Dr. Musli Vërbani
HUTBE E XHUMASË
Lavdfalënderojmë Zotin i cili na e ka dërguar pejgamberin a.s. mëshirë për gjithë botën.
I përcjellim përshëndetjet dhe selamet për pejgamberin a.s., i cili ka qenë Kur’an në jetën dhe në veprimtarinë e tij.
Xhematë i nderuar!
Ditëlindja e pejgamberit është ditë e umetit, është edhe ditë e jona, është dita e jonë pasi jemi umeti i tij siç thotë Zoti i Madhërishëm:
“All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi pejgamber…” (Ali Imranë, 164). Pra, nga mesi jonë ka dërguar pejgamberin tonë dhe ai është në mesin tonë.
Po ashtu Zoti i Madhërishëm thotë: “Juve ju erdhi pejgamber nga vet juve.” (Tevbe, 128)
Përderisa ne jemi umeti i tij, pejgamberi a.s. është në mesin tonë, siç thotë Zoti i Madhërishëm: “Dijeni se në mesin tuaj e keni pejgamberin e All-llahut.” (Huxhurat)
Pejgamberi a.s. është me ne dhe në mesin tonë. Ai është i pandashëm nga jeta jonë gjatë gjithë vitit dhe gjatë gjithë jetës.
Pejgamberi a.s. me sehabet ka qenë me trup dhe me shpirt dhe me trup.
Sehabet r.a. e kanë pa pejgamberin a.s. me sytë e tyre.
Sehabet e kanë dëgjuar pejgamberin a.s. me veshët e tyre.
Por, pejgamberi a.s. është edhe sot me ne. Është i gjallë në mesin tonë, është i gjallë në mesin tonë me ne me shpirtin e tij, është i gjallë në mesin tonë me ndjenjat e Tij.
Pejgamberi a.s. është në zemrat tona me veprat e tij. Zoti i Madhërishëm thotë: “në mesin tuaj gjendet i pejgamberi i Tij?” (Ali Imranë, 101)
Po ashtu Zoti i Madhërishëm ka thënë: “All-llahu nuk do t’i dënojë ata, derisa ti (Muhamed) je në mesin e tyre.” (Enfal, 33)
Allahu nuk e dënon një popull përderisa pejgamberi a.s. është në mesin e atij populli.
Allahu nuk na dënon përderisa pejgamberi a.s është në mesin tonë. Duhet ta ndjejmë se Muhamedi a.s. është në mesin tonë.
Vëllezër të nderuar!
Ditëlindja e pejgamberit është dita e vlerave të moralit. Ditëlindja e pejgamberit a.s. është dita e lirisë së mendimit. Ditëlindja e pejgamberit a.s. është dita e civilizimit.
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Jam dërguar i lindur t’i përsosi vlerat e larta të moralit dhe të civilizimit”.
Përderisa sehabet e kanë marrë edukatën e tij si mostër për edukatën e tyre, edhe ne duhet të marrim si mostër në edukim.
Përderisa sehabet e kanë marrë moralin e tij si mostër për jetën e tyre, edhe ne duhet të marrim si mostër në moral.
Ditëlindja e pejgamberit është dita e revolucionit ndaj padrejtësisë dhe të padrejtëve.
Ditëlindja e tij është dita e mbështetjes për të shtypurit.
Pejgamberi a.s. e ka nxjerrë njerëzimin nga errësirat në dritë. Para tij dominonte injoranca, e me lindjen e tij është përhap drita dhe dituria.
Vëllezër të nderuar!
Ditëlindja e tij është dita mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
– Në Hutben lamtumirëse pejgamberi a.s. ka treguar se: Jeta e njeriut është e shenjtë sikurse kodrina e Arefatit. Pejgamberi a.s. ka treguar se jeta e njeriut është e shenjtë sikurse muaji i shenjtë i haxhit, sikurse vendi i shenjtë Mekja dhe Qabja.
– Në Hutben lamtumirëse pejgamberi a.s. ka treguar se nderi i njeriut, identiteti i njeriut është i shenjtë sikurse Mekja dhe Qabja.
– Në Hutben lamtumirëse pejgamberi a.s. ka treguar se pasuria e njeriut është e shenjtë sikurse Mekja ku është Qabja.
Jeta, pasuria dhe nderi i njeriut janë të shenjta sikurse shtëpia e shenjtë e Zotit, sikurse Qabja. Sikurse muaji i shenjtë i haxhit, sikurse kodra e arafatit.
Vëllezër të nderuar!
Ditëlindja e pejgamberit a.s është dita e vëllait tonë i cili ka qarë për ne. Ai është vëllai ynë dhe ne jemi vëllezërit e tij. A nuk e dini rastin kur është pyetur se pse po qante dhe se kush ishin vëllezërit e tij ai pa hezitim është përgjigjur duke thënë: “Vëllezërit e mi janë ata të cilët vijnë në gjeneratat e ardhshme”, ka pasur për qëllim edhe për gjeneratën tonë, në vendin tonë ku para çdo namazi marrim abdes dhe falim namaz. Ne, në çdo namaz dërgojmë salavate për të dashurin tonë pejgamberin a.s.
Dashuria ndaj pejgamberit a.s. duhet të jetë më e madhe se sa dashuria ndaj vetes sonë. E dimë rastin kur Omeri i kishte thënë pejgamberit a.s. se e donte më shumë se familjen e tij dhe më shumë se pasurinë e tij, por jo më shumë se veten tij. Mirëpo, pastaj, duke e menduar se si kishte jetuar në errësirë, në injorancë dhe në pabesim dhe se pejgamberi a.s. e kishte nxjerrë nga errësira në dritë, nga pabesimi në besim, kishte shkuar te Pejgamberit a.s. dhe i kishte thënë: “O i Dërguari i Allahut! Për Zotin, ti më je më i dashur se vetja ime!”
Përfundim
Ditëlindja e pejgamberit a.s. është dita e mëshirës, është dita e mëshirës për botët, siç thotë Zoti i Madhërishëm: “(O Muhamed)Të kemi dërguar mëshirë për gjithë botët.” (Enbija, 167)
Mëshira, butësia dhe mirësia e pejgamberit ka përfshirë gjithë njerëzimin, ka përfshirë kafshët, ambientin dhe të gjithë krijesat.
Mëshirën dhe vlerën e Pejgamberit a.s. e ka cilësuar Vetë Allahu i Madhëruar, duke e lartësuar atë me salate dhe selame, me lutje për paqe dhe mëshirë.
Mëshira e tij u siguron besimtarëve sigurinë dhe qetësinë e vërtetë ku Zoti i Madhërishëm thotë: “Pastaj All-llahu zbriti qetësinë e vet në të dërguarin e Tij dhe në besimtarët”. (Tevbe, 26)
Zoti ynë!
Na forco në fenë tonë, e cila është mbrojtje dhe siguri e çështjes sonë;
Na e rregullo këtë botë në të cilën është jeta jonë;
Na përgatit për jetën tonë në botën në të cilin është kthimi jonë;
Na e bëj jetën ambient të përshtatshëm për çdo punë të mirë dhe
Na e bëj vdekjen qetësi, pushim dhe shpëtim nga çdo e keqe.