“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Për asnjë pejgamber nuk qe me vend të ketë robër derisa ta ketë dërmuar me luftë (armikun) në tokë.” (Enfal: 67).
Zoti, pasi e ndihmoi robin dhe pejgamberin e Tij Muhamedin, e ngriti ushtrinë e Tij dhe e nderoi atë, në anën tjetër u mposhtën idhujtarët në Bedr, ashtu që 70 prej tyre u vranë dhe 70 prej tyre u zënë robër lufte, e prej robërve të luftës ishte Abasi, axha i pejgamberit a.s.
Pastaj, prej robërve të luftës ishin Akil bin Ebi Talibi, Nufejl bin Harithi dhe Ebu Asi bin Rebiu burri i Zejnebës, vajzës së pejgamberit a.s. Në atë kohë, ende nuk kishte ligj të Allahut për ndarjen në mes të idhujtarit dhe besimtares. Për këtë arsye, Zejnebja r.a. me burrin e saj Ebi Asë bin Rebiun kanë mbetur në Meke, kanë jetuar së bashku edhe pse pejgamberi a.s. kishte migruar në Medine.
Kur është zënë rob lufte Ebu Asë bin Rebiu, Zejnebja ka dëshiruar ta liroj nga robëria, ta kompensojë me mjete materiale. Nuk ka pasur asgjë tjetër përpos qafores prej ari, të cilën ia kishte dhuruar Hatixhja kur e kishte përcjellë për nuse.
Nëpërmjet ndërmjetësuesve, e ka dërguar në Medine që të paguaj lirimin e Ebu As Rebiut, i cili ishte i zënë rob. Pejgamberi a.s. kur e ka pa atë qafore e ka kuptuar dhe ka thënë: Kjo është qaforja me të cilën e ka përcjellë nëna e Zejnebës, Hatixhja, kthejani qaforen asaj dhe lirojeni robin e saj.
I janë përgjigjur pozitivisht dhe ia kanë kthyer qaforen në Medine.
“Esra” (robër) është shumës i fjalës “esirë” (rob lufte).
“Robi” është heqja e lirisë dhe robërimi i zënë në duart e armikut më të fortë. Përderisa ka ra në duar të armikut, armiku është më i fortë se ai. Ai mund ta vrasë, ose ta merr si rob.
Në këtë rast, mos krahaso në mes të robit të luftës dhe të lirit, por krahaso në mes të vrasësit të robit të luftës dhe në mes të atij i cili i jep mundësi jete. Kjo, nga shkaku se robërit e luftës kanë mundur të vriten. Ka ekzistuar mundësia që Zoti Famëlartë të lejonte vrasjen e robërve të luftës dhe do të mbyllej çështja, mirëpo Zoti i Madhërishëm ka dashur të garantojë jetën, qoftë ajo jetë të jetë jetë e pabesimtarit.
Pse?
Nga shkaku se Allahu e ka krijuar atë.
Ai ia ka dhënë atë jetë dhe Ai e ruan atë.
Këtu kemi edhe çështjen tjetër: Ndoshta në të ardhmen udhëzohet dhe bëhet besimtar. Ose ndodhë që nga pasardhësit e tij të dalin besimtarë të cilët e besojnë Zotin e Madhërishëm.
Dihet se Islami nuk e ka shpikur sistemin skllavopronar, por ka ardhur që ta lirojë robërimin nga robërimi njerëzor në robërim vetëm ndaj Krijuesit të njerëzimit, në robërim të Zotit Famëlartë.