HISTORIA E DEBATIT NË MES TË OMERIT DHE ABASIT

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Allahu Famëlartë thotë:

“… ata që u përpoqën t’i mposhtin ajetet (argumentet) Tona, të tillët janë banues të Xhehennemit.” (Haxh: 51).

Teksti “Në ajetet tona” ka kuptimin:

– ose të ajeteve natyrore si f.v.: Dielli, Hëna,

– ose ka të bëjë për mrekullitë natyrore,

– ose ka të bëjë për dispozitat ligjore.

Teksti: “Sea fijha” ka kuptimin: Fjalë e gabuar, e padrejtë. Ashtu sikurse ecë egërsira me pa të drejtë në mes të njerëzve.

Këta kur të gjykojnë ajetet (dukuritë) natyrore thonë: Kush e ka krijuar natyrën.

Kur e shohin mrekullinë natyrore nga pejgamberi thonë: Është magji, është legjendë nga e kaluara, është përrallë.

Nëse i shohin ajetet të cilat ajete janë ajete ligjore, thonë: Është poezi.

Në këtë mënyrë, dëshirojnë t’i dëmtojnë besimtarët në besimin e tyre, dëshirojnë t’i pengojnë nga rruga e Allahut.

Pjesa e ajetit “muaxhizijne” është fjalë e aktivit “mefail” si f.v.: “mukatil”: që do të thotë: Nuk ka mundësi ta bëjë këtë: Kështu e merr kuptimin: Nuk ka aftësi.

Fjala “Axheze fulanun fulanen” ka kuptimin: Përleshu me çdonjërin, do të mundesh nga çdonjëri.

Shembull tjetër: Është ballafaquar për të vërtetuar se cili është më i miri.

Shembull tjetër: Ka garuar dhe ka fituar.

Kështu pra: “Muaxhezete, mufailetë dhe musharekete”, në esencë e ka kuptimin: e ka sfiduar, nga frymëmarrja të cilën e merr njeriu nga brenda dhe e nxjerr jashtë. Ajo e cila e ngrinë gjakun dhe vazhdon me lëvizjen e njeriut dhe nëse i pengohet frymëmarrja atëherë vdes. Kjo ngase, njeriu mund ta përballon mungesën e ushqimit, mund ta përballon mungesën e ujit, por nuk mund ta përballon mungesën e ajrit.

Kjo përballje, kjo sfidë ka ndodhur në mes të Omerit dhe Abasit.

Omeri i ka thënë Abasit: A po përballesh me mua se cili do të qëndrojë më së shumti nën ujë. Ka pasur për qëllim: Të zhyten në ujë dhe cili prej tyre qëndron më shumë në ujë. Cili prej tyre e mban më shumë frymëmarrjen nën ujë. Me këso sfide njeriu mund të qëndroj nëse është mbi tokë, pra në ajër. Por, nëse zhytet dhe i mungon ajri nën ujë si do të mund ta përballojë? Nën ujë e ka vetëm frymëmarrjen të cilën e ka në mushkri.

Me këtë përballje kuptohet se cili prej tyre është më orator dhe më sqarues i çështjeve.

Lini një koment