“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Për ndalesën e luftës në Qabe Zoti i Madhërishëm thotë:
“Dhe luftoni ata kudo që t’i zini, dëboni prej vendit ata sikurse ju përzunë ata juve. Fitneja është më e rëndë se vrasja. Mos i luftoni ata pranë xhamisë së shenjtë (Mesxhidul-Haram) deri sa ata t’ju luftojnë juve aty, e nëse ju sulmojnë, atëherë sulmoni edhe ju ata. I këtillë është ndëshkimi ndaj pabesimtarëve.” (Bekare: 191), për atë se, kur të jenë muajt e ndalesës së luftës, ose kur të arrijnë te vendi i Qabës, pushojnë dhe nuk luftojnë. Pastaj e ndiejnë kënaqësinë e paqes dhe rëndësinë e marrëveshjes dhe i japin fund arsyeve të konfrontimeve, duke mos luftuar. Nxitjet e luftës shkaktojnë luftë, ndërsa kënaqësia e paqes, sigurisë dhe ndjenjat me mendje të qetë ndikojnë në marrëveshje dhe dhënies fund të konfrontimeve nëpërmjet rrugës paqësore.
Ai i cili i analizon këto vende të shenjta të cilat i ka shenjtëruar Allahu, sheh nivele të ndryshme dhe sikurse ato nivele, epiqendër e kanë shtëpinë e Allahut – Qabën, pastaj vendin e shenjtë rreth saj, pastaj qytetin e shenjtë – Mekën. Pastaj vendet e kryerjes së rregullave të Haxhit, të cilat marrin kohë disa ditë për kryerjen e Haxhit.
Sa i përket Qabës, nuk është Qabja si objekt i ndërtuar të cilin e shohim. Qabe është vendi, ndërsa ndërtesa është objekti i vendosur në atë vend. Nëse prishet ndërtesa e cila gjendet sot në atë vend, atëherë vendi në të cilën qëndron objekti është Qabja. Ky është vendi i saj, qoftë nëse zbret në thellësi të tokës së vendit të saj, qoftë edhe nëse ngritet në nivele të larta qiellore.
Kështu pra, shtëpia e shenjtë e Allahut është vendi prej toke deri në qiell. A nuk e sheh se si njerëzit falen në katet mbi dhe rreth saj? Ata janë shumë lartë në krahasim me objektin. Ata drejtohen mbi hapësirën e Qabës, e jo në vet Qabën.
Pse?
Nga shkaku se Qabja vazhdon të jetë në qiell aq sa dëshiron Allahu.
Pastaj vjen në radhë Mesxhidi: Mesxhid është hapësira e tokës e cila përkufizohet me vend falje. Mirëpo mesxhid është vendi në të cilin falesh ti, dhe e bën objektin për falje, siç është rasti me këtë mesxhid ku jemi, pra nga aspekti i vendit të objektit, ose mesxhidi i hapësirës jashtë xhamisë, atëherë kur nuk ka vend për falje brenda objektit dhe falemi në rrugë jashtë oborrit të xhamisë. Në këtë rast edhe ajo hapësirë është Mesxhid. Thuhet: Nëse radhët vazhdojnë deri në qytetin Sanaa (Jemen) deri aty është Mesxhid.
Të kthehemi në temën se çka ka ndodhur në mes të muslimanëve dhe idhujtarëve në Hudejbije.
Muslimanët janë penguar nga pabesimtarët për të shkuar në Qabe, në largësi sa shohin sytë. Për këtë veprim të pabesimtarëve, muslimanët janë mllefosur. Disa prej tyre kanë propozuar që të hynin në Meke me dhunë, përkundër dëshirës së idhujtarëve.
Mirëpo ka ekzistuar një sekret në mes të pejgamberit a.s. dhe Zotit të tij dhe ka zbritur në kushtet e tyre dhe ka bë marrëveshje me ta, e cila quhet: “Marrëveshja e Hudejbijes”, gjë që ka shkaktuar një dozë rezerve në mesin e sehabeve, në krye të të cilëve ka qenë Omeri r.a., i cili ka thënë: O i dërguar i Allahut! A nuk jemi ne në të drejtën?
Pejgamberi a.s. i ka thënë: Gjithsesi po!
Prapë i thotë: A nuk janë ata në të padrejtën!
Pejgamberi a.s. i ka thënë: Gjithsesi po!
Atëherë i thotë: Pse ne të zbresim nga e drejta e fesë sonë?
Prej pikave të marrëveshjes së Hudejbijes ka qenë:
Nëse pabesimtari e pranon Islamin dhe hynë në radhët e muslimanëve, Muhamedi a.s. e kthen prapë. Ndërsa nëse muslimani shkon te ata, ata nuk e kthejnë te muslimanët.8
Nëna e besimtarëve, zonja Umu Seleme r.a. ka mbajtur qëndrim madhështor në atë ngjarje të vështirë. Ajo ka dhënë mendim burrëror, mendim pozitiv dhe mendim të drejtë. Me këtë duhet të krenohet femra në Islam. Me këtë duhet t’i kundërpërgjigjemi shoqatave feministe sa i përket të drejtës së gruas.
Pejgamberi a.s. kur është kthyer në tendën e vet, ishte i brengosur dhe i thotë Umi Selemes: “Oj Umi Seleme, u shkatërruan muslimanët. I kam urdhëruar, mirëpo nuk po e zbatojnë urdhrin.” 9 Që ka pasur kuptimin: I ka urdhëruar që të ktheheshin në Medine pa e kryer Umren atë vit.
Umi Seleme i thotë: O i dërguar i Allahut. Ata janë të tronditur, për shkak se janë penguar nga shtëpia e Allahut, në largësi sa edhe e shohin shtëpinë e Allahut. Mirëpo, o i dërguar i Allahut vepro me çka të ka urdhëruar Zoti yt. Ti vepro dhe kur të shohin se ti veçse je duke vepruar e kuptojnë se je i vendosur, që do të thotë se nuk merr vendim tjetër. Me të vërtetë pejgamberi a.s. e ka marrë parasysh këtë këshillë, kështu që shkon dhe i qethë flokët, e prenë kurbanin, pastaj edhe të tjerët kanë vepruar ashtu dhe ka përfunduar çështja.
Mirëpo, para se të ktheheshin në Medine, ishte dëshira e Allahut që t’i informonte për urtësinë se pse pejgamberi a.s. i ka pranuar kushtet e idhujtarëve, edhe pse ato kushte ishin të padrejta.
E para: Në këtë marrëveshje dhe në këtë kontratë ata e kanë pranuar Muhamedin, vendin dhe pozitën e tij dhe se ai është bërë palë e barabartë me ta. Kjo në vetvete është fitim.
E dyta: Që të dy palët janë pajtuar që ta ndërpresin luftën për shumë vite. Kjo kohë u ka dhënë mundësi muslimanëve që të angazhohen në pranimin e delegacioneve dhe përhapjen e fesë së Allahut.
E treta: Pejgamberi i Allahut ka pasur mundësi që të futej në Meke përkundër dëshirës së banorëve të Mekës. Ka pasur mundësi që t’i vret që të gjithë, mirëpo si do të ishte qëndrimi i banorëve Mekas të cilët e kishin fshehur besimin dhe askush nuk e dinte për besimin e tyre. Ata ishin në mesin e pabesimtarëve dhe do të përjetonin atë çka do të përjetonin pabesimtarët. Po të dalloheshin pabesimtarët, apo po të dilnin në taborin tjetër do t’i njihnin.
Lexo thënien e Allahut të Madhërishëm:
“Ata janë që nuk besuan, ju penguan t’i afroheni xhamisë së shenjtë (Qabes), duke i mbajtur kurbanet të penguar të arrinin në vendin e vet. E sikur të mos kishte burra besimtarë dhe gra besimtare, që ju nuk i dinit, e t’i sulmonit duke mos ditur, dhe me mbytjen e ndonjërit prej tyre të turpëroheni (Zoti do t’ju jepte leje të hyni në Mekë). (E bëri atë) Për të marrë Allahu në mëshirën e vet atë që do. Dhe sikur të ishin të ndarë, Ne do t’i dënonim me një dënim të rëndë ata prej tyre të cilët nuk besuan.” (Fet’h: 25).
Pastaj, Zoti i Madhërishëm thotë për Qabën:
“Atë të cilën e kemi bë për njerëzimin”. (Haxh: 25).
Pra, për të gjithë:
“pa marrë parasysh për rezidentin dhe për jorezidentin” (Haxh: 25).
“Akif”: ka kuptimin e rezidentit.
“Bad” ka kuptimin e ardhacakut jashtë Mekës.
Pjesa e ajetit “Sevaun” ka kuptimin: Këto dy kategori plotësisht janë të barabarta.
Për këtë arsye, atyre të cilët rezervojnë vendet e tyre, posaçërisht për veten e tyre në Qabe dhe në shtëpi të Allahut (në xhami) u themi: Ndaluni, se vendi është rezervuar te Allahu më herët, e jo për atë i cili e ka vendosur sexhaden dhe e ka zënë vendin.
Duke u bazuar në këtë ajet:
“Të barabartë janë në të rezidenti dhe jo rezidenti”. (Haxh: 25).
Disa kanë thënë: Nuk lejohet dhënia me qira në Mekë. Kush dëshiron që të banojë atje le të banojë pa paguar qira, ashtu që të jenë të barabartë rezidentët dhe jo rezidentët. Ky mendim është refuzuar ngase shtëpitë janë edhe vende banimi dhe hapësira. Toka e Mekës ka qenë e të gjithëve atëherë kur toka ka qenë e lirë (vetëm hapësirë) derisa ka ndërtuar banesa kush ka ndërtuar. Mirëpo, pasi që janë ndërtuar shtëpitë (banesat), atëherë është shndërruar në vendbanim dhe nuk lejohet të hynë askush në to pa leje dhe pa dëshirën e tyre.
Është zhvilluar debat për këtë çështje në mes të Handhalijut në Meke dhe Imam Shafiijut, ashtu që Handhaliju mendonte se në Meke nuk lejohet dhënia e shtëpive me qira, nga shkaku se në bazë të këtij ajeti, ajo është për të gjithë.
Shafiiju i është kundërpërgjigjur me atë se po të ishte çështja ashtu, Zoti i Madhërishëm nuk do të kishte thënë për muhaxhirët: “Ata të cilët janë dëbuar nga shtëpitë e tyre”.
Pra, i ka cilësuar “shtëpitë” e tyre dhe kur ka zbritur pejgamberi a.s. në Mekë nuk do të kishte thënë: “A i ka ble ndokush vendbanimet apo vendet tona”.10 Çështja “akijlë” ka për qëllim blerjen e shtëpive të tyre (nga ndokush) pas migrimit të tyre. Kjo tregon për pronësinë e tyre. Për këtë shkak Handheliu e ka pranuar mendimin e Shafiijut.
Kjo dhe, ajeti përfshinë vetëm Qabën dhe jo tërë vendin (e Mekës). Nuk ka mospajtime sa i përket qytetit të Mekës në përgjithësi.
Pastaj Zoti i Madhërishëm thotë:
“u dëbuan pa kurrfarë të drejte nga shtëpitë e tyre.” (Haxh: 40).
Termi “Ilhad” ndonjëherë përdoret në raport me Allahun Famëlartë, pra për atë që e kundërshton besimin në Zotin. Në këtë rast termi “Ilhadë” ka për qëllim – largimi nga rruga e drejtë. Fjala “bidhulmin” në këtë rast është përdorur për diçka e cila nuk ka arritur në nivelin e pabesimit.
Padrejtësia e cila bëhet ndaj shtëpisë së Allahut është mëkat i madh. Kjo nga shkaku se i bën padrejtësi shtëpisë së Zotit tënd -Qabës. Do të duhej që të turpërohesh vetëm kur është në pyetje mëkati. Në këtë rast duhet turpëruar vetëm kur dëshirohet mëkati. Kjo nga shkaku se duhet ta kesh parasysh Madhështinë e Allahut. Ashtu që, sikurse Allahu i ka dhënë specifikë shtëpisë së Tij (Qabës) në shumëfishin e problemeve, e kundërta është në çështjen e mëkatit, pra bëhet mëkat i madh.
Ti je në shtëpinë e Tij, andaj kujdes në këtë çështje.