HISTORIA E SEAD BIN REBIUT, LUFTËTARIT DËSHMORË

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Në betejën e Uhudit ka ndodhur një tollovi për shkak të një propagande se pejgamberi është vrarë. E gjithë kjo ka qenë për t’i sprovuar besimtarët.

Çka vërtetohet me këtë?

Vërtetohet ajo se kush është në të drejtën dhe ka bindje se Allahu kurrë nuk e poshtëron pejgamberin e Tij.

Për këtë arsye, pejgamberi a.s. kur ka kërkuar një vullnetarë përreth tij për të kërkuar Sead bin Rebiun, Zejd bin Thabiti është lajmëruar vullnetar.

Zejdi tregon: Kam shkuar ta kërkoj. Kur e kam takuar, e kam pa se i kishte shtatëdhjetë plagë të natyrave të ndryshme, e prej tyre edhe plagë të shkaktuara prej shpate. Njëra prej plagëve ishte prej shigjete helmuese.

Kur e kam pa, i kam thënë: Pejgamberi a.s. të dërgon selam dhe ka pyetur për shëndetin tënd.

Seadi i ka thënë Zejdit: Selami qoftë për të dërguarin e Allahut dhe thuaj: Unë po e ndjej erën e xhenetit dhe thuaju Ensarëve, se tek Allahu nuk ka arsyetim. Nuk ka arsyetim tek Allahu nëse lëkundeni edhe nëse i ndodh diçka pejgamberit a.s.

Ky ishte Sehabiu i nderuar i cili ua ka tërhequr vërejtjen Ensarëve, se askush nuk mund ta eliminoj pejgamberin a.s. dhe më pastaj ka dhënë shpirt (ka vdekur). 74

E vërejmë se sehabiu fisnik në çastet e fundit të jetës së tij, në vrullin e betejës, kur nuk kishte me çka të luftonte, i është qasur asaj pjese të fundit të jetës së tij që të luftojë me gjuhën e tij, që fjala e tij të zë vend në veshin e muslimanëve dhe që ta dinë ata të cilët ia kanë shkaktuar plagën se ata e kanë afruar terminin për t’u takuar me Zotin e tij dhe se ai është në rrugëtimin për në xhenet. Ky është qëllimi të cilën e shpreson çdo besimtar dhe për të cilin lufton.

Po ashtu shohim se edhe ata të cilët kanë pasur arsyetim për të mos shkuar në luftë, kanë shkuar në luftë, si shembull e kemi Amër bin Xhumuhin r.a. i cili ka qenë i çalë, i cili ka qenë i liruar nga lufta me thënien e Zotit të Madhërishëm:

“Nuk është mëkat për të verbrin, as të çalin, as për të sëmurin.” (Nurë: 61).

Të gjithë fëmijët e tij kanë shkuar në luftë, me gjithë këtë ka kërkuar leje nga pejgamberi a.s. që të merr pjesë në betejë. Pejgamberi a.s. i thotë: “Ty të ka liruar Zoti që të mos marrësh pjesë në luftë”. 75

Ndërsa, ai i ka thënë pejgamberi a.s.: “O i dërguari Allahut, unë dëshiroj që me këtë këmbë të çalë të shkeli bahçen e Xhenetit”.

Lini një koment