“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Nëse dëshirojmë ta kuptojmë dallimin e hallallit dhe haramit, e kemi këtë shembull. Ti, nëse dëshiron diçka nga shtëpia e komshiut, e kërkon prej tij dhe ta jep. Ti nuk ke frikë që njerëzit a e dinë apo nuk e dinë për atë veprim. Mirëpo, nëse ti pëlqen diçka nga komshiu dhe dëshiron ta vjedhësh, ti nuk shkon gjatë ditës me të pa njerëzit, por shkon natën dhe kujdesesh që të mos sheh askush. Nuk hyn nga dera e hyrjes, por sillesh e pështillesh, e planifikon për të gjetur një hyrje tjetër pa të parë askush. E planifikon mënyrën e vjedhjes. Hyn në shtëpi me maje të gishtërinjve. Nëse ti vëren diçka, nëpërmjet të ndonjë lëvizjeje të këmbëve, menjëherë fshihesh, e merr ndonjë send dhe e mban në fshehtësi. Nëse të sheh ndokush brengosesh, dridhesh. Ky dënim përfshinë çdonjërin i cili tubon pasuri në mënyrë të paligjshme. Kështu pra, tubimi i pasurisë në mënyrë harami në vetvete është ndëshkim.
Çdonjëri i cili i ushqen fëmijët me haram, Allahu nuk e bekon atë njeri, ose i rritet ndonjëri i cili e mundon prindin gjatë edukimit, ashtu që bie nga provimet, ose shpenzon në mënyrë të pakujdesshme, çdo herë kur i jepet shumë, kërkon edhe më shumë. Fëmijët e tillë nuk i respektojnë prindërit. Dënimi më i madhi i tyre është atëherë kur i rritë fëmijët, kur refuzon të ushqehet, ose të vishet nga pasuria e prindit, ose e pyet nga e more këtë, dëgjon prej tij gjëra të padëshiruara dhe gjithmonë kundërshton.
Në kohën e pejgamberit a.s., Ebu Amiri ka qenë armik i Allahut dhe i të dërguarit të Tij. Djali i tij Handhale ka qenë besimtar. Amiri sa herë që e shihte djalin, i vlonte zemra nga hidhërimi. Kur është bë thirrja për në betejë dhe Ebu Handhale e ka dëgjuar, pasi që kishte kryer marrëdhënien me gruan e tij, nuk ka pritur që të pastrohet nga papastërtia,46 por a nxituar në betejë me pejgamberin a.s. dhe ka ra dëshmorë në betejëk. Mirëpo si e kanë kuptuar ngjarjen e Handhales, kur dihet se kjo çështje është sekrete. Çështjen në mes gruas dhe burrit nuk e di askush. Sehabet, ngjarjen e Handhales e kanë kuptuar nga ndriçimet e Allahut, se melekët kanë zbritur nga qielli dhe e kanë pastruar Handhalen. Përderisa dëshmori nuk pastrohej, atëherë pejgamberi a.s. e ka kuptuar se ai pastrim nuk është pastrim i dëshmorisë, por është pastrim që të mos pranohet dëshmor tek Allahu duke qenë i papastër. Pejgamberi e ka pa ngjarjen e Handhales. Kur është kthyer në Medine ka dërguar sehabet te gruaja e Handhales dhe e kanë pyetur: Çka ka ndodhë me Handhalen në momentin kur ka dalë në betejë. Ajo ju thotë: Kur ka dëgjuar për thirrjen për në betejë, ka dalë pa u pastruar (pa marrë gusul).
Paramendojeni se si kanë zbritur për të pastruar dëshmorin, ndërsa ai ka qenë djali i armikut të Allahut dhe të dërguarit të Tij, dhe paramendojeni se çfarë hidhërimi ka pasur në zemrën e babait.