Ligjet e përbetimit në Zot dhe ligji i mallkimit

“Tefsiri mesatar i Kur’anit fisnik” – Vëllimi 1

Autor: Dr. Vehbetu Zuhejli

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Është obligative që të madhërohet Allahu.

Përbetimi në Allahun e Madhërishëm është nderim dhe respektim. Muslimani duhet të zbatojë përbetimin dhe të respektojë atë.

Nuk e prish atë që e ka dëshiruar dhe e ka synuar me përbetim duke e vepruar të kundërtën e përbetimit.

Ndonjëherë njeriu përshpejton dhe përbetohet se nuk do ta veprojë këtë apo atë, ose nuk do t’i ndihmojë apo nuk do t’i flas këtij apo atij, ose nuk do t’i jep lëmoshë këtij apo atij apo nuk do t’i pajtojë njerëzit, ose do të veprojë diçka e cila rezulton të jetë e keqe, e dëmshme për fenë e tij dhe për veten e tij. Allahu na drejton në atë çka është e mirë për ne. Na ka ndaluar që emrin e Tij fisnik ta kemi pengesë të së mirës, ose të na shpie në të keqe. Kush betohet se nuk do ta veprojë një të mirë, ose betohet se do të bëjë një të keqe, atëherë le ta thyejë (ka të drejtë) betimin dhe le ta kompensojë. Allahu i Madhërishëm thotë:

Ajeti 224:

E mos e bëni Allahun peng të betimeve tuaja (kur betoheni në Të), kur doni të bëni vepra të mira, të silleni mirë dhe të bëni pajtim ndërmjet njerëzve. Allahu dëgjon të gjitha dhe i di. (224)

Kuptimin e ajetit e sqaron hadithi i Muhamedit a.s. të cilin e transmeton Muslimi dhe Tirmidhiu ku thotë: “Kush përbetohet në diçka, pastaj e sheh se më e mirë është e kundërta, atëherë le të veprojë më të mirën dhe le ta kompensojë thyerjen e betimit.”

Këtë e vërteton edhe ajeti tjetër ku Allahu i Madhërishëm thotë:

“Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hir të Allahut lanë vendlindje e tyre, po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që Allahu t’u falë. Allahu falë dhe mëshiron shumë.” (En-Nurë: 22)

Ajetin e mësipërm disa dijetarë e kanë interpretuar se, duhet të ndalohet betimi i shpeshtë dhe i tepërt. Kjo si nderim dhe respekt ndaj emrit të Allahut në njërën anë, ndërsa në anën tjetër si ndalesë për të keqpërdorur emrin e Allahut me gjuhë dhe me fjalë, ngase betimi i shpeshtë nuk e nderon Atë, siç thotë Allahu i Madhërishëm:

“Mos e respekto askënd që betohet shumë dhe është i poshtër!” (El-Kalem: 10)

Çdo përbetim nuk realizohet, por obligative është realizimi i betimit të sinqertë (për të ardhmen).

Betim i sinqertë: është betimi kur muslimani betohet për diçka e cila mund të realizohet në të ardhmen, ose për t’u vepruar ose për të mos vepruar.

Përderisa, sa i përket betimit përgënjeshtrues, pra betimi që ka për qëllim gënjeshtrën, betimi cili e përflak betuesin në flakë të xhehenemit, ai betues në botën tjetër meriton zjarrin e xhehenemit.

Sa i përket këtij lloji të betimit, shumica e dijetarëve nuk parasheh se duhet të kompensohet, sepse përbetuesi me gënjeshtër e humb pasurinë e muslimanit.

Sa i përket përbetimit të panevojshëm: Është përbetimi vetëm me maje të gjuhës, duke mos pasur për qëllim përbetimin, me fjalë tjera nuk buron nga zemra, si f.v., “jo për Zotin”, “për Zotin mjerë për mua”. Për këto raste nuk parashihet përbetimi, ashtu siç nuk paraqitet kompensimi për betimin për një ndodhi të cilën përbetuesi ka menduar se ka ndodhur dhe më vonë rezulton e kundërta. Për këtë çështje nuk parashihet asgjë. Allahu i Madhërishëm thotë:

Ajeti 225:

Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por ju merr për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër. Allahu është i butë dhe falë shumë. (225)

Parashihet ndëshkimi në botën tjetër për përbetimin përgënjeshtrues dhe ndëshkim me kompensim në këtë botë, kjo sipas disa dijetarëve.

Shkaku i zbritjes së ajetit

Shkaku i zbritjes së ajetit është se, Abdullah bin Revaha është betuar se kurrë nuk do ta takoj dhe kurrë nuk do t’i flet dhe kurrë nuk do të pajtohet me vjehrrin e vajzës së tij Katiatun Hatemen. Ai thoshte: Jam betuar në Zotin se nuk do ta bëj dhe nuk i lejohej pos nëse çlirohej nga përbetimi. Atëherë ka zbritur ajeti:

“E mos e bëni Allahun peng të betimeve tuaja (kur betoheni në Te), kur doni të bëni vepra të mira, të silleni mirë dhe të bëni pajtim ndërmjet njerëzve. Allahu dëgjon të gjitha dhe i di.” (El-Bekare: 224)

Pastaj Allahu ka shpjeguar ligjin e mallkimit:

Ata që betohen se nuk do t’u afrohen grave të veta, duhet të presin katër muaj; nëse pendohen nga betimi, ta dinë se Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.

E, nëse vendosin të ndahen, vërtet, Allahu dëgjon dhe di çdo gjë.

Ajetet 226 dhe 227:

Ata që betohen se do të largohen prej grave të tyre (të mos bëjnë kontakt me to), afati i pritjes është katër muaj. Në qoftë se kthehen ata (heqin dorë nga betimi), s’ka dyshim Allahu bën falje dhe mëshiron. (226) E në qoftë se ata kanë vendosur për shkurorëzim, Allahu dëgjon (fjalët e tyre) i di (qëllimet e tyre). (227)

Ata të cilët betohen se katër muaj nuk do të kontaktojnë me bashkëshortet e tyre dhe pastaj e thyejnë atë betim të moskontaktimit të përmendur brenda afatit të përcaktuar (katër muaj).

Termi “El Fie”: konsiderohet kontaktimi seksual në kohën e paarsyeshme, pra është për atë i cili nuk ka kurrfarë arsyetimi për kontaktim seksual.

Allahu është Falës i madh ndaj personit i cili ka pasur qëllim që të dëmtojë dikë.

Allahu është i mëshirshëm për penduesin.

Muslimi ka regjistruar se pejgamberi a.s. është përbetuar dhe ka shkurorëzuar. Shkak i përbetimit ka qenë se gratë e tij kanë kërkuar që t’i furnizojë me atë që nuk mund ta posedonte.

Ibn Abasi ka thënë: Në kohën e injorancës përbetimi ka qenë një vit dhe dy vite e më shumë, ndërsa feja islame e ka përkufizuar në katër muaj.

Nëse insistojnë për shkurorëzim, atëherë Allahu dëgjon fjalët e tyre dhe i di qëllimet e tyre.

Lini një koment