Disa veprime të këqija të jehudëve dhe dënimi i tyre

Kur’ani fisnik, pasuesit e librit trajton drejtësisht:

– Parasheh shpërblim për besimtarët e sinqertë prej tyre.

– Parasheh shpërblim për ata të cilët veprojnë vepra të mira.

– I përgëzon se nuk do të kenë frikë asnjëherë dhe nuk do të jenë të pikëlluar në këtë botë dhe në botën tjetër.

Allahu i Lartmadhëruar thotë:

Ajeti 62:

Vërtet, ata që besuan, ata që ishin jehudi, krishterët sabejët, kush besoi prej tyre (sinqerisht) Allahun, dhe botën tjetër dhe bëri vepra të mira, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë as nuk kanë përse të pikëllohen. (62)

Shkaku i zbritjes së ajetit

Ky ajet ka zbritur për Selman Farisiun dhe për të ndershmit e popullit të tij, të cilët kishin besuar në Zotin dhe në ditën e gjykimit, të cilët kishin besuar në Kur’anin dhe në pejgamberinë e Muhamedit a.s. Kjo nga njëra anë ndërsa në anën tjetër i lavdëron besimtarët e pasuesve të librit.

Allahu i Lartmadhëruar i tregon disa veprime të këqija të jehudëve:

– Një prej veprimeve të këqija është se i kanë thënë Musaut: Nuk mund të vazhdojmë të jetojmë vetëm me një lloj ushqimi, pra me llojin “Mene” dhe “Selva”. Ata kërkonin ushqime prej pemëve dhe perimeve.

– Prej veprimeve të këqija është mosbesimi në ajetet e Allahut.

– Prej veprimeve të këqija është edhe vrasja e pejgamberëve me pa të drejtë, siç ishin vrasja e Zekerijait, Jahjait dhe të tjerëve.

 Për të mos vazhduar me veprimet e këqija, Allahu ka vendosë mbi ta kodrën (hije) për të banuar nën të ashtu siç bën hije ombrella për ata të cilët qëndrojnë në të. Kjo nuk do të thotë se jehudët e sotëm duhet qëndrojnë në Palestinë dhe të kundërshtojnë atë që Allahu u ka bërë hije atyre nga shkaku se ata vazhdojnë me veprimet e tyre raciste, uzurpatore, me qëndrime të urrejtjes, xhelozisë dhe mostolerancës për një jetë të përbashkët, me qëndrime të uzurpatorit, me qëndrime të padrejta, më qëndrime të këqija dhe me marrëveshjeve me fuqitë armiqësore. Nëse do Allahu shumë shpejt do të kalojë edhe kjo gjendje. Allahu i Lartmadhëruar thotë:

Ajeti 61:

Madje kur ju thatë: “O Musa, ne nuk mund të durojmë (hamë) vetëm një ushqim (të njëjtë), lute pra Zotin tënd për ne që të na furnizojë me çka mbinë toka prej perimeve të saj, prej trangujve, prej hudhrave, prej thjerze (groshë) dhe prej qepëve të saj”! (Musai) Tha: “A kërkoni ta ndërroni të mirën për atë që është më e thjeshtë”? Zdirgjuni pra në qytet, se aty do të keni atë që kërkoni! E mbi ta rëndoi poshtërimi dhe skamja, e ata kundër vetes shkaktuan hidhërimin e Allahut. Kjo ndodhi ngase ata mohonin argumentet e Allahut, mbytnin pejgamberët pa kurrfarë të drejte, dhe për shkak se kundërshtuan dhe i kalonin kufijtë në të keqe. (61)

Allahu i ka kërcënuar bijtë e Israilit duke e ngritur kodrën mbi ta, e cila kodër qëndronte mbi ta si re.

Allahu e ka ngritur kodrën mbi ta për t’i frikësuar, atëherë kur nuk e kanë besuar Tevratin dhe nuk kanë dëshiruar të vepronin me të, por pastaj janë detyruar të pranonin, pastaj prapë e kanë refuzuar duke e hedhur pas shpine.

 Ata e festonin ditën e shtunë dhe nuk punonin në këtë ditë si ditë feste e adhurimit.

Ata kishin vendosur të bëjnë mashtrim të madh ashtu që rrjetat t’i vendosnin në ujë ashtu që peshqit të mos kishin mundësi të largoheshin. Kjo, pasi peshqit me të madhe afroheshin afër bregdetit të shtunën në kohën e baticës, ndërsa kur nuk ishte ditë e shtunë nuk afroheshin afër bregut. Kështu ata kanë bërë mëkat të madh me peshkimin e tyre në ditën e shtunë duke bërë mashtrimin që e cekëm më herët.

Allahu vendosi që t’i dënojë në atë mënyrë që të shndërrohen në majmunë, ashtu që njerëzit të largoheshin nga ata dhe të largoheshin nga mëshira e Allahut. Kjo, nga shkaku se e kanë prishë besëlidhjen dhe nuk dëgjonin. Ata janë zhveshur nga njerëzorja, nga nderi dhe nga krenaria e të qenit njeri. Allahu i Madhërishëm thotë:

Ajetet 62-66:

Vërtet, ata që besuan, ata që ishin jehudi, krishterët sabejët, kush besoi prej tyre (sinqerisht) Allahun, dhe botën tjetër dhe bëri vepra të mira, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë as nuk kanë përse të pikëllohen. (62) (Përkujtoni) Kur Ne patëm marrë prej jush besën tuaj, ngritëm mbi ju (kodrën) Turin (u thamë): veproni sipas atij (Tevratit) që ua dhamë me seriozitet, e mësoni atë që është në te, ashtuqë të ruheni. (63) E pas asaj (besës) ju më vonë ia kthyet shpinën, e po të mos ishte mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, ju do të ishit prej të dëshpëruarve (në të dy jetët). (64) Ju tanimë e keni të njohur çështjen e atyre nga mesi juaj që nuk respektuan (urdhrin) në të shtunën, e Ne u thamë: Shndërrohuni në majmunë të përbuzur! (65) Atë (shndërrimin e tyre) e bëmë masë ndëshkuese për ata që e përjetuan (me sy) dhe për të mëvonshmit, por edhe si këshillë për të devotshmit. (66)

Lini një koment