“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Allahu Famëlartë na tregon për një lloj tjetër përballë koprracit. Shpenzimi i koprracit është i pavlefshëm. Me qëllime jo të mira.
Pse?
Kjo nga shkaku se shpenzon për t’u proklamuar.
Për këtë arsye, ata të cilët i dinë mirësitë e Allahut: Përzgjidhe kontributin e atij i cili kontribuon. Ti kur të kontribuosh me diçka për ndonjë njeri ti e vlerëson në bazë të mundësive të tij pa marrë parasysh duke e lavdëruar me fjalë ose me diçka tjetër. Mirëpo, Allahu i vlerëson çështjet krejt ndryshe. Për këtë arsye, Othmani r.a. kur e ka përgatitur ushtrinë në kohë krize ka thënë: “Pas kësaj dite, asnjë vepër nuk do ta dëmtojë Othmanin.” 11
Pse?
Nga shkaku se mallin e tij ia ka shitur Atij i Cili i ka të gjitha vlerat.
Ndërsa, ai i cili jep për t’u proklamuar para njerëzve i themi: “Ti ke përzgjedhur diçka të cektë, nga shkaku se mallit ia ke përcaktuar një çmim me vlerë të ulët. Proklamimi i njerëzve nuk ta jep shpërblimin e Allahut. Atë që njerëzit e vlerësojnë për kontributin tënd mund të jetë vlerësim negativ, mund të kenë zili për pasurinë tënde, mund të të bëjnë keq. Atëherë pse jep për t’u proklamuar?
Allahu Famëlartë thotë:
“Allahu bleu prej besimtarëve shpirtat dhe pasurinë e tyre me Xhennet”. (Tevbe: 111).
Allahu i Madhërishëm e ka ble besimtarin. Ai i Cili është Krijues i tij, e ka ble edhe pasurinë e besimtarit të cilit Vet ja ka dhuruar. Për atë kontribut u ka dhënë begati të madhe, të përhershme, i cili nuk humb dhe nuk shkon te të tjerët. Nuk i humb me vdekjen e tij ose pas vdekjes së tij. Ia ka dhënë Xhenetin. Xheneti është i çmuar dhe i shtrenjtë. Nuk krahasohet me asgjë. Ai i cili nuk ka zili ua ka dhënë xhenetin i cili nuk ju humbë atyre dhe të cilin nuk e humbin. Kështu pra, Ai i cili proklamohet para njerëzve, ai është prej të humburve dhe nuk merr vesh në bazat e tregtisë.
Për këtë arsye, Allahu Famëlartë e ka përngjarë me ajetin tjetër:
“O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim, siç bën ai që ia jep pasurinë e vet sa për sy e faqe të njerëzve, e nuk e beson Allahun dhe botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur i madh e i lëmuar mbi të cilin ka pak dhe, e kur e godet atë një shi i madh e lë të zhveshur (lakuriq)”. (Bekare: 264).
“Safvan”, është kodër, me fjalë tjera shkëmb i madh dhe mbi të ka pak dhe.
Kodra shkëmb me pak dhe, dhe kur të bie shiu e largon dheun dhe nuk mbetet asgjë në të.
Kështu pra, ai i cili shpenzon për t’u proklamuar, ai e ka besimin e dobët, nuk ka njohuri mbi bazat e shitblerjes.
Kjo nga shkaku se njeriu nëse dëshiron që të shes një artikull dhe në atë mes është një tregtar i cili e blen me çmim të shtrenjtë dhe të sigurt, çka bënë ai blerës? Të gjithë i përplasë për tokë, ashtu që askush nuk mund të paguaj më shumë, saqë edhe po të mund ta paguanin, çmimi do të ishte më i lirë në krahasim me atë çka u ka premtuar Allahu robërve të Tij.
Për këtë arsye ne kemi thënë: Çdo njeri i cili jep, le të jetë i kujdesshëm ashtu që të mos lavdërohet para të tjerëve se ka dhënë, ose, le të jetë i kujdesshëm, që të mos dinë të tjerët kur kontribuon. Njeriu nuk duhet të tregohet se kontribuon financiarisht. Për këtë arsye, pejgamberi a.s. ka thënë:
“Njeriu i cili fsheh (kontributin) saqë nuk e di e majta se çka ka dhënë e djathta”.12
Pse?
Nga shkaku se pejgamberi a.s. ka thënë: Dora e lartë (e cila jep) është më e mirë se dora e ulët (e cila merr).
Për këtë arsye, njeriu le të fshihet nga syri i njerëzve kur kontribuon, ashtu që ta fiton të gjithë mirësinë tek Allahu. Mirëpo, Allahu nuk dëshiron që ta ngushtojë fushën e vetkontributeve.
Allahu Famëlartë thotë:
“Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai ua largon të këqijat. Allahu është i njohur hollësisht për veprat e juaja”. (Bekare: 271).