“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Allahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me Xhennet.” (Et-Tevbe: 111).
Blerës është Allahu.
Blerës i shpirtrave të besimtarit.
Çmimi: Xheneti.
Qëllimi i njeriut është që të jetojë i lumtur, përderisa çmim është xheneti atëherë le të përshpejtojnë, ashtu siç ka përshpejtuar sehabiu i cili i ka thënë pejgamberit a.s. : A nuk qëndron xheneti në mes meje dhe atyre të cilët i luftoj dhe më vrasin?
Po – i ka thënë pejgamberi a.s. Në buzë e kishte frytin e pemës (hurmën). Nuk ka hezituar, por as hurmat nuk i ka përtypur vetëm se i ka nxjerrë jashtë dhe ka shkuar në front, ka luftuar deri sa është vrarë.
Po ashtu etika e marrëveshjes dhe motivi i saj e bën të arsyeshme mos pjesëmarrjen në luftë vullnetare në Islam.
Ja, Amër bin Xhumuhë, njeri të cilin Allahu e ka arsyetuar për mospjesëmarrje në luftë, ngase ka qenë i çalë, ndërsa ai u ka thënë bijve të vet: Patjetër se do të marrë pjesë në betejë. Atij i thonë: O babai ynë, mjafton që ne jemi duke marrë pjesë në luftë. Ai u thotë: Jo, patjetër se do të marr pjesë në betejë.
Bijtë e tij insistojnë që ta pengojnë.
Ai shkon te pejgamberi a.s. dhe u thotë: O i dërguar i Allahut: Fëmijët e mi po më ndalojnë që të marr pjesë në betejë.
Pejgamberi a.s. u thotë: Allahu ta arsyeton mospjesëmarrjen (në betejë). Pra, të verbrit arsyetohen, po ashtu edhe të çalët arsyetohen.
Ai thotë: “Për Zotin, o i dërguar i Allahut dëshiroj që me këtë këmbë të çalë të eci në xhenet”.
Pejgamberi a.s. ka buzëqesh dhe ka kërkuar nga bijtë e tij që ta lejojnë këtë njeri, edhe pse ka qenë i arsyetuar me ligj Islam. Mirëpo ka dashur që në këtë marrëveshje të bënë pjesë edhe ai.
Pse?
Nga shkaku se ka qenë i mençur. Nga shkaku se ai do të vdiste qoftë në luftë, qoftë në mos pjesëmarrje në luftë. Vdekja i përfshinë të gjithë. E, atëherë pse të mos vdes me çmim të lartë. Pse të mos vdes me një marrëveshje profitabile, që në sy të njerëzve të jetë i vdekur, ndërsa i gjallë deri në ditën e gjykimit: I gjallë dhe i furnizuar. Çfarë mençurie! Ata i analizojnë mirë marrëveshjet. Ata heqin dorë nga kjo jetë dhe bukuria e saj. Kur besimtari jeton nën ambientin e besimit dhe kur e vërteton se marrëveshjen me të e bënë Zoti i tij i Cili e zbaton marrëveshjen, dhe i Cili përkujdeset për realizimin e marrëveshjes. Duhet që ai ta di kapacitetin e tij, dhe të besojë se do të vdes pa marrë parasysh se a merr pjesë në betejë apo nuk merr pjesë në betejë.