HISTORIA E DJALOSHIT I CILI KA POLEMIZUAR ME TË DËRGUARIN E ALLAHUT

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Zoti Famëlartë thotë:

“Ti (Muhamed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) në atë mënyrë që është më e mira.” (Nahl: 125).

Ajetet, pasi kanë sqaruar për shembullin tipik të besimit te njeriu, nëpërmjet personalitetit të babait të pejgamberëve, pasi e ka bë çështje që vula e pejgamberëve ta pason atë, në mënyrë gjenerale sqaron programin e thirrjes në rrugë të Allahut. Zoti i Madhërishëm thotë: “Thirr në rrugën e Zotit tënd.” (Nahl: 125). Zoti i Madhërishëm nuk i drejtohet në këtë mënyrë të thirrjes te pejgamberi i tij, pos nëse e di se do ta zbatojë për çka urdhërohet, se do ta kryen urdhrin e thirrjes dhe do ta merr atë përgjegjësi.

“Thirr” do të thotë: Udhëzoi dhe drejtoji njerëzit.

“Në rrugën e Zotit tënd”: Rruga është drejtimi dhe programi.

“Urtësia” është të vendosësh çështjen në vendin e vet të përshtatshëm. Mirëpo, parashtrohet pyetja: Pse nevojitet urtësia në thirrje në rrugë të Allahut?

Përgjigja:

Nga shkaku se në programin e Allahut thirri vetëm atëherë kur ndonjëri devijon nga ai program.

Ai i cili devijon nga programi i Zotit, e bënë shprehi mëkatin, kështu që patjetër duhet butësi për ta nxjerrë nga ajo shprehi e devijuar dhe për ta vendosur në program të drejtë. Në ato raste ashpërsia dhe dhuna në thirrje e largojnë edhe më shumë nga rruga e drejtë. Kjo ngase ti i ke bashkuar dy ashpërsi:

–    Ashpërsinë e ftesës dhe dhunës në ftesë.

–    Ashpërsinë për ta lënë atë të cilën ai e do dhe e ka bë shprehi në jetë.

Nëse ti ndaj tij e përdorë metodologjinë e butësisë dhe mirësisë dhe përdorë metodën e drejtë të ftesës, atëherë ai afrohet dhe largohet nga devijimi i programit të Allahut.

Dihet se, në përgjithësi këshilla është çështje e rëndë për njerëzit, posaçërisht në çështje fetare. Kujdes, mos e konsidero veten se ti je më i ditur apo më i vlefshëm se ai të cilin e këshillon. Kujdes, mos u ballafaqo me atë të cilën ai e ka mangësi, ose që ta tregosh atë mangësi para të tjerëve. Kjo nga shkaku se këto veprime kanë kundërefekt. Kjo mënyrë ndikon negativisht, e, ndoshta ndikon edhe në arrogancë dhe hidhërim më të madh. Kjo mënyrë e thirrjes kërkohet në thënien e Zotit të Madhërishëm: “Me urtësi dhe me këshilla të mira.” (Nahl: 125). Në lidhje me këtë mënyrë të thirrjes në rrugë të Allahut, transmetohet historia e cila ka ndodhë me Hasanin dhe Husejnin r.a.

Kjo histori është shembulli i mirë të cilin duhet ta zbatojë thirrësi.

Ata dy, e kanë pa një njeri i cili nuk dinte të merrte abdes mirë. Kanë dashur t’ia mësojnë rregullin e abdesit pa i prek ndjenjat e tij. Ata kanë filluar të polemizojnë në mes vete. Çdonjëri i thoshte tjetrit: Ti nuk di të marrësh abdes. Pastaj kanë kërkuar që të gjykoj ai njeri se cili prej tyre merr abdes në bazë të rregullave. Pastaj, secili prej tyre ka marrë abdes në formën më të mirë.

Pastaj, ai u thotë: Secili prej juve ka marrë abdes në bazë të rregullave, por unë isha ai i cili nuk e ka pasur të rregullt abdesin.

Ky është shembull tipik i këshillës, është edukata më e mirë e mundshme.

Shembull tjetër: Këtë shembull e shohim te pejgamberi a.s. kur një djalë i ri në moshën e vrullit të rinisë ankohet te pejgamberi a.s. se nuk mund t’i rezistoj ndjenjave intime dhe siç kemi thënë: Është faza më e vështirë te rinia. Ai i thotë pejgamberi a.s.: “O i dërguar ma lejo prostitucionin”.

Kështu është shprehur i riu, nuk e ka fshehur mangësinë e tij. Kështu që ka shkuar te mjeku që ta sheh se çfarë përgjigje do të merr nga mjeku. Që ta mësoj hapin e parë të trajtimit të shërimit.

Çka i ka thënë pejgamberi a.s.?

Shikoje programin e thirrjes?

Si duhet të jetë?

Si e ka trajtuar pejgamberi a.s. gjendjen e tij?

Nuk i ka bërtitur!

Nuk e ka kërcënuar!

Nuk e ka lënduar!

E ka marrë në krahun e tij, me butësi dhe me mirësi i ka thënë?

–    A do ta dëshiroje për nënën tënde?

–    Jo – o i dërguar i Allahut, do të sakrifikoja veten për të.

–    Kështu edhe njerëzit nuk dëshirojnë për nënat e tyre – i thotë pejgamberi a.s.

Pastaj i ka thënë:

–    A do ta dëshiroje për motrën tënde?

–    O i dërguar i Allahut do të sakrifikohesha për të. Nuk do të lejoja.

–    Kështu, edhe njerëzit nuk dëshirojnë për motrat e tyre – i thotë pejgamberi a.s. 64

Kështu, i ka përmendur hallën, tezën, gruan.

Pastaj, pejgamberi a.s. e ka vendosur dorën fisnike në kraharorin e atij të riu dhe ka bë lutje: “Zoti im, pastroje zemrën e tij dhe mbroje nderin e tij”. 65

I riu ka shkuar dhe nuk ka pasur çështje më të urryer tek ai se sa prostitucioni. Ai ka thënë: “Për Zotin çdo herë kur mendja më shkonte për diçka të tillë e kujtoja nënën time, motrën time dhe gruan time.”

Ta marrim parasysh këtë butësi në sqarimin e gjykimit të drejtë, shërimi i problemeve në shoqëri duhet të bëhet me urtësi, me butësi, me mençuri dhe me veprime të drejta. Ne shohim se si pabesimtarët kur të prodhojnë barërat e hidhura, i mbështjellin me ambalazh të ëmbël, ashtu që i sëmuri ta përdorë me lehtësi. E shumë raste tjera të ngjashme për shërimin e trupit përdorin trajtimin e shërimit psikologjik në rend të parë. Ekspertët e thirrjes në rrugë të Allahut thonë: Këshilla është e rëndë, mos e bënë kodër dhe mos shkakto polemikë. E vërteta është e ithët, shndërroje në sqarim të mirë.

Pejgamberi a.s. kur dëgjonte diçka që nuk i pëlqente, ose ndonjë mëkat, ose diçka imorale në shoqërinë e besimit të Medinës, ngjitej në minber dhe thoshte: “Çka është me ju që po e thoni këtë, e këtë”.

Lini një koment