“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Shembulli i pejgamberit a.s. në betejën e Bedrit, kur i kontrollonte luftëtarët.
Pejgamberi a.s. e kishte një shkop me të cilin i drejtonte rreshtat.
Kalon pranë Suad bin Gazjes – i takonte fisit Ad bin en-Nexharit – i cili kishte dalë nga rreshti dhe e kishte shtrembëruar rreshtin.
Pejgamberi a.s. i bie me shkop në barkun e tij dhe i thotë: O Suad, hyr brenda rreshtit.
Suadi i thotë: Më lëndove!. Allahu të ka dërguar për drejtësi dhe barazi andaj kërkoj kompensim (hakmarrje).
Pejgamberi a.s. e ka zbuluar barkun e tij dhe i ka thënë: “Merre të drejtën”.
Suadi e përqafon dhe e puthë barkun e pejgamberit a.s.
Pejgamberi a.s. i ka thënë: O Suad! Çka të shtyri të veprosh kështu. 66
Ai i thotë: O i dërguar i Allahut. Ka ardhur koha – ka pasur për qëllim betejën – kështu që kam dashur që gjëja e fundit e imja të jetë prekja e trupit tënd.
Pejgamberi a.s. është lutur për të mirën e tij.