HISTORIA E EBU BEKRIT NË SHPELLË

“HISTORI TË SEHABEVE DHE NJERËZVE TË MIRË”

Autor: Muhamed Mutevel-li Sharavi.

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Ishin në shpellën Hira deri sa pejgamberi migronte për në Medine.

Pabesimtarët kishin arritur te hyrja e shpellës.

Sipas transmetimit: Gjurmët e këmbëve ishin përfunduar në hyrje të shpellës. Pra në hyrje të shpellës ishin gjurmët e fundit.

Ebu Bekri ka thënë: Po të shikonte ndonjëri në vendin e këmbëve tona do të na shihnin.

Mirëpo pejgamberi a.s. i ka thënë: O Ebu Bekër, çka mendon kur të jenë dy persona ndërsa i treti është Allahu? 5

Pejgamberi fisnik dëshiron që të ia tërheqë vërejtjen Ebu Bekrit se me ta është Allahu dhe se Allahu përkujdeset për ta.

Allahu Famëlartë nuk shihet. Kështu, çdo kush i cili është me Allahun nuk mund të shihet dhe nuk mund të dihet vendi i tij. Kështu pra, sa do që të kishin shikuar dhe kontrolluar, ata nuk kishin mundur ta shohin pejgamberin dhe Ebu Bekri Sidikin.

As rrjeta e merimangës, as veza e pëllumbit nuk kanë pasur mundësi t’i pengonin po që se pabesimtarët do të hynin në shpellë:

Po që se në mendjet e tyre do të thoshin: Është e palogjikshme që pejgamberi a.s. do të fshihej në këtë shpellë, do të ishte e mundur që ata ta vërtetonin, do të hynin në shpellë për t’i qetësuar zemrat e tyre, deri sa ta vërtetonin se askush nuk ishte brenda. Mirëpo, Allahu është Ai i cili i mbizotëron zemrat dhe mendjet. E ka bë ashtu që atyre as që ju ka shkuar ndërmend, saqë edhe po të kishin hyrë brenda nuk do t’i shihnin, përderisa me ta ishte Allahu.

Lini një koment