Personaliteti i pejgamberit a.s.

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Hasani ka thënë: I kam thënë: Na përshkruaj personalitetin e pejgamberit a.s. ?

Tha: Pejgamberi a.s. ka qenë mesatar në pikëllim. Gjithmonë mendohej, nuk kishte pushim për të. Nuk fliste pa nevojë. Ishte i heshtur. E fillonte dhe e përfundonte fjalinë me fjalë kuptimplote. Fliste drejtë dhe qartë, pa e tepruar dhe pa lënë gjë mangët, nuk fliste fjalë boshe dhe të paskrupullta. E lavdëronte mirësinë edhe nëse ishte e paktë, nuk mallkonte asgjë. Ajo çka nuk ishte e shijshme as nuk e mallkonte as nuk e lavdëronte. E mbante zemërimin nëse kundërshtohej e drejta deri sa e fitonte të drejtën. Nuk hidhërohej me veten e tij dhe nuk e mposhtte veten. Kur sinjalizonte, sinjalizonte me gishtin drejtë. Kur habitej e lëshonte poshtë gishtin. Kur fliste e ngjiste dhe me gishtin e tij të djathtë i binte gishtit të majtë (i bashkëngjiste).

Nëse hidhërohej mënjanohej dhe e neglizhonte çështjen.

Nëse gëzohej, qeshte me zë të ulët dhe buzëqeshte.

Hasani thotë: “Për një kohë nuk ia kam treguar Husejnit, pastaj ia kam treguar, kur e kam kuptuar se ai e kishte mësuar, para meje prej Hindit.”

Pastaj e ka pyetur babanë për pejgamberin a.s. se si ka hyrë pejgamberi a.s. në shtëpi?

Si ka dalë nga shtëpia?

E ka pyetur për qëndrimin e tij?

E ka pyetur për pamjen e tij dhe për gjithçka.

Husejni thotë: E kam pyetur babanë tim se si hynte pejgamberi a.s. në shtëpi?

Ai i ka thënë: Hynte pa bë zë. Pra nuk kërkonte leje nga askush. Nuk kërkonte leje për të hyrë në shtëpi nga shkaku se ishte i njoftuar nga Zoti para se të hynte, se a mundej të hynte apo jo, ndërsa ne kërkojmë leje, nga shkaku se nuk e dimë gjendjet e atij ku shkojmë.

Kur hynte në shtëpi kohën e ndante në tri pjesë:

–    Një pjesë me Allahun.

–    Një pjesë me familjen.

–    Një pjesë për veten e tij.

Pastaj ndante kohë me njerëzit. Kjo ishte mënyra e qëndrimit në shtëpinë e tij.

Përderisa kur ishte jashtë shtëpisë, gjithë kohën e shpenzonte me njerëzit. Ai e kishte zakon që kohën e qëndrimit të tij brenda shtëpisë e ndante në tri pjesë (e kishte për qëllim për pjesëtarët brenda shtëpisë dhe të tjerëve). E që nënkuptohet se të tjerëve të cilët qëndronin aty nuk ju mungonte asgjë.

Çka kishte ndërmend t’u thoshte, ju thoshte. Më të afërmit me të ishin më të mirët. Sillej butë me ta. Qëndronte me ta varësisht prej vlerës së tyre fetare (prej traditës së tij ishte se i vlerësonte të mirët, dhe ndante kohë me ta varësisht prej vlerës së tyre në fe). Disa prej tyre kishin një nevojë, disa prej tyre dy nevoja, disa prej tyre shumë nevoja. Angazhohej për ta dhe angazhohej me ta çka ishte në dobi të tyre dhe të umetit. Angazhohej për çështjet e tyre, dhe çka duhej vepruar më tutje dhe u thoshte: “Ai i cili është prezent le t’i informon ata të cilët nuk janë prezent. Më lajmëroni për nevojën e atij i cili nuk ka mundësi të më lajmërojë vet”.

Kjo ngase ai i cili e informon qeveritarin për dikë tjetër për çka ka nevojë, Allahu ia forcon këmbët në ditën e gjykimit. E pranonte prej tij atë informatë dhe nuk ia tregonte askujt.

 Në hadithin e Vekijut figuron: “Hynin njëri pas tjetrit dhe dilnin të përgatitur”. Që do të thotë se merrnin çka u nevojitet kur dilnin pra me argumente (duke u kuptuar).

E kam pyetur: Si ka qenë kur ishte jashtë shtëpie?

Ka thënë: Pejgamberi fliste vetëm atë që e kërkonte nevoja. Unifikonte, nuk përçante. Fisnikun e nderonte dhe e emëronte përgjegjës të vendit të vet. U thoshte njerëzve të ishin të kujdesshëm. I mbronte (i këshillonte) njerëzit pa ua cenuar nderin dhe personalitetin e tyre. Afrohej me shokët dhe pyeste për ta. E fliste dhe e përkrahte të mirën. Nuk e donte të keqen dhe largohej prej saj. I shikonte çështjet mesatare dhe nuk i kundërshtonte. Nuk neglizhonte nga frika, se ndoshta të tjerët mund të mendonin se frikohej ose e neglizhojnë atë çështje, ose edhe anojnë në atë çështje. Në çdo rast ishte i përgatitur dhe për çdo çështje ishte i përgatitur.

Nuk zbriste nga e drejta dhe nuk tejkalonte të drejtën ndaj tjetrit. Ata të cilët ishin më të mirët, ata ishin pranë tij. Më i miri tek ai ishte ai i cili pranonte këshillat. Pozitën më të mirë tek ai e kishte ai i cili ishte më i drejti dhe më bashkëvepruesi.

Pastaj e kam pyetur për qëndrimin e uljes së tij?

Ka thënë: Çdo herë kur pejgamberi a.s. ulej në një vend, ose ngrihej nga ai vend, e përmendte Zotin dhe bënte vend për çdo njërin. Kjo do të thotë se secilit i caktonte vendin që të mos zinte shumë vend. Kur ishte në një vendkuvendim, nuk e përfundonte kuvendimin pa e përfunduar kuvendarët, ndalonte vonimin dhe kur largoheshin, largohej nga ai kuvend. Këshillonte për këtë mënyrë të veprimit. Çdo njërit ia jepte hisen e merituar ashtu që asnjëri të mos e ndiente në vete se tjetri është më i respektuar (vlerësuar). Nëse ndonjëri ulej në vendin e tjetrit, ose ngrihej për ndonjë nevojë, i jepte kurajë dhe i lironte vend atij.

Kush i kërkonte diçka, i fliste me fjalët më të mira të mundshme. Çdo njërit ia lehtësonte dhe ia zgjeronte çështjen. Shkonin dhe shkonte për të realizuar të drejtën dhe i afroheshin në vendkuvendim, ata të cilët ishin më të devotshmit.

Në një transmetim tjetër: Para tij, të gjithë të drejtit ishin të barabartë. Vendtubimi i tij ishte vendtubim i urtësive dhe i vlerave të moralit, i durimit dhe besnikërisë. Në prezencën e tij nuk ngrihej zëri.

Nuk kishte shantazhe, nuk kishte dallime në grupacione. Këto fjalë nuk janë transmetuar: Silleshin me modesti dhe devotshmëri, e nderonin të madhin (të moshuarin), e mëshironin të voglin, i ndihmonin (nevojtarit dhe e mëshironin të huajin).

E kam pyetur për sjelljet e pejgamberit a.s. me bashkëbiseduesit.

Ai ka thënë: Ka qenë fytyrë çelur, i butë dhe i lehtë në bisedë. Nuk ka qenë i ashpër, i egër dhe i ngrysur. Nuk ka qenë i pamoralshëm dhe i pafytyrë. Nuk lavdërohej. Neglizhonte atë që nuk e donte. Nëse flitej diçka që nuk e pëlqente, llogaritej sikurse nuk e ka dëgjuar (dhe nuk shoqërohej më pastaj me të).

Tri gjëra nuk ia lejonte vetes:

–    Syfaqësinë,

–    Llomotitjen,

–    Të fliste për atë që nuk i takonte.

Largohej nga njerëzit për tri gjëra:

–    Nuk e ofendonte dhe nuk ia përmendte të metat askujt.

–    Nuk lejonte të fliste fjalë të turpshme.

–    Fliste për diçka që shpresonte shpërblim.

Kur fliste, fjala i shkonte bashkëbiseduesit sikurse të ishte një shpend mbi kokë.

Nuk ngatërroheshin me fjalë para tij. Kush fliste para tij, e dëgjonte deri sa e përfundonte fjalën. Fjala e tij ishte e para. Qeshte kur qeshnin, habitej kur habiteshin.

Kishte durim ndaj të panjohurit kur fliste me të dhe thoshte: Nëse nevojtari kërkon ndonjë nevojë ndihmojeni (kishte për qëllim jepni ndihmë materiale).

–    Nuk kërkonte mirënjohje nga ai të cilit i ndihmonte. Askujt nuk ia ndërpriste fjalën deri sa e përfundonte. E përfundonte takimin me përfundimin e fjalës, ose kur shpërndaheshin (ngriheshin).

E kam pyetur: Si ishte heshtja e tij?

Më ka thënë: Heshtte për katër çështje:

–    Për urtësi,

–    Për përkujdesje,

–    Për përcaktim,

–    Për të menduar.

Sa i përket heshtjes së përcaktimit, heshte dhe i shikonte kur flisnin njerëzit (i dëgjonte).

Sa i përket mendimit, e priste që të kalonte ose të mbetej çështja. E ka ndërlidhur urtësinë me durim. Nuk hidhërohej për diçka çka kalonte.

Në përkujdesje i ndërlidhte katër çështje:

–    E pranonte të mirën që të veprohej me atë.

–    E largonte të keqen që të mos veprohej me të.

–    Mendonte dhe angazhohej për atë që ishte e mirë për umetin e tij dhe për ta vepruar atë që është e mirë për ta për këtë botë dhe për botën tjetër.

Ky është kristali.

Pejgamberi a.s. ishte i kristaltë, në kuptimin se ka qenë vet mrekulli mbinatyrore. Ka qenë argument me mrekullinë mbinatyrore për të vërtetuar pejgamberinë e tij.

Ka qenë i kristaltë, për të transmetuar të vërtetën për veten e tij.

Ka qenë i kristaltë që të ishte mostër e programit Islam.

Morali i tij ishte Kur’ani. Ky është kristali.

Lini një koment