HISTORIA E FUDEJLIT ME BANORËT E HARASANIT

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Fudejl bin Ajadi është takuar me disa nevojtarë dhe i pyet: Nga jeni?

Nga Horosani – I përgjigjen.

Frikësojuni Zotit, pastaj ngado që të jeni, jeni banorë të atij vendi – u thotë?

Zoti i Madhërishëm, në rend të parë na ka urdhëruar të ndërlidhemi me familjen, pastaj me të afërmit, pastaj me rrethin më të largët, pastaj fqinjët, e kështu me radhë. E gjithë kjo ngase Zoti Famëlartë e dëshiron bashkimin e njerëzve që të përfitojnë nevojtarët, dhe që i afti t’i ndihmon të paaftit. Kështu që ekziston komshiu dhe i afërti i varfër. Nëse e ndërlidhë atë, je ndërlidhë me Allahun. Për këtë arsye, Zoti Famëlartë e urdhëron pejgamberin a.s. dhe nëpërmjet tij e urdhëron çdo besimtar, me mesazhin e Tij:

“Thuaj: “Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, vetëm respektin e dashurisë për hir të farefisnisë.” (Shura: 23).

Disa dijetarë, këtë ajet e llogaritin se afërsi ka të bëjë me afërsinë tënde (familjare). Disa dijetarë thonë jo! Afërsia në këtë ajet ka të bëjë me afërsinë e pejgamberit a.s. Kjo ngase Kur’ani, për Muhamedin a.s. ka thënë: “Pejgamberi është më i afërt për besimtarët se sa vet-vetja e tyre.” (Ahzab: 6).

Kështu që, afërsia e pejgamberit ka prioritet dhe është afërsi e veçantë. Sa i përket frikë-respektit, e shohim se Zoti i Lartmadhërishëm i ka cilësuar të ndriturit e mendjes me: “i frikësohen Zotit të tyre, dhe i frikësohen dështimit të llogaridhënies”. Frika ndodhë ndaj Atij prej të cilit mund të të ndodhë e padëshiruara. Për këtë arsye, Zoti i Madhërishëm në këtë rast e ka përmend frikën ndaj Zotit Famëlartë. Pra, i frikësohen Allahut, Sundimtarit të tyre, Krijuesit të tyre, Zotit të tyre, me frikë dhe respekt ndaj Tij.

Zoti i Madhërishëm ka parapa frikën nda dënimi i dhimbshëm. Ti thua: U frikësova nga Zejdi. Po ashtu thua: U frikësova nga sëmundja. Ka diçka çka frikësohesh se mund të të ndodhë.

Të ndriturit e mendjes i frikësohen çështjes së dështimit në llogaridhënie para Zotit të tyre dhe kjo frikë i nxitë që të ndërlidhin atë që Allahu ka urdhëruar që të ndërlidhet dhe që të largohen nga ajo që e urren. Ne e dimë se dështimi në llogaridhënie është atëherë kur njeriu nuk i ka plotësuar obligimet e tij, Zoti nuk i bën padrejtësi askujt, mirëpo ai i cili paraqitet në llogaridhënie, ai preokupohet me vuajtje, Zoti na ruajttë. Asnjëri nuk mund t’i rezistojë ndëshkimit të Allahut.

Allahu Famëlartë vazhdon dhe i cilëson të ndriturit e mendjes si në vijim:

“Edhe ata që patën durim (ndaj të këqijave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë.” (Raëd: 22).

E vërejmë se ky ajet është i bashkërenditur në çështjet paraprake të të ndriturve të mendjes, të cilët e përmendim dhe e njohin të drejtën me logjikën e tyre të mbështetur në argument, të cilët i zbatojnë marrëveshjet e besimit që nga momenti kur besojnë në Zotin në të gjitha çështjet e besimit.

Lini një koment