MËKATET E SYRIT

Shkëputur nga “Çështje bazë të muslimanit” të autorit Llukman Nebiu.

Përkthyes: Dr. Musli Vërbani

Prej mëkateve të syrit:

Shikimi në gratë e huaja në pjesën e fytyrës dhe duarve, por edhe në pjesët tjera.

Po ashtu edhe nëse gratë shikojnë burrat në pjesët e këmbëve nën gjunjë dhe në pjesët e trupit mbi kërthizë.

Shikimi i pjesëve të turpshme të trupit (të të tjerëve).

Ndalohet edhe për burrin edhe për gruan që t’i shpalosin pjesët e turpshme të trupit pa nevojë qoftë edhe në vetmi.

Lejohet para mahremit apo para gjinisë së njëjtë shikimi mbi pjesën e kërthizës dhe nën gjunjë nëse shikohet pa epsh.

Ndalohet të shikohet muslimani me syrin (shikimin) e nënçmimit dhe të poshtërimit.

Ndalohet të shikohet në brendi të shtëpisë së tjetrit pa lejen e tij.

Ndalohet të shikohet diçka që ai e mban të fshehur.

Lini një koment