“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Thënia e Zotit të Madhërishëm:
“Juve u është bërë obligim lufta, ndonëse ju e urreni atë.” (Bekare: 216).
Të gjitha obligimet fillojnë me fjalën “U është nënshtruar”. Ai i Cili e ka bë obligim dhe e ka nënshkruar është Allahu. Zoti i Madhërishëm obligon ata të cilën i besojnë Atij. Që në momentin kur e publikon besimin tënd është momenti i aktit (kontratës) me Allahun se do ta zbatosh detyrën tënde. Ti je i lirë të besosh ose të mos besosh. Por, që në momentin kur të besosh në Zotin, hyn në obligim zbatimi i obligimeve tua. Kjo llogaritet se ke hy në nënshkrimin e marrëveshjes së besimit në mes teje dhe Zotit.
Për këtë arsye Zoti i Madhërishëm e ka përdorur pasivin “Është bërë obligim” dhe nuk e ka përdorë metodën: “E shkrova”. Kjo nga shkaku se marrëveshja në mes jush dhe Allahut nënkupton se ti je palë në atë marrëveshje. Allahu Famëlartë i obligon ata të cilët e besojnë Atë.
Zoti i Famëlartë thotë:
“Ata janë, të cilët e zbatojnë besën e dhënë Allahut dhe nuk e thyejnë zotimin.” (Raëd: 20).
Pra, marrëveshja e besimit është lidhur dhe ti e ke marrë përsipër zbatimin e saj.
Zoti i Madhërishëm e bënë atë lidhje duke i cilësuar:
“Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të cilën Allahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë.” (Raëd: 21).
Çështja e parë të cilën Allahu e ka urdhëruar të ndërlidhet është ndërlidhja farefisnore. Pra që të ndërlidhesh me atë që është lidhje e gjakut. Besimtari i vërtetë kur të ndërlidhet me farefis, ai hyn në ndërlidhje farefisnie me të gjithë besimtarët. Kjo nga shkaku se të gjithë besimtarët kanë një ndërlidhje farefisnie. Nëse ti ke një familje të besimtarëve, ti hyn në ndërlidhje farefisnie dhe secili besimtar është i ndërlidhur me familjen e vet sikurse ti. Shiko se si bëhet organizimi dhe lidhja e ndërsjellët e faktorëve, atëherë do ta shohësh se të gjithë bëjnë pjesë brenda asaj kornize. Për këtë arsye shohim se Zoti Famëlartë në hadithin kudsij thotë:
“Unë jam i Gjithëmëshirshmi, kam krijuar farefisninë, dhe e kam ndërlidhë emrin Tim me atë emër. Kush ndërlidhet me farefisninë është ndërlidhur me Mua, kush i ndërpret lidhjet me farefisninë, i ka ndërpre lidhjet me Mua.” 48
Më herët tregova historinë e Muavijut, i ka shkuar roja dhe e ka informuar se një njeri është pranë derës së tij, dhe i ka thënë: Ai është vëllai yt o prijës i besimtarëve. Natyrisht se roja e Muavijut e ka ditur se Muavij bin Sufjani nuk ka pasur vëllezër, mirëpo ai nuk ka dashur që ai të hyjë siç ka thënë ai person. Atëherë Muaviju e ka pyetur: A nuk e di se unë nuk kam vëllezër. Roja i thotë: Kështu po thotë ai person? Muaviju i jep leje atij personi që të hyjë dhe e pyet: Cili vëlla je ti?
Personi i përgjigjet: Vëllai yt për nga Ademi! Atëherë Muaviju thotë: Zoti më mëshiroftë, nëse kam ndërpre këtë lidhje, po unë do të jem i pari i cili e ndërlidhë atë çka është shkëputur.