“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Historia e Fedalit, i cili e ka urryer pejgamberin a.s. deri në kohën e çlirimit të Mekes, i cili ka thënë: “Për Zotin askënd nuk e urrej më shumë se Muhamedin”.
(Fedali) E ka urryer edhe më shumë pejgamberin a.s. kur e ka pa duke hyrë në Meke dhe duke i thyer idhujt. Ka dashur që të kaloj kolonën e turmës për ta vrarë (pejgamberin).
Pastaj ka thënë: Për Zotin, nuk e kam prekë (nuk e kam sulmuar) deri sa më është bë më i dashuri prej njerëzve.51
Por, parashtrohet pyetja: çka të largojmë?
Përgjigjja: E largojmë të keqen.
Këtu e vërejmë se Allahu Famëlartë kërkon nga ne që të largojmë të keqen me “më të mirën”, e jo “me të mirën”. Kjo nga shkaku se e keqja është përballë të mirës, ndërsa Allahu dëshiron që të të ngrejë më lartë në këtë fushë dhe të thotë: “Largoje me më të mirën”.
Në anën tjetër na e jep frytin e këtij veprimi të besimit ku thotë: “Atëherë armiqësia në mes teje dhe tij shndërrohet sikur të ishte dashamir i afërt”.
Nëse e analizon këtë ajet do të shohësh se shpërblimin e ke prej Allahut, e jo prej atij me të cilin ke vepruar me mirësi. Kjo nga shkaku se Zoti Famëlartë thotë: “sikur të ishte” dhe nuk ka thënë “bëhet për ty dashamir i afërt”. Kjo nga shkaku se kur ta largosh të keqen me “më të mirën”, ai turpërohet prej teje, pendohet se të ka bë keq ty, dhe pas kësaj mundohet që të ta kompensoj dhe të mos kthehet në të kaluarën, mirëpo, përkundër kësaj nuk quhet dashamir i yti i afërt, por në fakt është “dashamir i afërt”.
Kjo nga shkaku se ai është bë shkaktar që Zoti të të merr pranë Tij, që Zoti të të bën ty dashamir, që Zoti të të mbrojë ty.