SURETU NAS 

Dr. Musli Vërbani


Surja Nas është sure e lutjes për t’u mbrojtur nga shejtanët.

Surja Nas i bën dobi çdonjërit, për t’u mbrojtur nga xhinët.

Surja Nas i bën dobi çdonjërit, për t’u mbrojtur nga dëmet.

Sure e cila ndihmon kundër lajkatarëve, tradhtarëve, e kështu me radhë.

Allahu ka mundësi për gjithçka.

Suretul Nas është si në vazhdim:

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

“Thuaj: – Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve! Sunduesin e njerëzve, të adhuruarin e njerëzve, prej të keqes së cytësit që fshihet, i cili bën cytje në gjoksat e njerëzve, qoftë ai nga xhinët ose nga njerëzit.” (En-Nas: 1-6)

Besimtarë të nderuar!

Njeriu edhe pse dallohet me logjikë, e mbizotëron dëshira.

Njeriu edhe pse dallohet me mendje, e mbizotëron epshi.

Pastaj,

ai dirigjohet prej epshit, nuk mund të shkëputet nga epshi pa pasur mbështetje në besimin e tij.

Njeriu mbizotërohet nga epshi dhe nuk mund të shkëputet nga ai pa kërkuar strehim te Zoti i tij,

Njeriu edhe pse dallohet me urtësi, e mbizotërojnë shejtanët, qofshin shejtanë njerëz, qofshin shejtan xhinë, nuk mund të shkëputet nga ai pa pasur mbështetje në besimin e tij.

Njeriu edhe pse dallohet me baraspeshim të çështjeve, e mbizotërojnë shejtanët, qofshin shejtanë njerëz, qofshin shejtanë xhinë, nuk mund të shkëputet nga ai pa pasur mbështetje në besimin e tij.

Pastaj ai dirigjohet prej tij, mbizotërohet nga ai dhe dridhet prej tyre, nuk mund të shkëputet nga ai pa e pasur lidhjen e tij me Zotin e tij.

Allahu i Madhërishëm me mëshirën e Tij na e ka mësuar mënyrën e mbështetjes në Allahun.

Besimtarë të nderuar!

Në fillim të suretu Nas Zoti i Madhërishëm thotë:

  Kul euudhu bi Rabbin-naasi.  
“Thuaj: “Mbështetem në Zotin e njerëzve!”
  (En-Nas: 1)

Zoti i madhërishëm i adresohet pejgamberit a.s.:

O pejgamber, thuaj: Unë kërkoj strehim, mbështetje dhe mbrojtje në Allahun, i Cili është Zot i njerëzve dhe programues i çështjeve të tyre.

Rrjedhimisht i adresohet edhe besimtarit:

O besimtarë thuaj: Unë kërkoj strehim, mbështetje dhe mbrojtje në Allahun, i Cili i ka nën përkujdesje, ashtu siç është Krijues i tyre dhe rregullues i çështjeve të tyre.

O njeri, thuaj: Unë kërkoj strehim, mbështetje dhe mbrojtje në Allahun, i Cili është Zot i njerëzve, i Cili i ka nën mbikëqyrje ashtu siç është Krijues i tyre dhe programues i çështjeve të tyre dhe rregullues i çështjeve të tyre.

Besimtarë të nderuar!

  Melikin-naasi.  
“Sunduesin e njerëzve,”
  (En-Nas: 2)

O pejgamber, thuaj: Unë kërkoj strehim, mbështetje dhe mbrojtje në Allahun, i Cili është Sundimtarë i njerëzve.

Rrjedhimisht i adresohet edhe besimtarit:

O besimtarë thuaj: Unë kërkoj strehim, mbështetje dhe mbrojtje në Allahun, i Cili i ka në pronësi njerëzit dhe çdo gjë në gjithësi.

O njeri, thuaj: Unë kërkoj strehim, mbështetje dhe mbrojtje në Allahun, i Cili është Sunduesi i njerëzve.

Allahu është Sundimtar absolut i njerëzve. Ai ka pronësi dhe mbizotëron.

Zoti Famëlartë e ka përmendur atributin “Malik” (Sundimtarit). Kjo nga shkaku se ai i cili kërkon mbrojtje, nuk ka ndihmë dhe as mbështetje përpos te Sundimtari i tij.

Sa i përket atributit “Malik” mund ta ketë Zoti, por mund ta ketë ndokush tjetër.

Allahu është Zot i gjithçkaje.

Allahu është Mbikëqyrës i gjithçkaje.

Allahu është Pronësues i gjithçkaje.

Ka kërkua që të kërkohet mbrojtje për gjithçka.

Zoti i Madhërishëm thotë:

“E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te Allahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di.” (Earaf, 200)

Po ashtu Zoti i Madhërishëm thotë:

“Dhe thuaj: “O Zot im, unë mbrohem me Ty prej cytjeve të shejtanëve!”

Dhe mbështetem te Ti që ata të mos më afrohen!” (Muëminune, 97-98).

Besimtarë të nderuar!

  Ilaahin-naasi.  
“Në Zotin e njerëzve!”
  (En-Nas: 3)

O pejgamber, thuaj: Unë kërkoj strehim, mbështetje dhe mbrojtje në Allahun, i Cili është i adhuruari i njerëzve.

Kur i adresohet pejgamberit a.s., rrjedhimisht i adresohet edhe besimtarit:

O besimtar, thuaj: Unë kërkoj strehim, mbështetje dhe mbrojtje në Allahun, i Cili është Zoti i njerëzve dhe çdo gjëje në gjithësi.

O njeri, thuaj: Unë kërkoj strehim, mbështetje dhe mbrojtje në Allahun, i Cili është Zoti i njerëzve.

Zoti i Madhërishëm i ka përmendë tri cilësi të të bukura të Tij.

Cilësitë Rububije,

Cilësitë Uluhije, dhe

Cilësitë Mulkije.

Në rend të parë është përdorë fjala “Rab”, sepse kjo përshtatet me mbrojtjen dhe sigurinë. Ky emër përmban atributin e mirësive, sigurisë dhe mbrojtjes dhe përkujdesjes.

Pastaj është përmendur emri “Uluhije”, për të sqaruar se vetëm Ai meriton të falënderohet e të adhurohet dhe askush tjetër.

Është përmendur emri “Uluhije”, për të sqaruar se vetëm Ai meriton të falënderohet e të adhurohet dhe askush tjetër.

Është përmendur emri “Uluhije”, për të sqaruar se vetëm Ai meriton të falënderohet e të adhurohet dhe askush tjetër.

Këto tri atribute të Zotit: “Rububije; Mulkije dhe Uluhije” dëshmojnë se

– Allahu është Zoti për gjithçka,

– Sundimtari dhe

– Mbikëqyrësi.

 Të gjitha çështjet janë krijesa të Tij, janë robër të Tij.

Vëllezër të nderuar!

Zoti i Madhërishëm, pasi i ka përmendë tri atributet e Tij thotë:

  Min sherr-rril-vesvaasil-hannaasi.  
“Prej të keqes së cytësit që fshihet.”
  (En-Nas: 4)

– Thuaj: Strehohem tek Allahu dhe kërkoj mbrojtje tek Ai, nga e keqja e atij i cili fshihet shumë, e ai i cili fshihet shumë është shejtani, i cili shkakton cytje (vesvese).

Shejtani fshihet dhe vonohet kur të përmendet Allahu i Madhërishëm.

Kur njeriu e përmend Allahun, shejtani ikë me të katërtat.

Kur njeriu kërkon mbrojtje tek Allahu, shejtani ikë dhe fshihet.

Kur njeriu e përmend Zotin dhe e mediton Allahun, shejtani fshihet, ndërsa kur nuk e përmendë Allahun, atëherë zë vend në zemrën e njeriut.

Sa i përket këtij ajeti, Ibn Abasi ka thënë: “Shejtani është i ngjitur për zemrën e birit të Ademit, atëherë kur e harron Zotin, e cytë, ndërsa kur e përmendë Zotin, ai ikë dhe fshihet”.

Kur përmendet Zoti, ajo përmendje e bën njeriun vizionar, siç ka thënë Allahu i Madhërishëm:

“Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (Allahun), nga djalli, ata përkujtojnë (Allahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën)”. (El-Earafë: 201)

Po ashtu, shejtani fshihet nga melaqet.

Po ashtu edhe turpi e largon shejtanin, me fjalë tjera e detyron të ikë.

Po ashtu edhe besimi i sinqertë dhe bindja e thellë e largon me forcë dhe ikë.

Ai lëvizë dhe fshihet varësisht prej veprave, epshet e afrojnë, hidhërimi  bën që shejtani të jetë i qetë.

Me përmendjen e Allahut, Allahu i Madhërishëm bën që ta sundosh dhe të mbron nga Ai.

Shejtani mundohet ta sprovon njeriun në të gjitha mënyrat.

Vëllezër të nderuar!

Vendin në të cilin cytë shejtani, e ka sqaruar Allahu i Madhërishëm ku thotë:

  El-ledhii juvesvisu fii suduurin-naasi.  
“I cili hedh dyshime në zemrat e njerëzve”.
  (Nas: 5)

Shejtani është ai i cili i parashtron mendimet e këqija në mendje.

Shejtani është ai i cili i parashtron mendimet të dëmshme në zemër.

Allahu e ka përmend fjalën “sudurë” (gjoks) nga shkaku se gjoksi e ka në brendi zemrën.

Është vërtetuar se pejgamberi a.s. ka thënë: Çdonjërit nga ju u është ndërlidhur një shok shejtan.

E kanë pyetur: Po, a edhe për ty është njëjtë o i dërguar i Allahut?

Ka thënë: Po, por Zoti më ka ndihmuar ndaj tij dhe është bërë musliman, ai mua më angazhon vetëm për punë të mira.

Besimtarë të nderuar!

Ai i cili cytë është dy llojesh:

– Cytja nga xhinët.

– Cytja nga njeriu.

Allahu i Madhërishëm thotë:

  Minel-xhinneti ven-naasi.  
“Nga xhinët dhe njerëzit.”
  (Nas: 6)

Pra ai cytës:

– ose është xhin, i cili cyt në zemrat e njerëzve.

– ose shejtan njeri i cili cytë në mendjet e njerëzve, ashtu që paraqitet para njerëzve si ndonjë këshilltar, si ndonjë dashamir dhe me fjalë e me këshilla ia mbush mendjen, e pastaj cytja e shejtanit xhin bën që ta tërheq për Freri.

Thënia e Allahut: “nga xhinët dhe njerëzit” pra nga shejtanët dhe nga vetë njeriu.

Cytja e njeriut:

– ose e cytë njeriun me mashtrim, e që në këtë rast është i ngjashëm me shejtanin,

– ose e cytë njeriun me tradhti,

– ose e cytë njeriun me ftesa mashtruese, e që në këtë rast është i ngjashëm me shejtanin,

– ose e cytë njeriun me lajka, tradhti, e që në këtë rast është i ngjashëm me shejtanin,

me fjalë tjera në atë rast ai njeri është sikurse të ishte shejtani.

Kjo dëshmon se cytjet ndonjëherë janë nga xhini dhe ndonjëherë nga njeriu.

Përfundim

Është përdorë: “Zoti i njerëzve” edhe pse Zoti është Krijues i të gjitha krijesave të Allahut, por e ka specifikuar me përmendje për t’i nderuar dhe se sigurimi i mbrojtjes është për njerëzit.

Është përsëritë fjala: “Njerëzit” për të konfirmuar dhe për të sqaruar.

Është përsëritë fjala: “Njerëzit” për të përforcuar shpjegimin dhe sqarimin, dhe për të treguar vlerën, fisnikërinë dhe nderimin për njerëzit.

Njerëzit janë krijesa të Allahut.

Duhet ta kuptojmë se:

– Cytjet e shejtanit nuk janë cytje imponuese, por janë për shkak se njeriu i përgjigjet me vullnetin e tij atyre cytjeve.

Njeriu vet i përzgjedh cytjet e shejtanit sepse ka mundësi të jetë i kujdesshëm nga armiqësia e tij dhe nga cytjet e Tij.

Njeriu duhet të jetë i kujdesshëm dhe të ruhet nga cytjet e tij siç figuron në ajetin tjetër:

“Pa dyshim se nuk ke pushtet mbi robërit Mi. Mjafton që t’i ta kesh mbrojtës Zotin tënd”. (El-Isra, 65)

Lini një koment