HISTORIA E IBNI MEKTUMIT DHE PARIA KUREJSHITE

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Pejgamberi a.s. nuk e ka lejuar atë çka e ka ndaluar Allahu, por e ka ndaluar për veten e tij nga ajo çka e ka lejuar Allahu për të. Kjo është e kundërta e interesit. Dhe kjo i bie sikur t’i thotë: Pse po e mundon veten tënde.

Kështu pra, ky është qortim për të mirën e pejgamberit a.s.

Po ashtu, kur ka shkuar Ibni Mektumi i verbër te pejgamberi a.s. dhe ka kërkuar një këshillë për çështje të fesë, dhe kjo, në momentin kur aty ishin prezent paria kurejshite, ndërsa pejgamberi a.s. është orientuar në drejtim të parisë të cilët ishin pabesimtarë, me qëllimin që t’i tërheqë zemrat e tyre, ndërsa e ka neglizhuar Ibni Mektumin. Për këtë arsye ka zbritur ajeti:

“Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye. Ngase atij i erdh i verbëri.” (Abese: 1, 2).

Ibn Mektumi ka shkuar që të shqyrton një çështje të besimit, ai nuk ka polemizuar siç kanë polemizuar paria kurejshite. Përderisa të vështirën, e cila kërkon angazhim dhe mund të madh. Kështu pra, kritika në këtë rast është për të mirën e Muhamedit a.s.

Allahu i Madhërishëm, i ka thënë për një rast tjetër: “Zoti të ka falë për lejen që u ke dhënë atyre…” (Tevbe: 43).

Këtu ka qenë çështja për muhaxhirët dhe Ensarët, dhe Allahu nuk bën përjashtim në mes të muhaxhirëve dhe ensarëve, dhe pendimi përfshinë edhe vet pejgamberin a.s. Kështu që nuk është mëkat për të.

Lini një koment