Kurejshite dhe i thotë: A nuk e ke dëgjuar fjalën e Zotit të Madhërishëm: “Dhe i keni dhënë njërës prej tyre thesar”.

Atëherë Omeri ka thënë: “O Zot më falë, po i gjithë njerëzimi janë më të ditur se Omeri”.

Pastaj është ngritur në Minber dhe ka thënë: “Më herët ua ndalova që të jepni mehrin më shumë se 400 dërhem, por tani jepni nga pasuria juaj (mehrin) sa të doni”.

Transmetohet nga Abdullah bin Mus’abi se Omeri r.a. ka thënë: Mos e ngritni vlerën e mehrit më shumë se 40 Ukije të argjendit. Kush shton më shumë do t’i merret dhe do të deponohet në arkën shtetërore (Bejtul Malë).

Një grua i ka thënë: Pse po thua ashtu?

Omeri i thotë: Çka thashë?

Ajo i thotë: Zoti i Madhërishëm ka thënë: “Dhe i keni dhënë njërës prej tyre thesar.”

Atëherë Omeri ka thënë: “Femra e ka thënë të vërtetën, ndërsa mashkulli ka gabuar”.

Pastaj, Kur’ani nuk e pëlqen rimarrjen e mehrit ku thotë: “po e rimerrni, përderisa një veprim i tillë është mëkat i qartë.”

Pse?

Kjo nga shkaku se nuk ka të bëjë me jetesën bashkëshortore (të marrëdhënieve intime) për periodë të gjatë kohore. Por është çmim i cili ta ka mundësuar që të kesh marrëdhënie intime qoftë edhe një herë. Pas kësaj, nëse rimerr diçka prej saj, ke bë mëkat, pos nëse ajo pajtohet. Gabimi i qartë është për mëkatin e madh.

Pas kësaj, Zoti Famëlartë qorton edhe më shumë ku thotë: “Po si është e mundur që të rimerrni?!” – ky është qortim për rimarrjen e mehrit, për shkak se ka marrë ligji formën e zbatimit ku thotë:

“Dhe si mund të merrni atë kur njëri-tjetri iu keni bashkuar (në një shtrat) dhe kur ato kanë marrë prej jush një besë të fortë?” (Nisa: 21).

Nëse e kuptoni, do ta kuptoni arsyetimin pse nuk duhet të rimerrni?

Pse?

Nga shkaku se Zoti Famëlartë thotë: “Po si është e mundur të rimerrni?”

Shiko arsyetimin: “Kur e keni lënë të lirë njërin tjetrin”. Kështu pra, çmimi është për shkak të lirisë ndaj njëri-tjetrit.

Fjalia “e keni lënë të lirë njëri-tjetrin” është fjalë e Zotit. Kështu që e merr konceptin e lirisë në mes burrit dhe gruas.

“ifda” gjenezën e ka nga fjala “hapësirë” (galaktikë).

Fadaë: e ka kuptimin e hapësirës së gjerë.

“Efda beadukum” do të thotë: Keni hy në një hapësirë të gjerë, jo të ngushtë.

Kështu pra, “Ifda” do të thotë: keni hy së bashku në një ambient të gjerë. Mjafton që ke hy në një ambient ku ajo i mbulon organet intime nga babai, nga vëllai, saqë edhe nga nëna e cila e ka lindur. Nuk ka ambient më të gjerë se kjo? Ke hy në të në një ambient të lidhjes së fortë, të lidhjes së frymëmarrjes, prekjes, afrimit, jetesës, hyrjes, daljes, në banjë, në kuzhinë. Çdo gjë në atë ambient është e lirë. Ti, përderisa e ke lënë të lirë në ambientin tënd, dhe ajo të ka lënë të lirë në ambientin e saj, atëherë kjo është ajo hapësira, ku Zoti i Madhërishëm thotë: “Ata janë mbulojë për ju dhe ju jeni mbulojë për ta” (Bekare: 187).

Çka po dëshiron më shumë se kjo?

Për këtë arsye, kur një grua i shkakton vështirësi burrit të saj, dhe kur ai hidhërohet, ndërsa ne i themi: Mjafton që Allahu të ka lejuar prej saj, atë që ia ka ndaluar të tjerëve. Mjafton ajo se të ka dhënë nderin e saj. Andaj, kur ta vështirëson gjendjen, mos u hidhëro. Kujto hadithin e pejgamberi a.s. “Më i miri prej jush, është ai i cili është më i miri me familjen e tij.” 91, apo ajetin “kur ato kanë marrë prej jush një besë të fortë?” (Nisa: 21).

Fjala “Mijthakë” është besa, të cilën e lidhin dy palët. Që në momentin kur e ka kërkuar dorën e saj nga kujdestari dhe ai pranon dhe thotë e martova me ty, kuptohet se kjo fjalë “martesë” formon familje të re dhe çdo besatim në mes njerëzve është besatim i rëndomtë, përpos besatimit në mes gruas dhe burrit për martesë i cili është besatim i shenjtë (madhështor), pra, nuk është besatim i lehtë.

 Zoti i Madhërishëm e ka titulluar besatim të shenjtë vetëm besatimin e pejgamberit (besatimi i pejgamberëve në misionin e tyre është besatim i shenjtë) dhe në këtë ajet ku thotë: “Ku i keni liruar njëri-tjetrin”. Kjo liri në ajetin tjetër është liri në mes bashkëshortëve, mbështjellës dhe mburojë: “Ato janë mbulojë për ju dhe ju jeni mbulojë për ata”, për këtë arsye është besatim i shenjtë dhe madhështor. Ky besatim i shenjtë e merr formën e duhur kur merr përgjegjësi të plotë për raporte të mira jetësore dhe, nëse nuk ka dobi të vazhdohet, lejohet, të zëvendësohet. Por nëse i keni dhënë një thesare atëherë mos merr asgjë prej atij thesari.

Pse?

Kjo nga shkaku se është çmim i kontaktit. Përderisa ky është çmimi i kontaktit intim, atëherë është plotësuar dhe ka skaduar besatimi, atëherë mos merr asgjë. Bashkëjetesa, nuk është e përcaktuar me distancë kohore. Jo. Zoti Famëlartë thotë:

“Dhe si mund të merrni atë kur njëri-tjetri iu keni bashkuar (në një shtrat) dhe kur ato kanë marrë prej jush një besë të fortë?”(Nisa: 21).

Këtu duhet të nënkuptojmë se Zoti Famëlartë kur ligjëson, ligjëson për të drejta të ndërsjella, mirëpo nuk e ndalon, nëse jepet diçka shtesë. Për këtë argument e kemi ajetin kur’anor: “në qoftë se ato nga vullneti i vet ju falin diçka nga ajo, atëherë hanë atë hallall të mirë”. (Nisa: 4).

Lini një koment