“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Ka nga njerëzit, të cilët për hir të Allahut e shesin vetveten, e edhe Allahu është shumë i mëshirshëm për robërit e vet.” (Bekare: 207).
Disa pabesimtarë e kanë tradhtuar pejgamberin a.s., ashtu që kanë shkuar te pejgamberi a.s. dhe i kanë thënë: “O i dërguar i Allahut, ne e kemi pranuar Islamin, dëshirojmë që të na dërgosh pjesëtarë mësues nga ju që të na mësojë Islamin”.
Pejgamberi a.s. i ka dërguar dhjetë prej sehabeve që t’ua mësojnë Kur’anin.
Pabesimtarët i kanë rrethuar, i kanë vra ata dhjetë të deleguar, përpos Hubejbit, i cili ka arritur të ikë së bashku me sehaben tjetër të quajtur Zejd bin ed-Duthnen. Mirëpo, më pastaj është zënë rob (nga idhujtarë të tjerë).
Ata të cilët e kanë robëruar e kanë kuptuar se në betejën e Bedrit, Hubejbi e ka vra Eba Ukbete ed-Harithin, kështu që e kanë shitur te djali i Eba Ukbete, me qëllim që ta vriste për hakmarrje të babës së vet.
Ai, nuk ka dashur ta vriste menjëherë, por ka dashur ta gozhdonte që të vdiste ngadalë i gozhduar në dru. Kur e ka lënë të gozhduar, pejgamberi a.s. ishte në Medine, ka thënë: Kush e shpëton Hubejbin nga gozhdimi e fiton Xhenetin. 58
Zubejri ka thënë: Unë, o i dërguar i Allahut.
Mikdadi ka thënë: Edhe unë do të shkoj me të o i dërguar i Allahut.
Kanë shkuar në Meke, e kanë gjetur Hubejbin të gozhduar dhe gati të vdekur dhe rreth tij 40 Kurejshit duke e ruajtur.
Duke përdorur shkathtësinë dhe neglizhencën e rojtarëve shkojnë te Hubejbi e zgjidhin dhe e marrin me vete.
Rojet, pasi janë zgjuar, kur nuk e kanë pa Hubejbin të gozhduar, i kanë përcjellë gjurmët dhe i kanë zënë ata të cilët e kishin marrë me vete.
E shohin Zubejrin. Zubejri e ka lëshuar Hubejbin në tokë. Kur e sheh se e ka gëlltitur toka, për këtë arsye është quajtur “i gëlltituri i tokës”.
Pas kësaj, e ka hequr kapelën me të cilin mbulohej dhe ka thënë: Unë jam Zubejr bin Avami, ndërsa nëna ime është Safije bin Mutalibi, ndërsa pranë meje është shoku im Mikdadi. Nëse dëshironi mburrje – ja ku jam. Nëse dëshironi luftë – ja ku jam. Nëse dëshironi – largohuni. Ata kanë thënë: Do të largohemi. Pastaj janë larguar.
Zubejri dhe Mikdadi kur kanë shkuar te pejgamberi a.s., e ka përgëzuar Zubejrin se është shpërblyer me xhenet. Kështu pra, Hubejbi e ka shitë veten me kundërvlerën e xhenetit.
Në bazë të kësaj, nëse e llogaritmi se ajeti ka zbritur për Suhejbin Romak fjala “shera” ka kuptimin e blerjes.
Nëse e llogaritmi se ajeti ka zbritur për Hubejbin, fjala “ishtera“ e ka kuptimin “e ka shitur”.
Kështu konkludojmë në atë se në Kur’anin Fisnik një fjalë mund të jetë për shumë ngjarje.
Mavijeja, vajza e njeriut i cili e ka shitur Hubejbin te djali i të vrarit në Bedr që të hakmerrej për babanë e tij, ka thënë: “Për Zotin e kam pa në ëndërr Hubejbin duke ngrënë kalavesh rrushi sa të njeriut. Për Zotin nuk ka plantacion, as vreshtari në Mekë, që në të cilën nuk ka ngrënë prej asaj me çka e ka furnizuar Allahu”.
Para ekzekutimit, Hubejbi ka thënë: “Më lejoni t’i fali dy rekate”.
I ka falë dy rekate namaz, ka shikuar popullin dhe ka thënë: “Për Zotin, po të mos isha frikësuar se do të thoni se e kam zgjatur namazin për të vonuar ekzekutimin tim, do ta zgjasja edhe më shumë”.
Para se ta ekzekutonin ka thënë: “Zoti im, numëroji një nga një, dhe vriti që të gjithë, ashtu që të mos mbetej asnjë prej tyre.”
Pastaj ka vazhduar dhe ka thënë:
“Nuk brengosem për asgjë,
përderisa vritem si musliman.
Nga do që vritem,
përfundimi im është tek Allahu”.
Kjo është fjala e fundit e tij para vdekjes së tij. Zoti i Lartmadhërishëm thotë: “Zoti është i butë me robërit (e Tij).”
Cila është lidhja në mes të asaj çka ishte më parë dhe butësisë ndaj robërve (të Tij).
Përderisa Allahu është i butë ndaj robërve, Allahu nuk ka dashur që ta bëj çështje të përgjithshme për çdo musliman, por e ka bë për disa raste të veçanta për të vërtetuar sinqeritetin e çështjes së besimit. Kjo nga shkaku se nuk ka dashur që çdo musliman të sakrifikojë veten e tij, por ka dashur që të jetë për ata të cilët e bartin mbi supet e tyre çështjen e besimit.