“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Marrëveshja e Hudejbijës është marrëveshja më e madhe në Islam. Kurejshitët kanë heshtur, atëherë pejgamberi a.s. me të tjerët janë aktivizuar për thirrjen e fiseve përreth në Islam.
Mirëpo, njerëzit nuk kanë pasur aq diapazon për të ditur atë çka ka në mes të Muhamedit dhe Zotit të tij. Njerëzit gjithmonë nxitohen. Zoti nuk nxiton siç nxitojnë njerëzit, deri sa të vendosen çështjet siç dëshiron.
Kur ka ardhur momenti i nënshkrimit në mes të pejgamberit a.s. dhe kurejshitëve në Hudejbije dhe Ali bin Ebi Talibi e shkruante tekstin e marrëveshjes, e ka shkruar: “Kjo është ajo me çka është pajtuar Muhamedi i dërguari i Allahut”. Atëherë e ka refuzuar Suhejl bin Amri i cili ka thënë: Po të dëshmoja se ti je i dërguari i Allahut, nuk do të të luftoja, por shkruaje: Kjo është ajo me çka është pajtuar Muhamedi i biri i Abdullahut me Suhejl bin Amrin.
Sehabet e të dërguarit të Allahut insistonin që të shkruhet “Muhamedi, i dërguari i Allahut”, mirëpo pejgamberi a.s. ka thënë: Për Zotin, unë jam i dërguar i Allahut edhe nëse më përgënjeshtroni, shkruaje: “Muhamedi, i biri i Abdullahut”. Mirëpo, Aliu, Zoti e zbardhtë fytyrën e tij, prapë ka insistuar ta shkruante “Muhamedi, i dërguari i Allahut”, atëherë Zoti Famëlartë i ka thënë pejgamberit a.s. që t’i thotë Aliut: “Do të ballafaqohesh në të njëjtën mënyrë, andaj pranoje”.
Aliu r.a., pasi e ka marrë udhëheqjen pas Ebu Bekrit, Omerit dhe Othmanit r.a. dhe pasi është zhvilluar beteja në mes të Aliut dhe Muavijut, dhe pasi janë pajtuar dy palët për marrëveshje paqeje, shkruesi e ka shkruar tekstin: Kështu ka marrë vendim emiri i besimtarëve Ali ibn Ebi Talibi, ndërsa Amër bin Asi përfaqësuesi i Muavijut ka thënë: Shkruaje emrin e tij dhe emrin e babës së tij: “Ai është emiri i juaji dhe nuk është emiri ynë”.
Atëherë, Aliut, Zoti ia zbardhtë fytyrën e tij i ka ra ndërmend thënia e pejgamberit a.s. : “Do të ballafaqohesh në të njëjtën mënyrë, andaj pranoje”. Kështu që e ka pranuar dhe ka thënë: “Fshije: Emiri i besimtarëve” dhe shkruaje “Kështu ka vendosur Ali bin Ebi Talibi”, dhe është realizuar thënia e të dërguarit të Allahut s.a.v.s.18
Prej ndodhive të cilat e forcojnë besimin, e shohim ndodhinë e Amar bin Jasirit, i cili ishte në radhët e Aliut r.a. kur ishte në konflikt me Muavijun të cilin e kanë vra ushtria e Muavijut. Atëherë, muslimanët kanë thënë: “Ah, për Amarin, do ta vrasin grupi i padrejtë”. Kështu kishte thënë pejgamberi a.s.
Kështu, muslimanët e kanë kuptuar se grupi i padrejtë ka qenë grupi i Muavijut, kështu që shumë muslimanë të cilët kanë qenë në radhët e Muavijut, kanë kaluar në radhët e Ali bin Ebi Talibit. Amr bin Asi shkon te Muaviju dhe i thotë: “Ushtria ka pësuar dështim katastrofal”. Nëse vazhdohet kështu nuk do të mbetet asnjë në radhët tona. Ne e kemi vra Amar bin Jasirin, pastaj sehabeve u ka ra ndërmend thënia e pejgamberit a.s. : “Ah, për Amarin, do ta vrasin grupi i padrejtë”,19 kështu, luftëtarët e radhëve tona e kanë kuptuar se grupi i padrejtë është grupi jonë.
Muaviju ishte brenda mureve të shtëpisë dhe i thotë: “Dil jashtë në oborr dhe thuaj: “E kanë vra, ata të cilët e kanë nxjerrë nga radhët e veta” e ka pasur për qëllim Aliun.
Kur ka mbërri kjo thënie te Aliu, Aliu r.a. ka thënë: Ai i cili e ka vra Hamza bin Ebi Talibin, e ka nxjerrë ushtrinë për të luftuar Muhamedin s.a.v.s., këtu kemi thënien e Allahut Famëlartë:
“Kështu Ne të kemi dërguar te një popull, që para saj kanë shkuar popuj tjerë”. (Read: 30).
Kjo nënkupton se Allahu Famëlartë e ka dërguar Muhamedin me mrekulli të cilat janë në harmoni me atë çka dëshiron populli yt dhe çka kërkojnë të tjerët, e ata të tjerët janë të cilët i injorojnë mesazhet dhe për shkak të kryeneçësisë, të cilët kanë për qëllim të larguarit nga besimi.
Thënia e Zotit Famëlartë:
“Dhe ata mohojnë të Gjithëmëshirshmin. Thuaj: “Ai (Rrahmani) është Zoti im, nuk ka zot tjetër pos Atij. Vetëm Atij i jam mbështetur dhe vetëm te Ai është e ardhmja ime.” (Read: 30).
Pra, Kur ata deklarojnë mohimin ti ballafaqohu me ta duke deklaruar besimin dhe thuaj: “Ai është Zoti im! Nuk ka Zot tjetër pos Tij”. (Read: 30).
Fjala “Zoti im” përputhet me fjalën: “Rrahman” e cila jep të gjitha mirësitë.
Ai i cili ka në kompetencë furnizimin dhe edukimin tim. Edhe nëse nuk bën asgjë pos edukimit dhe arsimimit tim, dhe çka është e nevojshme për elementet e jetës sime, do të mjaftonte kjo që të beson Zotin Një dhe të mos i përshkruaj asnjë ortak Atij.
Njeriu, po t’i përshkruante ortak Allahut, ndonjëherë do të anonte nga një Zot, ndonjëherë tjetër do të anonte në Zot tjetër, e ndonjëherë te Zoti i tretë. Kështu pra, Allahu Famëlartë ka dashur që njeriun ta orienton në monoteizëm. Kur’ani i qetëson zemrat ashtu që ua përkujton:
“Allahu solli një shembull: Një njeri (rob) në posedimin e të cilit ishin ortakë pa marrëveshje mes vete dhe njëri (rob) që është thjesht në posedimin e një njeriu. A janë ata të dy të një lloji (të një gjendjeje)? Lavdërimi i takon vetëm Allahut, por shumica e tyre, nuk e dinë.” (Zumer: 28).
Kështu, Kur’ani na i pasqyron të dy format.
Forma e parë: Njeriun të cilin e pronësojnë më shumë se dy pronarë, të cilët e kundërshtojnë njëri-tjetrin.
Forma e dytë: Njeriun tjetër të cilin e pronëson vetëm një pronar.
I mençuri e kupton se një pronar është më i mirë se shumë pronarë nga shkaku se pronarët e shumtë shkaktojnë çrregullime. Allahu Famëlartë thotë:
“Sikur të kishte në to (në qiej e në tokë) zota pos Allahut, ato të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është Allahu, Zot i Arshit.” (Enbija: 22).
I mençuri ia dorëzon veten vetëm një pronari të cilit i beson dhe i mbetet besnik atij.