“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Allahu ka vendosur ligje, nëse unë i pranoj, atëherë ajo është amanet për mua. Amanetin duhet kryer plotësisht, pa lënë mangët asgjë, pa marrë parasysh se ai amanet a është i përgjithshëm apo i veçantë, qoftë edhe një bisedë e cila bëhet në prezencën tënde. Emaneti i besimit përmbledhë çdo gjë. Shembull: Emaneti i çdo tubimi është amanet nëse ti merr pjesë në atë tubim. Nuk lejohet që t’i bartësh sekretet e atij tubimi diku tjetër apo te dikush tjetër.
Kemi dëgjuar për një njeri i cili i ka udhëhequr arabët, e ai është Zijad bin Ubeje Hemam bin Abdullah bin Seluli, i cili e ka etiketuar Zijadin. Populli ka menduar se Hemami do të dënohet ashpër. Kjo nga shkaku se Zijadi ka qenë ndëshkues. Mirëpo Hemami ia ka dhënë një mësim i cili është parim që duhet zbatuar.
Zijadi e thirr Hemamin dhe i thotë: Kam dëgjuar se më ke përfol (etiketuar).
Hemami i thotë: Jo për Zotin. Nuk kam vepruar ashtu dhe nuk e ke atë etiketim.
Hemami i thotë: Ky njeri, më ka informuar. Dhe e shikon Hemani deri sa ai ishte ulur afër dhe ishte shok dhe dashamir. Kur e ka dëgjuar këtë dhe e ka pa atë njeri, i është afruar dhe i ka thënë: Ti je njeriu të cilit i kam besuar më së shumti dhe më ke tradhtuar, kështu që:
– Ose ke thënë diçka pa dij, dhe je kthyer nga ajo çështje e cila është në mes të tradhtisë dhe mëkatit. Pra, ti, ose je tradhtar, ose mëkatar.
– Nëse ke thënë diçka çka kam thënë unë në besim ndaj teje, ti je tradhtar.
– Nëse ke shpif ndaj meje, atëherë, ti je gënjeshtar.
Zijadit i ka pëlqyer kjo ide (logjikë). Kështu që etiketuesin e ndëshkoi.
Thuhet se ai, i ka ndërpre ndihmat ndaj Hemamit dhe i ka ndërpre lidhjet e afërsisë.
Hemami kur e shihte etiketuesin i thoshte: “A mos keni ndonjë etiketim tjetër e cila do të më bënte dobi”.
Në biografinë pejgamberike, ka ndodhur diçka e ngjashme nga sehabet. Si p.sh. ne e dimë se kur ka shkuar pejgamberi a.s. në Medine, ka bë pakt në mes tij dhe Jehudëve.
Pejgamberi a.s. vepronte ashtu siç vepronin ata me pejgamberin a.s. Kur e kanë thyer marrëveshjen, pejgamberi a.s. ka marrë masa edukuese.
Çështja e parë, ka ndodhë me fisin beni Nadirë. U ka thënë atyre se nuk do t’i vriste, por do të mjaftonte dëbimi i tyre nga vendi i tyre dhe shkuarja e tyre në Sham (Siri).
Pastaj, ka vazhduar tradhtia nga fisi beni Kurejdha. Pejgamberi i ka izoluar për një kohë të caktuar. Pastaj kanë dërguar ndërmjetësues, i cili i ka thënë pejgamberi a.s.: O i dërguar i Allahut, Beni kurejdha dëshiron që të veprohet me ta, ashtu siç ke vepruar me fisin bëni Nadirë. Pra beni Kurejdha dëshirojnë të shkojnë në Sham.
Pejgamberi a.s. ka refuzuar, vetëm se ka thënë: Vetëm nëse gjykon për ta Sead bin Muadhi.
Beni kurejdha e ka dashur atë, sepse kanë pasur afërsi dhe lidhje në mes vete.
Beni Kurejdha e kanë kuptuar se pejgamberi a.s. do të pajtohej me gjykimin e Sead bin Muadhit, për këtë arsye kanë thënë: Jo, në rend të parë na dërgo Ebu Lubaben. Kështu e ka pasur nofkën, ndërsa emri i vërtetë ka qenë Mervan bin Mundhiri. Malli i tij ishte në dorën e Jehudëve të cilët bënin tregti me të. Pra, kanë pasur në mes vete interesa ekonomike.
Ebu Lubabe shkon te Jehudët: Ka shqyrtuar çështjen të cilën e kërkonin.
Ata i thonë: A pajtohesh me gjykimin (vendimin) e Sead bin Muadhit!?
Çka ka thënë Ebu Lubabe?
Ka thënë: Ai do prerje dhe ka sinjalizuar në fyt.
Pas kësaj, Ebu Lubabe e ka mallkuar veten e tij, dhe ka thënë: “Për Zotin nuk më kanë mbajtur këmbët kur e kam kuptuar se e kam tradhtuar të dërguarin e Allahut.”
Mirëpo, shikoni besimin! Shikojeni bindjen e fortë! Shikojeni se si i ka dhënë prioritet botës tjetër në krahasim me këtë botë.
Shikojeni se si sprova e njeriut në këtë botë është e lehtë në krahasim me dënimin në botën tjetër.
Ka shkuar në një shtyllë të Xhamisë, në shtyllën kryesore të xhamisë, ashtu që të shihet nga të gjithë njerëzit. Ka gjykuar që të lidhë veten e tij. E ka lidhë veten për shtyllën e xhamisë dhe shtatë ditë nuk ka ngrënë dhe nuk ka pi, deri sa e ka shpenzuar tërë energjinë dhe ka ra për toke pa ndjenja.
Zoti e ka mëshiruar, e ka informuar pejgamberin a.s. se e ka falur.
I kanë thënë: Zgjidhe veten, sepse ti vet e ke lidhur veten tënde. Ai ka thënë: “Për Zotin, kurrë nuk e zgjidhi veten deri sa të vjen pejgamberi a.s. të më zgjidhë”.
Shkon pejgamberi a.s. dhe e ka zgjidhë nga shtylla.76
Pse ka vepruar Ebu Lubabe në këtë mënyrë me veten e tij?
Nga shkaku se e ka ndjerë në veten e tij se e ka tradhtuar pejgamberin a.s. kur ju ka thënë jehudëve: Ai, (për Muadhin) dëshiron prerje (në fyt).