“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Zoti i Madhërishëm thotë:
“të cilët në çastin e vështirë shkuan pas tij, kur (nga vështirësitë) zemrat e një grupi nga ata, gati u lëkundën.” (Tevbe: 117).
Jezikë: ka kuptimin e animit. Pra të larguarit nga fusha e betejës. Kjo nga shkaku se beteja është e zhvilluar në moment krize (ekonomike).
“Usr” ka kuptimin e krizës ekstreme, rruga e gjatë. Ushtria do të ballafaqohej me ushtrinë Romake. Ishte vapë e madhe. Nuk kishin mjete të mjaftueshme të transportit. Çdo i dhjeti e kishte një deve. Një pjesë të rrugës hipte njëri, pastaj zbriste për të hipur tjetri në pjesën tjetër të rrugës, pastaj i treti, e kështu me radhë. Nuk kishin ushqim mjaftueshëm përpos hurmave të thata, saqë kishin filluar të kishin krimba.
Ishte krizë ekstreme saqë ndonjëri e merrte hurmën në buzë, e përtypte pak, pastaj e nxirrte nga goja për të ia dhënë tjetrit, e kështu me radhë, derisa shpenzohej deri në bërthamë. Elbi ishte prishur dhe kundërmonte. Ndonjëri i cili e ka përjetuar betejën ka thënë: Ndonjëri nga ne kur e merrte elbin për ta konsumuar, e mbante në buzë që të mos lëndohej nga era e keqe e elbit.
Të gjitha këto probleme kanë ndikuar që ndonjëri nga sehabet ka dëshiruar që të zmbrapsej, dhe të mos e vazhdonte rrugën për në fushëbetejë. Kështu pra, pendimi ka qenë për një grup i cili për pak ka anuar në largim nga beteja. Zoti i Madhërishëm i ka vlerësuar kushtet e krizës. Për këtë arsye ka tërhequr vërejtjen nga rreziqet e hamendjeve të tyre, sepse ndonjëri prej tyre ka menduar që të mos shkojë në betejë. Mirëpo që më pastaj ka shkuar, siç ka qenë rasti i Ibni Hajthemes, i cili ka qëndruar në tendë pasi ka shkuar pejgamberi a.s. në betejë. Pastaj kanë kaluar dhjetë ditë dhe Hajthemi ka hyrë në bahçen e tij dhe në bahçe i kishte dy tenda. Në secilën tendë kishte nga një grua të bukur, pemë të freskëta, dhe përjeton qetësi dhe freski, pastaj mendon në vetvete: Pejgamberi a.s. gjendet në vapë të madhe, në furtunë e në acar, ndërsa unë nën freskinë e hijes, me ushqim të mirë dhe me dy gra të bukura, e në tenda të mira. Për Zotin, o i dërguar i Allahut kjo nuk është në rregull. Kështu që bëhet gati e merr transportin dhe hip mbi të. Gratë e tij i flasin, por ai as që iu ka kushtuar vëmendje dhe niset për të iu bashkangjitur pejgamberit a.s. Sehabet i thonë pejgamberit a.s.: O i dërguar i Allahut, po e shohim sikurse një njeri po na afrohet. Pejgamberi a.s. u thotë: Ai është Eba Hajtheme. Dhe, me të vërtetë doli të kishte qenë Eba Hajtheme. 56
Këtë kuptim e ka thënia e pejgamberit a.s.
“Allahu ia fali Pejgamberit, edhe muhaxhirëve edhe ensarëve, të cilët në çastin e vështirë shkuan pas tij, kur (nga vështirësitë) zemrat e një grupi nga ata, gati u lëkundën, por Ai ua fali (i stabilizoi zemrat e tyre) atyre. Vërtet Ai është i butë, i mëshirshëm ndaj tyre.” (Tevbe: 117).
Në fakt, disa prej sehabeve kanë dashur që të ktheheshin, por Allahu ua ka falur pasi e kanë pranuar gabimin e tyre. Zoti ua ka falur kur ka thënë: “Dhe të tjerët presin vendimin e Allahut.” (Tevbe: 106).
Përderisa Zoti ka thënë: “Presin vendimin e Allahut” do të thotë se Allahu ende nuk ka marrë vendim për ta, dhe ata duhet të presin deri sa Allahu të merr vendim definitiv dhe nuk duhet të themi diçka para se të tregon Zoti për gjendjen e tyre. Po ashtu për tre persona të cilët nuk kanë marrë pjesë në betejë, siç thotë Zoti i Madhërishëm:
“(Ai u fali) Edhe atyre të treve, të cilëve iu pat shtyrë aq (pranimi i pendimit) saqë toka u bë e ngushtë për ta, përkundër gjerësisë së saj, kur u ngushtuan edhe shpirtrat e tyre saqë u bindën se nuk ka strehim prej Allahut (tjetër ku) pos te Ai. Prandaj edhe atyre ua fali ai, në mënyrë që të pendohen. Allahu pranon pendimin se është mëshirues.” (Tevbe: 118).
Ndonjëri mund të mendojë se fjala “janë zmbrapsur” tregon se ndokush u ka thënë atyre: “Rrini, mos shkoni në luftë me pejgamberin a.s.”, por “janë zmbrapsur” ka kuptimin: Nuk është marrë vendimi për ta siç është marrë vendimi për të tjerët. Zoti i Madhërishëm për ta ka thënë: “Dhe të tjerët presin vendimin definitiv prej Allahut”. Kështu që, përderisa nuk është marrë vendim për ta, patjetër se duhet pritur.
“(Ai u fali) Edhe atyre të treve, të cilëve iu pat shtyrë aq (pranimi i pendimit) saqë toka u bë e ngushtë për ta, përkundër gjerësisë së saj, kur u ngushtuan edhe shpirtrat e tyre saqë u bindën se nuk ka strehim prej Allahut (tjetër ku) pos te Ai. Prandaj edhe atyre ua fali ai, në mënyrë që të pendohen. Allahu pranon pendimin se është mëshirues.” (Tevbe: 118).
E dimë se, njeriu kur të ketë preokupim nga shkaku se është larguar nga vendi ku ka qenë ulur, i ngushtohet gjendja, se ndoshta ngushtimi i zemrës do t’i pëlcet. Mirëpo ata tre të cilët i është ngushtuar gjendja, u është ngushtuar gjendja dhe nuk kanë pasur vend askund edhe pse toka është e gjerë dhe e gjatë. Nuk kanë mundur të gjejnë vend ku do të shkonin. Këtë kuptim e ka gjendja e cila i ka përfshi ata. Toka në vetvete ka qenë e gjerë, por për ta është bë tepër e ngushtë.
Për ta Zoti i Madhërishëm thotë: “U është ngushtuar gjoksi i tyre”, nënkupton se njeriut i është ngushtuar toka me gjithë gjerësinë e saj. Po ashtu u është ngushtuar edhe gjoksi i tyre. Ata nuk kanë marrë pjesë në betejë jo me arsyetim, por për shkak të neglizhencës dhe përtacisë. Atëherë pejgamberi a.s. i ka urdhëruar muslimanët që t’i ndërpresin marrëdhëniet me ta.
Keab bin Maliku shkonte në treg dhe askush nuk fliste me të, shkonte te familjarët, asnjëri nuk fliste me të. Ngriheshin në vende të larta, askush nuk i shihte askush me sy. Pas kësaj, izolimi është bë edhe më i madh, saqë ka kaluar te gratë e tyre. Pejgamberi a.s. i ka urdhëruar gratë e tyre që të mos afrohen me burrat e tyre.
Kështu, izolimi ka kaluar edhe në rrafsh më ekstrem. Izolimi prej atij shoqëror ka kaluar në izolim familjar, pastaj edhe në çështje më të ndjeshme të shtëpisë, siç është gruaja, saqë gruaja e Helal bin Umejes shkon te pejgamberi a.s. dhe i thotë: O i dërguar i Allahut, Helal bin Umeje është i sëmurë dhe i plogësht. A do të më kishe lejuar që t’i dërgoj diçka t’i ndihmojë për nevoja elementare. I thotë: Po, por të mos afrohet te ti.
Ajo i thotë: O i dërguar i Allahut, ai as që mund të lëvizë. Për Zotin prej saj dite që i ka ndodhur rasti deri më sot vazhdimisht po qanë.
Disa prej muslimanëve kanë shkuar te Keab bin Maliku për ta informuar se pejgamberi a.s. ia ka lejuar gruas së Helalit t’i shërbejë Helalit. Pastaj i kanë thënë: Shko te pejgamberi a.s. dhe kërko leje që të të shërbejë gruaja e tij.
Ai u thotë: Helali është plakur, e çka t’i them unë pejgamberi a.s. kur unë jam i ri. Për Zotin, kurrë nuk do të shkojë. Ata tre persona kanë mbetur të izoluar për pesëdhjetë ditë, deri sa Allahu ua ka pranuar pendimin dhe deri sa e kanë kaluar sprovën.
Shembull: Keab bin Maliku tregon se për gjendjen e tij para betejës kurrë nuk ka qenë më i shëndoshë dhe më mirë se ditën kur nuk ka marrë pjesë në betejë. Ai vazhdon dhe thotë: Asnjëherë nuk i kam pasur dy mjete transportuese (dy kafshë) se sa në atë betejë. Kjo nënkupton se nuk ka pasur pengesë për të mos shkuar në luftë.
Pas kësaj, vjen lajmi se Allahu i ka falur. Nga kodra shkon një njeri dhe thotë: O Keab, lajm i mirë është sot për ty. Allahu ka zbritur ajet kur’anor se Zoti të ka falë ty. Keabi thotë: Nuk kisha çka t’i dhurojë lajmëtarit, përpos rrobën time të cilën e kam hequr nga trupi dhe ia kam dhuruar. Pastaj i kam huazuar dy palë rroba dhe kam shkuar në xhaminë e pejgamberit a.s.
Ai ka thënë: O i dërguar i Allahut për të plotësuar pendimin tim, e kam hequr rrobën nga trupi e cila ka qenë shkak për ndëshkimit tim, andaj e kam dhënë lëmoshë për Allahun dhe për të dërguarin e Tij. 57
Kështu pra, vendimi është vonuar për t’i sprovuar ata tre persona, që të jenë shembull për të tjerët. Atëherë kur ta shohin se toka u ngushtohet me gjithë gjerësinë e saj. Kështu u është ngushtuar gjoksi i tyre dhe janë bindur në thënien e Zotit të Madhërishëm: “Dhe u bindën se nuk kanë ku të strehohen diku tjetër përpos tek Allahu.” (Tevbe: 118).
Pra, asnjëri nuk mund të mbrohet nga Allahu, ndërsa Allahu kërkon që të kërkosh strehim prej Tij. Si është e mundur kjo?
Përgjigjja:
Ti e di se kërkohet mbrojtja atëherë kur ti je i ndjekur.
Dije se askush nuk ka forcë të përgjithmonshme.
Për këtë arsye themi: Ti strehohesh te Zoti, jo prej krijesave të Tij por ti strehohesh te Zoti për të të mbrojt Zoti.
Zoti posedon atributet e Madhështisë dhe atributet e Bukurisë.
– Atributet e Madhështisë janë si f.v.: Mposhtës; Mbizotërues; Hakmarrës; Ndëshkues i rreptë, e kështu me radhë.
– Atributet e Bukura janë si f.v.: Falës; Mëshirues; e kështu me radhë.
Njeriu kur të bënë një mëkat atëher vjen në shprehje të pasojnë atributet e Bukura.
Njeriut nuk i bënë dobi mbrojtja nga atributet e Madhështisë pos atyre atributeve të Bukurisë (nga të cilat mundesh të shpëtosh).