“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”
Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
–
Allahu Famëlartë thotë:
“Urrejtja ndaj një populli, që iu pat penguar nga xhamia e shenjtë, të mos iu shtyj të silleni në mënyrë të padrejtë kundër tyre”. (Maide: 2).
Pra, të mos ndikojë urrejtja e një njeriu që të mos veprosh drejtë. Por bëhu i drejtë me të.
Ai i cili meriton të drejtën, duhet ta merr atë të drejtë. Përndryshe, urrejtja do të të jetë në dobi të armikut tënd. Kjo nga shkaku se Allahu e dënon besimtarin nëse ai e vendos epshin dhe urrejtjen në kandarin e drejtësisë. Gjykimi i urrejtjes, armiqësisë, dhe epshit do të jetë në dobi të kundërshtarit.
Allahu i Madhërishëm shton dhe thotë:
“Veproni drejtë, kjo është më afër devotshmërisë”. (Maide: 2).
Drejtësia me kundërshtarin është qortim për kundërshtarin. Kjo ngase ai e ka kundërshtuar besimin dhe me siguri se kundërshtari do të thotë në vetvete: Drejtësia nuk e ka lejuar që ta thotë të vërtetën. Vetëm besimi e ka bë atë njeri stoik dhe të fortë. Feja e tij e cila e urdhëron një gjë të tillë është feja më e mira.
Kështu pra, o besimtarë, që në momentin kur të gjykosh me drejtësi ndaj kundërshtarit, ti e ke qortuar nga shkaku se ai nuk është besimtarë, mirëpo kundërshtari e sheh se ti anon nga padrejtësia dhe nuk vepron me drejtësi, në këtë mënyrë e ke trimëruar që të mbetet në pabesimin e tij. Kjo nga shkaku se e kupton se ti e pason epshin.
Përderisa kur e sheh se ti qëndron në pozicionin për ta dashur Allahun edhe pse ballafaqohesh me kundërshtarin tënd. Kjo dëshmon se besimi në të cilën beson është besim i drejtë. Ti vepron drejtë qoftë edhe me armikun tënd. Nëse e urren njeriun, nuk lejohet që t’i bësh padrejtësi.
Zoti Famëlartë nuk e ka ndaluar urrejtjen. Kjo nga shkaku se urrejtja është çështje instinkti, mirëpo ndalesa përkufizohet në atë se kur të veprosh me atë të cilin e urren, të veprosh me drejtësi. Njeriu duhet të besoj me besim kategorik ashtu që kush i ka bë padrejtësi, ai njeri të mos del jashtë kornizave të dëgjueshmërisë së Allahut.
Kështu pra, Allahu Famëlartë nuk të ndalon nga dashuria, apo urrejtja ndaj ndokujt, por na ka ndaluar që t’i bëjmë padrejtësi atij të cilin e urrejmë, ose që ta duam me dashuri false në dëme të barazisë apo padrejtësi.
I nderuari ynë, Omeri r.a. na sjell shembull praktik në lidhje me këtë çështje. Në betejën e Jemames Ebu Merjem el Hanefij, e ka mbytur vëllanë e Omerit, e Omeri r.a. i ka thënë: “Largohu nga unë, sepse nuk të dua”. Ebu Merjem el Hanefij i thotë: Edhe pse ti nuk më do, kjo nuk e ndalon të drejtën prej të drejtave të mia?
Omeri i thotë: Jo.
Ai i thotë: Unë vazhdoj me dashuri të grave!?
Kështu pra: Duaje kë të duash, urreje kë të duash, mirëpo mos i bën padrejtësi atij të cilin e do ose t’i bësh padrejtësi atij të cilin e urren!
Për këtë arsye, Allahu i Madhërishëm thotë:
“Kur të flisni, flisni drejtë, qoftë edhe në dëm të të afërmit”. (En’am:152).
Nëse bëhesh i drejtë në jetë dhe e flet të drejtën, do të bëhesh i mirë dhe i dashur. Do të duhesh në veprimet tjera të veçanta.
Thënia është dëshmi. Nëse dëshmon për diçka, thuaje të vërtetën dhe të drejtën.
Në deklarata thuaje të vërtetën!
Në gjykim gjyko të vërtetën!
Në testament thuaje të vërtetën!
Në fetva thuaje të vërtetën!
Kështu pra, fjala e drejtë është fjalë e cila ndërlidhet në shumë raste. Kjo nga shkaku se, kur e thua të vërtetën ke mundësi që të vendosësh në drejtësi veprimtarinë e jetës tënde. Kandar i veprimtarisë së jetës tënde nuk është i mirë nëse i jep prioritet të padrejtës ndaj të drejtës.
Kjo nga shkaku se, nëse gjykon për diçka e cila nuk e meriton, ti i ke dhënë atë çka nuk është e tij. Kështu që lëvizjet në jetë i bënë lëvizjet të panivelizuara, mirëpo nëse e ruan balancimin e çdo lëvizjeve dhe secili e merr pjesën e vet në jetë për aq sa ka vepruar, atëherë i ka nivelizuar të gjitha çështjet dhe nuk mund të shohësh që një komunitet të jetojë në kurriz të tjerëve dhe t’i diskriminon të tjerët.
Kështu pra, fjala e drejtë është kandar i jetës stabile, të qetë dhe të qëndrueshme.
Ajo çka ndikon në padrejtësi është epshi. Kur të del në skenë epshi, ai mundohet që të ndikon që të anosh në anën e pamerituar.
Çështja e parë që ndikon që të anosh në anën e pamerituar është çështja që ndërlidhet me ty, ose me të afërmit e tu, dhe -Zoti na ruajttë – ti dëshiron të gjykosh gabim për të ia bë qejfin të afërmit. Mirëpo në këtë rast nuk e ke plotësuar të drejtën e afërsisë. Kjo nga shkaku se e drejta e afërsisë është që ta pengosh në çdo çështje të haramit, t’ia mbrosh nderin e tij, t’ia mbrosh interesin e tij meritor. Për këtë arsye, Allahu Famëlartë të urdhëron ta thuash fjalën e drejtë, qoftë çështja e gjykuar për të apo kundër tij. Kjo nga shkaku se, nëse gjykon gabim, ke gjykuar kundër tij dhe jo për të.
Zoti i Madhërishëm thotë:
“O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hirë të Allahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfanjak, pse Allahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t’i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrembëroni ose tërhiqeni, Allahu plotësisht di ç’ka punoni”. (Nisa: 135).
Përderisa besimtari e ka filluar besimin me vlerën e besimit, atëherë kjo e tregon besimin e tij dhe drejtësinë ta bën çështje e cila udhëheqë në të gjithë veprimtarinë e tij, dhe jo ta bën çështje me të cilën vepron një herë e pastaj t’i jep fund drejtësisë, por bëje drejtësinë kandar për të gjitha çështjet e jetës tënde.
Për besimtarin, nuk mjafton që të jetë vetëm i drejtë, por duhet që dëshmia e tij të jetë vetëm për Allah.
Pse?
Përgjigjja:
Të presupozojmë një njeri i cili e mohon Zotin – Zoti na ruajttë – e vendosë drejtësinë në mes njerëzve, mirëpo kjo nuk do të thotë se ka hyrë brenda kornizës së besimit. Ajo çka bënë pjesë brenda kornizës së besimit është që të veprohet me drejtësi duke e pasur në mendje Allahun.
Në këtë mënyrë dëshmia dhe drejtësia duhet të jetë për Allah, dhe jo për ndonjë interes, dhe për ndonjë qëllim, jo për t’i kënaqur apetitet dhe as për ndonjë përfitim, por për të vendosur drejtësi në gjithësinë e Allahut ashtu siç dëshiron Allahu. Përndryshe, nëse gjykohet sipas epshit do të shkatërrohej toka.
Allahu Famëlartë thotë:
“E sikur të përputhej e vërteta me dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin qiejt e toka dhe çdo gjë që gjendet në to”. (Muëminunë: 71).
Ajo çka shkatërron dhe e prishë drejtësinë është epshi.
Thënia e urtë arabe: “E meta e mendimit është epshi”.
O ju besimtarë! Kujdes, mos e pasoni epshin, sepse në këtë mënyrë i shkatërroni aftësitë e juaja, nuk gjykoni dhe nuk veproni drejtë, por vetëm largoheni nga drejtësia.