HISTORIA E OTHMANIT R.A. DHE TË QAJTURIT E TIJ TE VARRI

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Prej këshillave të Allahut është se ka thënë: “Nefsi urdhëron të keqen” – vetëm ky sqarim mjafton për të ditur veprimin e nefsit. Ajo nuk është urdhërues i së keqes në kuptimin se e urdhëron njeriun që një herë të bie në mëkat e pastaj më çështja e tij përfundon.

Jo.

Përkundrazi, o njeri ke kujdes në të vërtetën e veprimit të nefsit. Ajo gjithmonë urdhëron në të keqen dhe ti e di se ngarkesat nga Zoti janë urdhëresa, ose janë ndalesa. Ndonjëherë i pranon urdhëresat si obligim dhe e rëndon veten, ndërsa e di se ndalesat të pengojnë nga veprimet të cilat i dëshiron. Kjo nga shkaku se në aspektin e jashtëm duken kënaqësi dhe i përgjigjesh thirrjes së epshit njerëzor.

Për këtë arsye, pejgamberi a.s. ka thënë: “Xheneti rezervohet me të urryerat e saj. Xhehenemi rezervohet me plotësimin e dëshirave të epshit”.13

Pra, mëkatet të tërheqin, mirëpo i mençuri i mbizotëron dëshirat dhe i parasheh pasojat larg, dhe nuk i shikon kënaqësitë e përkohshme, vetëm nëse e shikon si qëllim i cili e shpie te ajo kënaqësi. Kjo nga shkaku se ndonjëherë diçka të kënaq për një çast, e pastaj vuan për një kohë të gjatë nga ajo kënaqësi e çastit.

Për këtë arsye kemi thënë: Ai i cili vepron për veten e tij, vepron duke qëndruar indiferent nga shpërblimi për devotshmëri dhe nga dënimi për mëkat. Po ta dinte shpërblimin e devotshmërisë, dhe dënimin e mëkatit, nuk do të vepronte për veten e tij. Për këtë arsye, pejgamberi a.s. ka thënë: Njeriu nuk bën prostitucion qenë besimtar. Njeriu nuk vjedhë duke qenë besimtar. Njeriu nuk pi alkool duke qenë besimtar.14

Kështu pra. Që në momentin kur njeriu bën mëkat, ai e fsheh besimin e tij dhe nuk i shkon në mendje vdekja deri sa të pendohet nga mëkati i tij ose para se ta shlyen atë gabim.

Njeriu gabon në llogari të jetës së vet. Kjo nga shkaku se askush nuk e di se edhe sa do të jetojë, ose, askush nuk e di kur do të gjykohet nga Zoti për mëkatin e vet.

Kërkohet nga çdonjëri prej neve ta ketë në mendje hadithin e pejgamberit a.s. :

“Vdekja është kataklizmi (kijameti), kush vdes për të ka ndodhur kataklizmi”.

Ne e kemi shembullin më të mirë nga halifja i tretë i pejgamberit a.s. pra nga Othman bin Affani r.a., i cili kur qëndronte pranë varreve qante saqë pikat e lotit i rridhnin në mjekrën e tij.

Kur është pyetur për këtë duke i thënë: Ta përmendim xhenetin dhe xhehenemin dhe nuk qanë, ndërsa qanë kur qëndron pranë varrezave. Ai është përgjigjur: E kam dëgjuar pejgamberin a.s. duke thënë: “Varri është shkalla e parë e botës tjetër. Nëse i vdekuri shpëton në shkallën e parë tjerat i ka më lehtë. Nëse aty nuk shpëton, tjerat i ka më vështirë”. 15

Për këtë arsye, askush nuk mund t’i ikë takimit me vdekjen.

Ajeti vazhdon:

“Vetëm çka mëshiron Zoti im! Vërtetë Zoti im është Falës, Mëshirues”. (Jusuf: 53).

Ne e dimë se ka diçka çka shëron nga sëmundja dhe diçka çka e parandalon sëmundjen nga njeriu dhe nuk lejon që të sëmuret.

Allahu Famëlartë është Falës, që nënkupton: I falë dhe i fshinë mëkatet.

Allahu Famëlartë është i Mëshirshëm, është Mëshirues, që nënkupton: Ia jep formulën njeriut që të parandalon sëmundjen, ashtu që të mos bie në të njëjtin problem.

Lini një koment