“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Musab bin Umejri e kishte një vëlla me emrin Ebu Azizë.
Musab bin Umejri dhe Ebu Azizi kanë pasur jetë të mirë te kurejshitët, ngase prindi i tyre ishte i pasur dhe kanë jetuar jetë luksoze. Mirëpo Mus’abi e ka shijuar ëmbëlsirën e besimit. Ka besuar, ka migruar dhe ka jetuar jetë të vështirë në varfëri, saqë pejgamberi a.s. e ka pa në Medine, ku nuk kishte rroba, por vetëm një lëkurë cjapi me të cilën i mbulonte organet e turpshme të trupit dhe thoshte: “Shikojeni këtë njeri, shikojeni rezultatin e besimit. Për Zotin, në Meke këtë djalosh e kam pa me veshjen më të mirën, mirëpo për shkak të besimit ka ardhur në këtë gjendje”.
Janë takuar Musa’bi dhe vëllai i tij Azizi, mirëpo në kohën kur Azizi ishte në radhët e pabesimtarëve. Pas kësaj e ka zënë peng Ensariju i quajtur Ebu Jesr.
Derisa vëllai i tij Azizi ishte nën prangat e Ebu Jesrit, dhe kalon pranë Mus’abit, Mus’abi i thotë Ebu Jesrit: Shtrëngoje fortë të prangosurin, sepse nënën e ka të pasur dhe do ta kompensojë me çmim të lartë.
Vëllai i tij Azizi i thotë: A kështu po e këshillon për vëllanë tënd o Mus’ab?
Mus’abi i thotë: “Ky është vëlla për mua!”
Kështu pra llogaritet prejardhja e besimit dhe i jepet përparësi në krahasim me prejardhjen e vetvetes. Kjo nënkupton se njeriu në këtë mënyrë e fisnikëron vetveten dhe veten e llogarit të lirë përballë çmimit i cili e pret në të ardhmen. Kjo ngase kjo është profitabile.