HISTORIA E USHTARIT MË TË FORTË SIÇ E KA PARAPA ALI BIN TALIBI

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Junusi a.s. na ka sjellë begati të madhe kur e ka udhëzuar Allahu me shprehjen:

“Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtësi vetes!” (Enbija: 87).

Allahu i Madhërishëm i është përgjigjur lutjes së tij dhe e ka shpëtuar nga tragjedia. Kjo është ushtria më e madhe e Allahut. Nga shkaku se diçka e cila të ngushton nuk mund ta largosh.

 Për këtë arsye thuhet: Armiku sa më i butë të jetë, ai bëhet më i ashpër. Kjo nga shkaku se armiku nëse ka formë të madhe, mbrojtja prej tij është më e lehtë se prej armikut të vogël me lëvizje të shpejtë. Nëse armiku është i madh, njeriu e sheh madhësinë e tij nga larg, atëherë njeriu ikë dhe fshihet. Ndërsa nëse armiku është si f.v. gjarpër, ndoshta njeriu nuk e sheh, e ndonjëherë nuk mund të ikë prej tij. Nëse është mikrob ose virus i cili nuk shihet me sy, ai armik është më i ashpër dhe më i fuqishëm për t’u ballafaquar njeriu me të.

Kështu pra, çdo vështirësi në këtë botë mund t’i largoheni përpos atij i cili përvidhet te ti me butësi dhe me imtësi. Ti nuk e di hyrjen e tij.

Ne dëgjojmë se një njeri është goditur me një sëmundje të caktuar. Kjo nga shkaku se e ka kapluar ndonjë armik virus i caktuar. Ky njeri nuk e di se si ka depërtuar ky virus në trupin e tij, mirëpo është befasuar, kur i është paraqitur sëmundja pasi që virusi ka qëndruar në trupin e tij për dy javë i heshtur. Kështu ne e shohim se armiku sa herë që është i butë është më i ashpër.

Mërzia është prej sprovave më të vështira dhe më të ashpra.

Të gjithë e dimë historinë e Imam Aliut – Zoti e zbardhtë fytyrën e tij – e cila njihet si fetva. Njerëzit kanë dashur ta pyesin për diçka që nuk mund të jepte përgjigje, ose të gjente zgjidhje. Janë tubuar disa njerëz dhe kanë thënë: Dëshirojmë t’i mbledhim disa elemente të vështira dhe ta pyesim e ta vëmë në sprova.

Pasi që janë takuar me Aliun, Zoti e zbardhtë fytyrën e tij, i kanë thënë: Dëshirojmë ta presupozojmë gjithësinë e Allahut të Madhërishëm. Ishim ulur dhe dëshironim ta dinim se cila krijesë e Allahut është më e fuqishme. Ne nuk pajtoheshim, kështu që secili e thoshte një element në bazë të mendimit të tij.

AliI bn Talibi nuk është hamendur fare dhe nuk ka thënë fjali të ndara por të njëpasnjëshme dhe nuk është ndalur fare. Nuk ka kërkuar askush të vazhdonte më tutje, por i ka përkufizuar nga fjalia e parë forcat më të mëdha, në bazë të renditjes dhe fortësisë, ashtu që të harmonizohet njëra nga tjetra. Ky është argument se çështjen e ka paraqitur si çështje të sigurt. I ka zgjatur gishtat e dorës dhe ka thënë: Ushtritë më të forta të Allahut janë dhjetë: Kodrat e ngulitura, por hekuri i shpartallon ato kodra, mirëpo zjarri e shkrinë hekurin, por uji e fik zjarrin. Mjegullat e mbushura me ujë i shpërndajnë erërat, ndërsa njeriu e ndërpret ndikimin e erës duke u mbuluar me rrobë apo me diçka tjetër për të plotësuar nevojën. Dehja e mundë njeriun, por gjumi e mund dehjen, ndërsa mërzia e mund gjumin, kështu që ushtria më e fortë e Allahut është mërzia.

Kështu ka thënë Ali bin Ebi Talibi. Mërzia dhe brenga janë prej ushtrive më të forta të Allahut.

Junusi a.s. është shkaktar nga i cili Allahu Famëlartë ia ka paraqitur çdo besimtari që kur të vjen momenti i shpëtimit nga mërzia dhe brengat ta thotë lutjen e Junusit a.s. ku thotë se: “Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtësi vetes! Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.” (Enbija: 87-88).

Kështu bëhet përgatitja për të shpëtuar nga “mërzia”, nga specifikimi deri te përgjithësimi.

Xhafer bin Sadiki r.a. këtë lutje e ka parapa të jetë “përmendje e mirë” për besimtarin, ashtu që të ballafaqohet me të gjitha ngjarjet e jetës. Në të gjitha rastet e trishtimit. Kjo nga shkaku se frika e kërcënon njeriun nga atje ku nuk e di.

Sa i përket brengës, njeriu nuk e di se nga i bie në mendje. Nuk e di njeriu lajkatimin e saj, nga shkaku se njeriu nuk e di se çka ka në vete.

Angazhimi i njeriut në çështje të kësaj bote dhe duke qenë i qetë dhe i pajtuar për të gjitha çështjet e kësaj bote bënë që njeriu të jetë i mbrojtur nga brengat.

Lini një koment