HISTORIA E IBNI SELAMIT ME JEHUDËT SHPIFËS

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Transmetohet se, Abdullah bin Selami, kur ka dëgjuar për ardhjen e pejgamberit të Allahut a.s. ka shkuar te pejgamberi a.s., e ka shikuar në fytyrën e tij fisnike. Në bazë të shikimit në fytyrë e ka kuptuar se nuk është gënjeshtar. E analizon dhe e vërteton se është pejgamberi i paralajmëruar. I thotë pejgamberit a.s.: “Do të t’i parashtroj tri pyetje të cilat nuk i di askush tjetër përpos pejgamberit:

E para: Cila është shenja e parë e kataklizmës?

E dyta: Cili është ushqimi i parë i banorëve të Xhenetit.

E treta: Fëmija anon nga ana e babait apo nga ana e nënës.

Pejgamberi a.s. i thotë: Sa i përket shenjës së parë të kataklizmës, zjarri do t’i përfshijë prej lindjes deri në perëndim.

Sa i përket ushqimit të parë të xhenetit, do të jetë mëlçia e balenës.

Sa i përket fëmijës, nëse paraprin uji i mashkullit, anon nga ai, nëse paraprinë uji i femrës, anon nga ajo.78

Ai thotë: “Dëshmoj se je i dërguar i Allahut””.

Pasi është ngritur në këmbë, ka thënë: O i dërguar i Allahut, jehudët shpifin, nëse mësojnë për Islamin tim, para se t’i pyesësh për mua, do të shpifin për ty.

Shkojnë jehudët dhe pejgamberi a.s. u thotë atyre: Çfarë burri është Abdullahu (në mesin tuaj)?

Ata i thonë: “Është më i miri nga ne, është djali më i miri nga ne, është zotëria i birit të zotërisë i cili vjen nga ne, është më i dituri nga ne dhe është i biri i më të diturve nga ne.

U thotë: Çka mendoni nëse do ta pranonte Islamin?

Ata thonë: Ruana Zot, kjo nuk ndodhë!

Abdullahu del para tyre, dhe thotë: “Dëshmoj se vetëm Allahu është Zot dhe se Muhamedi është i dërguar i Allahut.”

 Ata thonë: Ai është më i keqi nga ne dhe djali i më të keqit nga ne, dhe e përshkruajnë me të meta.

Ibni Selame thotë: O i dërguar i Allahut, kësaj i frikësohesha dhe për këtë brengosesha.

Sead bin Ebi Vekasi r.a. ka thënë: Nuk e kam dëgjuar pejgamberin a.s. duke thënë se është prej banorëve të Xhenetit ai i cili ecë nëpër tokë përpos për Abdullah bin Selamin. Për këtë ka zbritur ajeti:

“Thuaj: “Më tregoni mua se nëse ai (Kur’ani) është prej Allahut, e ju e mohuat (si do të jetë puna e juaj), ndërsa një dëshmitar nga beni israilët e dëshmoi si të tillë (të zbritur prej Allahut) dhe i besoi.” (Ahkafë: 10).79

Zoti i Madhërishëm thotë: “Para se të shlyejmë fytyra (t’ua fshijmë shqisat) dhe t’i rrotullojmë”.(Nisa: 47).

Nëse fjalës “tamese” i japim kuptim të drejtë, kjo është ajo nga çka brengosej dhe frikësohej Abdullah bin Selami dhe Keabi i krishterë:

– Njëri ka shkuar te pejgamberi a.s.

– Tjetri ka shkuar te Omeri.

Secili prej tyre e ka mbrojtur fytyrën të mos i preket.

Kështu pra “prekja e fytyrës” është që ajo të bëhet vetëm kafe, vetëm copë mishi e cila nuk dallohet se është fytyrë (i pafytyrë) ose që të bëhet pengesë në mes tyre dhe qëllimit të tyre. Pra që të mos munden të arrijnë në atë që e dëshirojnë nga pengesat e njerëzve për të arritur te besimi dhe te i dërguari i Allahut. Para se t’u merrej fytyra, dhe të kthehen mbrapa, ose të mallkohen, ose të dëbohen nga mëshira e jonë dhe nga fusha e besimit. Zoti i Madhërishëm thotë: “Allahu i ka mbyllur zemrat e tyre.” (Bekare: 7).

Përderisa e kanë mohuar Zotin, secilit prej tyre i themi: A nuk ke dashur të mohosh! Allahu do të ta mbyll zemrën tënde edhe më shumë, dhe se do të të ndihmojmë në atë drejtim. Zoti i Madhërishëm thotë: “Në zemrat e tyre ka sëmundje, e Allahu ua shton sëmundjen edhe më shumë.” (Bekare: 10).

Nëse këtë e dëshiron, do të ia japim zemrës tënde atë që e dëshiron, e pastaj do t’ia shtojmë ikjen mbrapa, ose do t’i mallkojmë ashtu siç i kemi mallkuar personat e ditës së shtunë.

Zoti Famëlartë u referohet jehudëve, ndërsa jehudët e dinë historinë e së shtunës, dhe e dinë se ajo ngjarje ka ndodhë. Allahu i ka dëbuar dhe i ka shkatërruar dhe i ka dënuar me dënim të dhembshëm. Kështu pra, nuk e tregon një çështje kërcënuese pa e treguar përfundimin. Jo! Ky kërcënim, paraprakisht e ka përfundimin. “O ju grupe jehude, e besoni atë, e kujtoni atë dhe është histori e juaj, “ashtu siç i kemi mallkuar personat e së shtunës”. Historia e personave të së shtunës dihet edhe pse figuron në sure tjetër. E shtunja është ditë e qetësisë dhe e pushimit. E prej saj edhe gjumi. “E shtunë” do të thotë: qetësi, pushim dhe qëndrim.

Ose do t’i mallkojmë siç i kemi mallkuar personat e së shtunës.

Mallkim do të thotë: Dëbim dhe poshtërim.

Për kuptimin e saj kanë thënë: E ka kuptimin e shkatërrimit.

Ata të cilët dyshojnë kuptimet e ajeteve kur’anore thonë: Ju nuk po ndaleni vetëm në një kuptim të fjalës, ndonjëherë po thoni kështu, ndërsa herën tjetër po thoni ashtu!

Ne u themi atyre: Ju nuk keni njohuri gjuhësore. Edhe po që se e mësoni gjuhën, ai mësim është mësim i përdorimit e jo mësim i posedimit.

Të mësuarit e përdorimit të jep mundësinë e rregullit, por nuk të jep mundësinë e dhënies së fjalës në kuptimin, as në sqarimin e qëllimit të asaj fjale.

Lini një koment