“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Përfundon ngjarja e hendekut dhe fisit beni Kurejdhe në bazë të aspektit kur’anor. Ka mbetur që të tregojmë ngjarje nga aspekti filozofik. Në atë ngjarje kemi hero të ndryshëm, secili person ka pasur rol të veçantë.
Hujjij bin Ahtab dhe Selam bin Ubeje Hakiki, kanë qenë dy persona të cilët kanë shkuar te vendi i bëni Kurejdhës dhe kanë thënë: Kemi ardhur që të bashkëpunojmë ashtu që ta mposhtim thirrjen e Muhamedit, ashtu që t’i rrethojmë ne nga lartë, ju nga poshtë dhe t’u japim fund atyre.
Mirëpo Kurejshitët kanë pasur pak sens (logjikë) dhe kanë thënë: Ju jeni ithtarë të librit dhe keni njohuri për fe, atëherë cila fe është më e mira, feja e jonë apo feja e Muhamedit.
Ata (Jehudët) janë përgjigjur: Ju jeni në të drejtë. Jehudët, para ardhjes së Muhamedit pejgamberit thoshin: Do të na vjen koha kur do të vjen një pejgamber, të cilin do ta pasojmë dhe të luftojmë për të sikurse kundër fisit Adë dhe fisit Ireme.
Ndërsa tani ata kanë ndërruar mendje dhe thonë: Pabesimtarët janë më të udhëzuar se besimtarët.
Allahu i ka përshkruar të gjithë ata kur ka thënë: A nuk u vure re atyre që u është dhënë pjesë nga libri? Besojnë idhuj e djallëzi dhe për ata që nuk besuan thonë: “Këta janë në rrugë të drejtë, dhe jo ata që besuan!”(Nisa: 51).
Kjo,Pasi që kanë kërkuar përgjigje për ta, ata janë përgjigjur: Ata janë në rrugën më të drejtë.
Kështu pra, kjo ka qenë çështja e parë e cila ju ka ikur nga mendja. Epshi e devijon logjikën. Ata po të gjykonin drejtë do t’u thoshin jehudëve: Ju po përgënjeshtroni. Kjo nga shkaku se ju na keni informuar për ardhjen e tij (ardhjen e Muhamedit). Mirëpo epshi ka ndikuar që të pranonin gjykimin kundër Muhamedit. Kështu ata janë tubuar duke filluar nga beni Fezarët, bëni Murrët, bëni Gaatafanët, bëni Esedët, Esxheinët.
Të gjithë janë tubuar për t’i dhënë fund Muhamedit dhe mesazhit të tij, sipas pretendimit të tyre.
Në këtë betejë, ka pasur heronj të cilët Allahu i Madhërishëm i ka bë shkak për të fituar besimtarët dhe dështimin e idhujtarëve.
Heroi i parë është heroi joarab, e ai është Selman Faresiju r.a., i cili tërë jetën e kishte kaluar për të hulumtuar fenë e vërtetë, derisa e ka takuar pejgamberin a.s. dhe i ka besuar. Selmani është heroi i parë i heronjve të betejës, i cili e ka sinjalizuar pejgamberin a.s. për hapjen e hendekut, kur ka thënë: O i dërguar i Allahut, kur luftonim me armiqtë tanë – ka pasur për qëllim në Persi – kemi hapur hendeqe në mes neve dhe armikut. Kjo fjalë ka qenë leje për pikënisjen e hapjes së hendekut rreth Medinës.
Heroi i dytë është Neimë bin Mes’udë el-Eshxhaiju, i cili ka shkuar te pejgamberi a.s. dhe i ka thënë: O i dërguar i Allahut, unë e kam pranuar Islamin, asnjë nga populli im nuk e di se e kam pranuar Islamin. Më urdhëro me ndonjë çështje? Pejgamberi a.s. i thotë: Ti je njëri nga ne, vepro në bazë të mundësive tua. Kjo nga shkaku se lufta është tradhti. 25
Neim bin Mes’udi shkon te beni Kurejdha dhe u thotë: O ju grup i fisit beni kurejdha – në kohën e injorancës ka qenë Nedimë – ju e dini se unë jam i sinqertë ndaj jush. A është e vërtetë se kam qenë i drejtë.
– Po – i kanë thënë.
Atëherë u thotë: Për Zotin, ju e dini se ju dhe Kurejshitët dhe Gatafanët, për Muhamedin jeni në të njëjtën pozitë. Vendi është vendi juaj, pasuria është e juaja, fëmijët janë tuajt, gratë janë tuajat. Kurejshitët dhe Gatafanët kanë ardhur të luftojnë Muhamedin dhe pjesëtarët e tij. Ju keni dalë në front kundër tij, ndërsa qyteti dhe gratë e tyre janë ndryshe, nuk janë në pozitën tuaj. Nëse shohin se po munden ose se dështojnë, kthehen në vendet e tyre dhe ju mbeteni me këtë njeri (Muhamedin) pastaj nuk keni forcë për të luftuar të vetëm. Nëse ata luftojnë, ju mos ja bashkëngjitni. Deri sa të merrni peng më të mirin e tyre si garancion për ju. Pastaj shkon te kurejshitët. Aty takohet me Ebu Sufjanin dhe me parinë kurejshite dhe u thotë: O ju kurejshit, ju e dini se sa ju dua dhe ju respektoj dhe se sa jam larg Muhamedit dhe fesë së tij. Unë kam një propozim për ju, por mbajeni sekret atë që ju them.
Ata i thonë: Po, ne nuk shohim se po bën gabim.
Ai u thotë: A e dini se beni Kurejdha Jehud janë penduar për prishjen e raporteve në mes tyre dhe Muhamedit.
Pastaj shkon te Gatafanët dhe u thotë: O ju fisi Gatafan, ju e dini se unë jam njëri nga ju.
Ata i thonë: Po, është e vërtetë. Atëherë u thotë atyre pa atë që i ka thënë Hujijit kurejshit.
Në mëngjes, kur zgjohet Ebu Sufjani ishte e shtunë, muaji Sheval i vitit të pestë të hixhretit. Ka ndodhur ajo çka e ka rregulluar Allahu dhe i dërguari i Tij.
Ebu Sufjan bin Harbi e ka dërguar Ukremet bin Ebi Xhehlin si përfaqësues të kurejshëve dhe u ka thënë: O ju Jehudë, kuajt dhe mjetet janë dëmtuar dhe nuk jemi në gjendje të mirë, andaj sulmojeni Muhamedin nga ana juaj.
Ata ju thonë: Sot është ditë e shtunë, nuk punojmë, dhe nuk jemi ata të cilët luftojmë së bashku me ju deri sa nuk na jepni si garancinë për ndonjërin nga mesi juaj. Mos na thirrni që të luftojmë me ju Muhamedin.
Ebu Sufjani thotë: Për Zotin, kjo është ajo çka na ka paralajmëruar Neimi.
Ebu Sufjani u dërgon informatë se: Ne nuk ju japim asnjë njeri. Nëse dëshironi luftoni, nëse dëshironi mos luftoni.
Jehudët kanë thënë: Për Zotin kjo është ajo çka na ka treguar Neimi. Për Zotin ata nuk e kanë ndërmend të luftojnë, nëse u jepet rasti do të largohen dhe do të kthehen në vendin e tyre dhe ne do të mbetemi të vetëm me këtë njeri (Muhamedin). Atëherë u thonë: Për Zotin nuk luftojmë deri sa na jepni ndonjë njeri garanci. Ata e kanë refuzuar një gjë të tillë.
Pejgamberi kur e vëren se nuk ka lëvizje, kur e vëren se nuk ka lajm të ri, kur e ka pa se mbizotëronte qetësi në mesin e taborit kurejshit ka thënë: “A nuk ka ndonjë njeri që të na sjellë ndonjë lajm dhe që të jetë me mua në ditën e gjykimit”.
Sehabet kanë heshtur dhe nuk është lajmëruar asnjë prej tyre. E ka përsërit herën e dytë, pastaj herën e tretë. Kur e sheh se nuk është lajmëruar askush ka thënë: “O Hudhejfe. Ngrihu dhe na sjell ndonjë lajm e mos u frikëso prej tyre.” 26
Shkon Hudhejfe r.a. te tabori i idhujtarëve deri sa arrinë të Kurejshitët. Aty e sheh Ebu Sufjanin duke e ndezë zjarrin dhe grupet të cilat ishin të shpërndara. Kur është ulur te ta, e ka nuhatë (vërejtur) se është Ebu Sufjani.
Ai thotë: “E kam prekë Ebu Sufjanin në dorën e djathtë dhe më ka prekë për dore.
Pastaj e kam marrë edhe unë për dore.
Pastaj e kam prekë tjetrin në të majtë dhe e kam marrë për dore.
Isha në mesin e tyre pa u vërejtur prej tyre.
Pastaj jam larguar dhe kam shkuar te pejgamberi a.s. kur ai ishte duke u falur.
Pastaj kam sinjalizuar të afrohesha tek ai dhe të ulem pranë tij.
Pastaj ai më ka sinjalizuar të shkoja tek ai.
Kam shkuar dhe jam ulur pranë tij aq sa edhe mëngët e rrobave të tij më kanë prekë për trupi deri sa ishte duke u falur.
Kur e ka përfunduar namazin ka thënë: “Ibni Jeman! Ulu dhe na sjell lajmin e mirë!”
I kam thënë: O i dërguar i Allahut, janë larguar njerëzit nga Ebu Sufjani dhe ka mbetur vetëm një grup i vogël duke ndez zjarrin. Më ka kapluar i ftohti aq shumë ashtu siç e kishte kapluar çdonjërin. Mirëpo ne shpresojmë prej Zotit atë që ata nuk e shpresojnë.
Ashtu sikurse Allahu i ka kthyer pabesimtarët me mllefin a tyre, ashtu e ka ndryshuar edhe veprimin e beni Kurejdhas.
Atëherë kur pejgamberi a.s. është kthyer nga beteja e Aleancës e ka takuar Xhibrilin i cili i ka thënë: “O Muhamed nëse e humb umetin tënd, nuk i ke humbë melekët që të të ndihmojnë në luftë. Shko dhe triumfo edhe ndaj fisit Beni Kurejdha.”
Atëherë pejgamberi a.s. i ka thënë popullit të vet: “Ai i cili është i devotshëm dhe i dëgjueshëm le të mos e falë namazin e ikindisë përpos te fisi Beni Kurejdha”.
Sehabet janë përgatitur për të marrë rrugën në drejtim të fisit Beni Kurejdha dhe u është afruar koha e namazit të akshamit.
Një pjesë kanë thënë: “Dielli po perëndon së shpejti, le ta falim ikindinë sa më shpejtë”.
Një pjesë e popullit kanë thënë: “Jo! Kjo ngase e kemi dëgjuar pejgamberin a.s. duke thënë: Asnjëri të mos e falë ikindinë përpos te fisi Beni Kurejdha”.
Kështu që janë nda në dy grupe:
– Një pjesë e kanë falë ikindinë
– Pjesa tjetër nuk e kanë falë.
Kur kanë shkuar te pejgamberi a.s. ia kanë treguar situatën, ndërsa pejgamberi a.s. ua ka miratuar veprimin që të dy palëve.