SURJA NASR

Dr. Musli Vërbani


Islami dallohet me atë se e bën ndërlidhjen në mes të kësaj bote dhe të botës tjetër.

Islami dallohet me atë se e bën ndërlidhjen në mes të Zotit dhe të robit të Tij.

Islami dallohet me atë se qëndron në mes, ashtu që muslimani të mos e tepron, të mos krekoset dhe të mos bëhet arrogant.

Islami kërkon strehimin tek Allahu para dhe pas suksesit.

Islami kërkon mbështetje te Zoti para dhe pas fitores.

Këtë e shohim qartë në udhëzimet e Zotit ndaj pejgamberit të Tij, pas çlirimit (fitoreve) të vendeve të ndryshme, e në mesin e tyre edhe gjatë çlirimit të Mekës.

Pas çlirimit të Mekës, pejgamberi a.s. është këshilluar:

– Ta lavdërojë Zotin,

– Ta falënderojë Zotin dhe

– Të kërkojë falje prej Tij.

Njëkohësisht jemi këshilluar që në rast fitoreje dhe suksesi:

– Ta lavdërojmë Zotin,

 -Ta falënderojmë Zotin dhe

– Të kërkojmë falje prej Tij.

 Këtë udhëzim e shohim në suretu Nasr.

Vëllezër të nderuar!

 Surja Nasr është përgëzim për fitoren e pejgamberit dhe për të gjithë muslimanët.

 Në të njëjtën kohë edhe lajmërim për skadimin e jetës së pejgamberit dhe për përgatitjen e tij për të shkuar tek Allahu në botën tjetër, me lavdërim, falënderim dhe me kërkim falje te Allahu.

Kur ka zbritur:

  Idhaa xhaaaae nasrull-llaahi vel fet-hu.  
“Kur erdhi ndihma e Allahut dhe çlirimi (ngadhënjimi).”
  (En-Nasr: 1)

Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Ky është lajmërim, se ka ardhur çasti të shkoj te Zoti im”.

Pejgamberi a.s. e ka pasur të caktuar se do të vdiste në po atë vit.

– Pas zbritjes së kësaj sureje pejgamberi a.s. ka jetuar edhe tetëdhjetë ditë.

– Pas kësaj sureje ka zbritur ajeti i “Kelales” dhe pas saj ka jetuar edhe pesëdhjetë ditë.

– Pastaj ka zbritur ajeti:

“Ju erdhi i dërguar nga mesi juaj”. (Tevbe, 128)

Dhe pas kësaj ka jetuar edhe tridhjetë e pesë ditë.

– Pastaj ka zbritur ajeti:

“Dhe ruajuni ditës kur do të ktheheni te Allahu”. (Bekare, 281)

– Dhe pas kësaj ka jetuar njëzet e një ditë.

Është afati i fundit të jetës së pejgamberit a.s., në të cilën Allahu ia ka bërë me dije se kur t’i realizon dhe kur t’i sheh ato çështje do të afrohet (do të ngritet) tek Allahu.

Këtë e ka interpretuar vet kjo sure.

O pejgamber, kur të realizohet ndihma e Allahut, mbështetja e Tij dhe përkrahja e Tij përballë armiqve, e ata ishin kurejshitët dhe arabët tjerë, e të çlirohet Mekeja, me fjalë tjera realizohet triumfi yt, përhapet feja jote dhe lartësohet Allahu, falënderohet për të mirat e Tij dhe vlerësohet angazhimi yt, atëherë ti dhe pasuesit tu le të kërkojnë falje.

Fitorja e Allahut nuk është fitore pa ndihmën me Allahun, ose

Fitorja e Allahut nuk realizohet pa urtësinë e Tij.

Fitoren të cilën e ka përjetuar pejgamberi a.s. është:

– Fitorja ndaj Kurejshitëve,

– Fitorja ndaj fisit Hevazin dhe të tjerëve,

– Pastaj çlirimi i Mekës,

– Çlirimi i Taifit,

– Çlirimi i qyteteve të Hixhazit dhe të shumë vendeve të Jemenit.

Vëllezër të nderuar!

Zoti i Madhërishëm thotë:

  Ve re ejten-naase jed-huluune fii  diinil-laahi efvaaxhaa.  
“Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e Allahut.
  (En-Nasr: 2)

Kjo ka ndodhë në vitin e nëntë dhe të dhjetë të Hixhretit.

O pejgamber, ti po i sheh njerëzit, arabët dhe jo arabët, të cilët po hyjnë në fenë e Allahut, për të cilën fe të kemi dërguar, pra po hyjnë grup pas grupi, e

para kësaj faze, hynin në fe një nga një,

pastaj edhe nga dy nga dy,

pastaj në Islam hynte një fis i tërë.

Pastaj delegacionet arabe shkonin në Medine dhe e pranonin Islamin njëri fis pas tjetrit.

Pra,

Pejgamberi a.s. e ka çliruar Mekën,

Pastaj edhe Tebukun,

Pastaj edhe fisi Thekif e ka pranuar Islamin,

Pastaj kanë vërshuar delegacionet arabe nga të gjitha anët dhe e kanë pranuar Islamin.

Pas Hunejnit dhe Taifit, pak pa vdekur pejgamberi a.s., të gjithë arabët pabesimtarë e kanë pranuar Islamin.

Pas kësaj (vdekjes së Muhamedit s.a.v.s.) disa e kanë dezertuar (e kanë tradhtuar) fenë, mirëpo prapë që të gjithë janë kthyer në fenë Islame.

Arabët e kanë pritur momentin që lagjja Kurejshite ta pranonte Islamin, nga shkaku se kurejshitët kanë qenë udhëheqësit dhe udhëzuesit e tyre.

 Kurejshitët kanë qenë përgjegjësit e Qabës dhe pasardhës të Ismailit a.s.

 Kanë qenë prijësit e arabëve.

 Atëherë kur është çliruar Mekeja dhe janë dorëzuar kurejshitët, e kanë pranuar Islamin.

Përfundimisht, arabët e kanë kuptuar se më nuk kanë forcë dhe energji për t’u ballafaquar me pejgamberin a.s.

Arabët e kanë kuptuar se më nuk kanë energji për t’u ballafaquar dhe për të luftuar me pejgamberin a.s.

Arabët e kanë kuptuar se më nuk kanë forcë për t’u ballafaquar dhe për të luftuar me pejgamberin a.s.

Besimtarë të nderuar!

Ka zbritur urdhri i Zotit te pejgamberi a.s. për ta lavdfalënderuar Zotin për shkak të realizimit të fitoreve ushtarake dhe për përhapjen e Islamit.

  Fesebbih bihamdi Rabbike vestagfirh, innehu kaane tevvaabaa.  
“Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar.”
  (En-Nasr: 3)

O pejgamber, kur të çlirohet Mekeja falënderoje Allahun.

Kur të përhapet feja Islame, falënderoje Allahun.

Falënderoje Allahun për mirësitë e Tij duke falë namaz.

Lartësoje Zotin nga çdo e metë e cila nuk i takon Atij.

Lartësoje Zotin për besën të cilën ta ka dhënë se do të realizosh fitore.

O besimtarë!

Kur të çlirohet vendi, falënderoje Allahun.

Kur të përhapet feja Islame, falënderoje Allahun.

Lartësoje Zotin për çdo sukses në jetën tënde.

Lartësoje Zotin për suksesin e muslimanëve.

Lartësoje Zotin nga çdo e metë.

Paralelisht Falënderimit, Lartësoje Zotin tënd, pra, të dyja së bashku.

Ndihma dhe fitorja kërkon që të falënderohet Allahu, për të mirat dhe begatitë e Tij.

Përfundim

Zoti i madhërishëm thotë:

“kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin.” (En-Nasr: 3)

Kur është çliruar Mekeja dhe arabët e kanë pranuar Islamin, ka filluar të shpeshtonte fjalët: “Subhanell-Llahi ve bihamdihi, Allahume ini Estegfiruke” – “Lavdërimi dhe falënderimi i takon Allahut, Zoti im kërkoj falje nga ti”

 Kërko falje tek Allahu që të t’i falë gabimet, për ndonjë lëshim, pastaj edhe t’i përulesh, e, në të njëjtën kohë ta mësosh umetin tënd.

 Kërko falje për besimtarët, të cilët kanë qenë të brengosur dhe janë frikësuar për vonimin e fitores.

Paralelisht na thotë edhe neve:

Kërkoni falje tek Allahu që t’u falën gabimet.

Kërkoni falje tek Allahu për ndonjë lëshim, pastaj edhe t’i përuleni.

Kërkoni falje për besimtarët, të cilët kanë qenë të brengosur dhe janë të frikësuar.

Allahu i Madhërishëm pranon pendimin e atyre të cilëve pendohen.

I falë dhe i mëshiron me pranimin e pendimit të tyre.

Allahu e pranon shumë pendimin e robërve të Tij, ashtu që të mos e humbin shpresën, nëse e bëjnë ndonjë lëshim apo gabim.

Allahu i pranon shumë pendimet e robërve të Tij. Kjo, që të mos i humbin shpresat dhe pas gabimit le të kthehen në rrugë të drejtë.

Lini një koment