“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.” (Nahl: 90).
Ky ajet i përmbledhë të gjitha vlerat morale dhe të etikës të cilat mund të jenë në Kur’anin fisnik.
Për këtë arsye pejgamberi a.s. ka dashur që Othman bin Medh’uni ta pranojë Islamin dhe vazhdimisht ia propozonte Islamin.
Pejgamberi a.s. ka dashur gjithmonë që Islamin t’ia ofronte atij i cili do të ishte i denjë dhe i bënë mirë Islamit.
Dhe sikur ka neglizhuar që këto virtyte të ishin te jomuslimani. Për këtë arsye ka dashur që sa më shumë t’ia ofronte Islamin atij. Mirëpo Othman bin Medh’uni e ka shpërfillë këtë çështje, derisa njëherë është ulë në një kuvend me pejgamberin a.s. dhe e ka pa se pejgamberi ka shikuar në qiell.
Ibn Medh’uni ka thënë: Çka ndodhi o i dërguar i Allahut.
Pejgamberi a.s. i ka thënë: Më erdh Xhibrili dhe e ka zbritur ajetin:
“Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.” (Nahl: 90).
Ibn Medh’uni ka thënë: Më nxiti dashuria e besimit me këtë ajet i cili i përmbledhë të gjitha virtytet e mira. 67
Pastaj ia ka treguar Ebi Talibit. Ebu Bekri, pasi e ka dëgjuar se çka ka thënë Ibni Medh’uni për këtë ajet?
Ka thënë: “O ju kurejshit, besoni asaj çka i ka zbritur Muhamedit. Ai ka ardhur me virtytet e larta të etikës”. 68
Transmetohet se pejgamberi a.s. e ka ofruar Islamin te fiset arabe dhe së bashku me të ka qenë Ebu Bekri dhe Aliu. Aliu ka thënë: “Në atë kuvend kishte njerëz të drejtë. Pejgamberi a.s. shkon te ata dhe i thërret që të dëshmonin se “Nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Allahut”.
Mekrun bin Amri i cili ishte i fisit Shejba bin Thealebes i thotë: O vëlla kurejshit, në çka po na thërret.
Pejgamberi a.s. i thotë:
“Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.” (Nahl: 90).
Othman bin Medh’uni, këtë ajet ia ka treguar Ikreme bin Ebi Xhehlit.
Pastaj Ikreme ia ka treguar Velid bin Mugires, duke i thënë: Muhamedit a.s. i ka zbritur ky ajet dhe thotë kështu, e kështu.
Velid bin Mugire e dëgjon dhe pastaj thotë: “Për Zotin, në të ka ëmbëlsirë, mbi të ka urtësi. E larta e saj është frytdhënëse, baza e saj është me shije. Ajo është e lartë, nuk mund të ketë asgjë mbi të, nuk është fjalë njeriu”.
Me gjithë këtë, ai prapë nuk ka besuar. Kanë thënë: “Mjafton që ai ka dëshmuar për Kur’anin duke qenë pabesimtar”.