HISTORIA E DJALIT DËSHMOR DHE BABAIT I CILI E KA PA NË ËNDËRR

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Ky është një sehabe tjetër i cili i ka thënë pejgamberit a.s.: “Djalin, i cili ka ra dëshmorë në Bedër e kam pa në ëndërr duke thënë: O babai im, eja te ne! Andaj të lutem, më lejo të marr pjesë në betejën e Uhudit”.

Pejgamberi a.s. i ka dhënë leje, ashtu që ai luftoi dhe është vra, kështu ka ra dëshmor.

Shembull tjetër:

Vëllazëria e besimit dhe afërsia Islame dëshmohet edhe te Hudhejfe bin Jemani, kur i është vra babai. Ishte i shtyrë në moshë dhe ka marrë pjesë në Uhud duke kërkuar dëshmori.

Është vra nga shpata e muslimanëve duke mos e njohur atë. Kjo ka ndodhë atëherë kur ishte vrulli i betejës, ku vështirë ishte të dallonin njëri-tjetrin.

Hudhejfe kur e ka vërejtur atë situatë, ka bërtitur: Baba im! Babai im!

Me gjithë atë bërtitje, nuk kanë mundur ta dëgjojnë, Caktimi i Zotit dhe ka ra dëshmor.

Hudhejfe bin Jemani, ç’të thoshte tjetër pos asaj se: Allahu ju faltë, Ai është më i Mëshirshmi i të gjithë mëshiruesve.

Pejgamberi a.s. ka dashur t’ia paguante “DIJEN”, ndërsa ai ka thënë: Atë “DIJË” po e jap lëmoshë për muslimanët. 69

Këto ngjarje kanë ndodhë në betejë, ashtu që të na bëhet me dije se në çfarë sprova kanë kaluar besimtarët, sprova të cilat i kanë kaluar që të jenë shembuj të dëshmorisë për Allah në tokë dhe që të jenë bartës të mesazhit.

Shembull tjetër:

Shigjetarët, pasi nuk e kanë zbatuar urdhrin e pejgamberi a.s., ju ka ndodhur fatkeqësia nga idhujtarët.

Utejbe bin Vekasi ka gjuajtur me gurë dhe ia ka thyer dhëmbët pejgamberit a.s. Përpos kësaj ia ka lënduar buzën e poshtme. Dhe ka mbetur një copëz metali në kafkën e pejgamberit a.s..70

Pastaj, Pejgamberi a.s. ka rënë në një gropë.

Aliu i ka ndihmuar që të ngrihet, pas tij në ndihmë i ka shkuar edhe Abdullah bin Talha.

Të gjitha këto janë fatkeqësi të cilat i ndodhin njeriut!

Ndoshta ndonjëri pyet:

A nuk ka mundur Allahu që ta mbronte nga një fatkeqësi e tillë?

Themi: Kjo është nderë për të prej Allahut.

Allahu nuk ka dashur që ta privojë pejgamberin nga shija dhe ëmbëlsira e xhihadit (luftës). E ka bë kështu që ta dinë besimtarët se Allahu nuk e ka dërguar pejgamberin që vetëm të ju tregojë njerëzve, por që të tregon çka i ndodhë atij. Që të tregojë se ai është njeri i thjeshtë sikurse ata, por që Allahu e ka përzgjedhë që ta kumtojë mesazhin për njerëzit

Kur i ka mbetur copëza e metaltë në kafkën e tij, Ubejdete bin Xherrahi shkon dhe me dhëmbë ia heq njërën copëz të metalit dhe i bie njëri dhëmbë (Ibn Xherrahit).

 Pastaj ia heq copëzën tjetër me dhëmbë dhe i bie dhëmbi tjetër në tokë (Ibn Xherrahit).71

Pas kësaj i ka rrjedhë gjak pejgamberit fisnik a.s.

Shkon zonja jonë Fatimja e pastër dhe ia pastron me ujë, mirëpo gjaku vazhdonte dhe rridhte vazhdimisht. 72

Pastaj Zoti e inspiron Fatimen dhe e merr një harrën dhe ia pastron me të. Ia ndal gjakun dhe ia shëron plagën.

Enes bin Nadiri ,axha i Enes bin Malikut, dëgjon se pejgamberi a.s. është vra dhe shkon te Omer bin Hatabi, te Talha dhe te të tjerët dhe i sheh se ishin të dorëzuar.

I pyet: Çka është me ju?

Ata i thonë: Është vra i dërguari i Allahut.

Ai u thotë: Përderisa i dërguari i Allahut është vra, atëherë çka po prisni ju pas tij. Ngrihuni dhe luftoni për atë për çka ka luftuar ai.73

Lini një koment