“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Këtu kemi sehabijun tjetër. Ai është Hatib bin Ebi Beltean.
Pejgamberi a.s. ishte përgatitur ta çliron Mekën.
Ka dashur që plani të jetë sekret deri sa t’i befason kurejshitët.
Ka dashur që befasia të jetë ashtu që të mos shkaktohen trazira dhe të bëhet paqja.
Për këtë arsye, këtë çështje e ka mbajt sekret.
Pas kësaj, pejgamberi a.s. është ulur para sehabeve dhe Allahu e ka informuar se Hatibi ka dërguar dikë që të informojë kurejshitët.
E ka autorizuar Aliun me dy sehabe tjerë që të shkojnë rrugës së Mekes, ua ka treguar vendin e caktuar ku do ta takojnë një grua e cila e kishte letrën për ta dërguar te kurejshitët.
Kur kanë shkuar te vendi i caktuar, e kanë takuar atë grua.
Imam Aliu i ka thënë: Na jep atë që e ke me vete.
Ajo i thotë: Nuk kam asgjë me vete.
Aliu r.a. e merr prej saj sendin (lerën) që kishte me vete dhe e nxjerr letrën të cilën e kishte fshehur me elementet tjera në të cilën shkruante se kurejshitët duhet të ishin të kujdesshëm dhe të përgatitur.
Aliu r.a. (Zoti e nderoftë atë), kthehet te pejgamberi a.s. dhe ia tregon (letrën).
Pastaj, pejgamberi a.s. e pyet Hatibin: “Çka të shtyri të veprosh kështu o Hatib?”77
Ai i thotë: O i dërguar i Allahut, e di se nuk mund të të dëmtojë asgjë dhe se Zoti të ka ndihmuar dhe të ndihmon. Por unë kam dashur që të kem mbështetje nga kurejshitët, ngase jam i dobët, nuk kam as pasuri dhe as familje.
Përkundër asaj se ky lloj është prej llojit të tradhtisë ndaj pejgamberit, pejgamberi a.s. e ka falë, por duhet ditur se kjo është në kundërshtim me vendimin të cilin e ka pranuar pejgamberi a.s. prej Allahut. Të cilin vendim e ka marrë amanet dhe kjo llogaritet tradhti e amanetit.
“Mos e tradhtoni Allahun dhe ë dërguarin, se kështu tradhtoni amanetin tuaj duke e ditur.” (Enfalë: 27).
Pra, mos e tradhtoni programin e Allahut dhe të dërguarit dhe mos i tradhtoni amanetet tuaja në mes jush, ndërsa ju e dini. Pra, askush të mos e tradhtojë popullin e vet me qëllim. Nga kjo thënie merret edhe falja në rast të gabimit dhe harresës. Është e ndaluar që të tradhtoni kur e dini dhe tradhtoni qëllimin. Mirëpo nëse ndodhë një çështje për shkak të ndonjë lëshimi gojor, ta dini se Allahu Famëlartë falë dhe është i Mëshirshëm, dhe tek Ai ka mirësi të madhe, nuk dënon për shkak të një pakujdesie apo lëshimi. Ju, nga instinkti e dini se njeriu nuk e pranon ta veproj atë çështje të poshtër, edhe nëse nuk është i devotshëm. Çështja është e thjeshtë, e bënë krahasimin e qartë i cili është: A dëshiron që dikush të veprojë ndaj teje atë që ti dëshiron ndaj tjetrit!?
Përgjigjja është instiktive dhe e natyrshme. Nëse e di se instinkti (natyrshmëria) nuk e pranon dhe e refuzon, atëherë edhe ti mos e vepro. Kjo sepse natyrshmëria e refuzon atë që Allahu e ka parapa që njeriu ta refuzojë atë çështje. Shembull: Hajni, nëse e analizon se nëse dikush i vjedh atij, nuk pajtohet që të vjedhë.
Ai i cili uzurpon një pronë, nëse e analizon ndokënd duke ia uzurpuar pronën e tij, nuk do t’ia uzurponte pronën dikujt tjetër. Kjo për të realizuar dëshirën e vet-vetes. Atë që nuk e do për vete, duhet të mos e duash për tjetrin.
A dëshiron që ndokush të të mashtrojë me fjalë apo të të thyejë besën. Jo! Atëherë krahaso çdo çështje te pala tjetër, bile përballë teje.
Kështu pra, Thënia e Zotit të Madhërishëm: “Dhe ju e dini” ka kuptimin, ju e pikësynoni, nuk e keni harruar dhe nuk ju ka ndodhur aksidentalisht, ose ju ka shpëtuar fjala. Kjo nga shkaku se nëse e keni ditur, atëherë veprimet e tilla janë tradhti, Allahu e ka ndaluar kur ka thënë:
“O ju që besuat, mos e tradhtoni Allahun dhe të dërguarin, që të tradhtoni amanetet tuaja, ndërsa ju e dini.” (Enfalë: 27).
Vërejmë se referimi është për të gjithë besimtarët.
Po ashtu edhe “amaneti” është përdorë në shumës dhe t’i i ndanë amanetet pasi i selekton nga një pjesë e shoqërisë, atëherë dije se çdo njeri është i obliguar në mënyrë të posaçme të mos e tradhtojë amanetin. Kjo është e ngjashme me atë kur profesori u thotë studentëve: “Nxirrni lapsat e juaj”. Ky urdhër është për të gjithë nxënësit, ashtu që secili e nxjerr lapsin e vet.