HISTORIA E OMERIT ME GURIN E ZI

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

I nderuari ynë Omeri r.a. e lexonte Kur’anin si është më së miri. Njerëzit e shihnin duke e puthë gurin e zi (të Qabës). Ai i shihte se si njerëzit debatonin për këtë çështje. Si është e mundur kur feja e ndalon adhurimin e idhujve të cilët ishin nga guri, ndërsa në anën tjetër e njëjta fe i urdhëron puthjen e gurit. Pejgamberi a.s. e puthte. Kështu Omeri r.a. thoshte: “Për Zotin, unë e di se ju jeni vetëm gurë, as nuk sillni dëm e as dobi. Po të mos e shihja të dërguarin duke të puthur, kurrë nuk do të të kisha puthur.”6

Njerëzit e kuptuan se ka bazë ligjore, dhe se te ne guri nuk adhurohet, mirëpo pejgamberi a.s. e ka ligjësuar dhe ne duhet ta pasojmë atë.

Kështu Omeri ka reaguar ndaj atyre të cilët dëshironin të shkaktonin trazira dhe konfrontime.

Omeri r.a., kur ka folur për shtrenjtimin e mehrit, pasi ishte pajtuar për mos shtrenjtimin e tij, por më pas ai është dakorduar me citatin e ajetit fisnik, kur ia rikujton atij gruaja: Pastaj ka thënë: “O Omer, gabove, po si është e mundur të ndalosh ngritjen e mehrit përderisa Zoti Famëlartë ka thënë: “i keni pas dhënë shumë të madhe sa një thesar, mos merrni prej saj asnjë send”. (Nisa: 20).

Kështu që e ka lejuar që mehri të jetë edhe sa një thesar.

Pastaj, ka thënë publikisht: “Gruaja ia qëlloi (ka të drejtë) ndërsa ka gabuar Omeri.”

 Ka vepruar në këtë mënyrë për të sqaruar se nuk ka mendjemadhësi para ligjit të Allahut.

Kështu pra, kjo çështja është regjistruar dhe ka bazë. Duhet ta dimë si të reagojmë kur pyetemi për çështjet e fesë sonë.

Lini një koment