| Dr. Musli Vërbani – |

Kur ka zbritur ajeti:
“Dhe tërhiqua vërejtjen farefisit tënd më të afërt”. (Shuaraë: 214)
Pejgamberi a.s. është ngritur në kodrën Safa dhe ka thirrur:
O ju njerëz! O bijtë e filanit! O bijtë e Abdul Menafit! O bijtë e Abdul Mutalibit!
Kanë pyetur: Kush po thërret?
Kanë thënë: Muhamedi!
Kanë shkuar dhe janë tubuar para tij.
Kur janë tubuar para tij, ju thotë: A do të më besonit nëse them se pas kësaj kodre ka kuaj të cilët enden të lirë?
Ata i thonë: Ne e dimë se ti kurrë nuk ke gënjyer.
Atëherë ju thotë: Unë po ju paralajmëroj për një dënim të dhembshëm.
Ebu Lehebi thotë: Qofsh i mallkuar, po a për këtë na ke tubuar – dhe largohet”.
Për këtë shkak ka zbritur suretul Mesed.
Ebu Lehebi ishte arrogant.
Në çdo vend publik i kundërvihej dhe e sulmonte pejgamberin a.s.
Në çdo vend publik e sulmonte pejgamberin a.s.
Gjithmonë kishte qëndrim armiqësor ndaj pejgamberit a.s.
Gjithmonë kishte qëndrim ekstrem armiqësor.
Gjithmonë kishte qëndrim të neveritshëm.
Vëllezër të nderuar!
Zoti i madhërishëm thotë::
| Tebbet jedaa ebii lehebin ve tebbe. |
| “Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar!” |
| (El-Mesed: 1) |
Fjala: “Tebbet” ka kuptimin: ka pësuar disfatë, ka dështuar.
Fjala: “El-Tebabë”: humbje dhe shkatërrim.
Janë shkatërruar duart e Ebi Lehebit.
Është etiketuar kështu për shkak të skuqjes së fytyrës së tij, e që e ka kuptimin: Ka dështuar dhe është dërmuar.
Kjo është metaforë për tërësinë e njeriut. Pra, është shkatërruar i tëri dhe është dëmtuar i tëri.
Kjo është lutje kundër tij, me fjalë tjera është mallkim për t’u shkatërruar.
Pastaj vazhdon informata e Allahut për të: “Është shkatërruar”.
Pra, praktikisht ai veç është shkatërruar. Ai e ka humbur këtë botë dhe botën tjetër.
Ebu Lehebi është axha i pejgamberit a.s.
Shumë e ka urryer Muhamedin a.s.
Shumë e ka ofenduar dhe shumë e ka sulmuar pejgamberin a.s.
Emrit ia ka përshkruar “Duart” nga shkaku se duart janë mjeti i fitimit, profitit dhe i pronësimit.
| Maa agnaa anhu maaluhuu ve maa kesebe. |
| “pasuria e vet, as ajo çka fitoi!” |
| (El-Mesed: 2) |
Vëllezër të nderuar!
Allahu informon se ai është shkatërruar, pra, ka marrë fund çështja e tij.
“Atij nuk i bëri dobi.” tregon për gjendjen e kaluar të tij ku thotë: “Nuk i ka bë dobi…” edhe po ta depozitonte gjithë pasurinë e tij. Nuk mund ta shpëton as i gjithë fitimi i tij, as i gjithë profiti i tij.
Nuk i bën dobi nëse do ta depozitonte për të shpëtuar nga shkatërrimi dhe nga dënimi i cili e pret.
Kjo për shkak të armiqësimit të madh ndaj pejgamberit të Allahut dhe për shkak se i pengonte njerëzit të besonin.
Dallimi në mes të pasurisë dhe fitimit:
– E para: Është kapitali.
– E dyta: Profiti.
Ky është informacion për gjithë personalitetin e tij në këtë botë, duke përfshi pasurinë dhe fëmijët. Të gjitha këto nuk do t’i bëjnë dobi atij atëherë kur t’i parashihet dënimi pas vdekjes së tij.
| Se jeslaa naaren dhaate lehebin. |
| “Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë.” |
| (El-Mesed: 2) |
“Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë.” (El-Mesed: 3)
Ky është informacion prej Allahut për të ardhmen e tij në botën tjetër, ku thotë: “Do të digjet në zjarr përvëlues” (Mesed: 3). Pra, Ebu Lehebi do të vuaj dënimin në zjarrin e xhehenemit, i cili është përcëllues dhe përvëlues.
Vëllezër të nderuar!
Sikurse Ebu Lehebi edhe gruaja e Ebu Lehebit ka qenë gruaja më armiqësore, e cila e ofendonte pejgamberin a.s.
Zoti i Madhërishëm thotë:
| Vemre-etuhuu hammaaletel-hatabi. |
| “E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra),” |
| (El-Mesed: 4) |
Së bashku me Ebu Lehebin edhe gruaja e tij do të digjet në zjarr.
Gruaja e Ebu Lehebit është Umu Xhemile, përndryshe motra e Ebu Sufjanit.
Umi Xhemile me gjuhën e saj e ka ofenduar shumë pejgamberin a.s.
Umi Xhemile me gjithë energjinë e saj e ka ofenduar shumë pejgamberin a.s.
Umi Xhemile me gjuhën e saj dhe me gjithë energjinë e saj, me të gjithë potencialin e saj, i ka ofenduar shumë besimtarët.
Edhe sot ka të ngjajshme me Umi Xhemilen, të cilat e ofendojnë shumë pejgamberin a.s. me gjuhën e tyre dhe me gjithë energjinë e tyre.
Edhe sot ka të ngjajshme me Umi Xhemilen, të cilat ofendojnë besimtarët me gjuhën e tyre dhe me gjithë energjinë e tyre.
Edhe sot ka të tilla sikurse Umi Xhemile, të cilat mundohen ta pengojnë zhvillimin e Islamit në rrugën e tij.
Sa i përket pjesës së ajetit “Bartëse e druve” ka tri mendime:
1. Ka për qëllim për bartjen e druve (therave).
2. Ka për qëllim shpifjen, propagandën.
3. Ka për qëllim bartjen e mëkateve.
Ajeti mund të ketë për qëllim që të tri veprimet. Kjo sepse Umi Xhemile:
– Edhe ka bartë dru për të penguar Muhamedin a.s. në rrugën e tij.
– Edhe ka bë propagandë dhe ka shpifë për Muhamedin a.s. dhe për muslimanët.
– Edhe do t’i bartë mëkatet e saj në Ditën e gjykimit.
Umi Xhemile i mblidhte llojet e ndryshme të drurëve me thera dhe i hidhte në rrugën ku kalonte pejgamberi, me qëllim që të lëndohej, që të therej duke kaluar përgjatë asaj rruge.
Umi Xhemile i mblidhte therët dhe i hidhte në rrugën ku kalonin shokët e tij, me qëllim që të lëndoheshin, që të thereshin duke kaluar përgjatë asaj rruge.
Për këtë arsye është quajtur: “Bartëse e druve (therrave)”.
Ajo fabrikonte shpifje, i bartte shpifjet nga një vend në vendin tjetër dhe shkakton trazira në mes njerëzve:
“Bartëse e therave”: Thuhet për atë i cili i bart shpifjet nga një individ te individin tjetër dhe shkakton trazira në mes njerëzve:
I bartte shpifjet (drutë) dhe i dërgonte nga njëri te tjetri, pra e ndezte flakën në mes tyre, e shkaktonte të keqen.
“Bartëse e druve” është metaforë për mëkatet e saj, ashtu që i bartë “mëkatet” (drutë) për në botën tjetër të saj.
Xhematë i nderuar!
| Fii xhiidi haa hablum-mim-mesedin. |
| “E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur.” |
| (El-Mesed: 5) |
Umi Xhemile e ka pasur një qafore të çmueshme.
Ajo ka thënë:
“Pasha Latin dhe Uzanë, tërë vlerën e kësaj qaforeje të çmueshme do ta shpenzoj për të gjetur mënyra për ta sulmuar Muhamedin”.
Për këtë arsye, Allahu ia ka lidhë në qafë një qafore me fije të zjarrit.
Pra, atë që e lidhë për fytin e saj.
Pra lidhëse e qafës prej zinxhirëve të zjarrit.
Allahu i Madhërishëm e ka pasqyruar gjendjen e dënimit të saj me zjarr të xhehenemit,
në formën e gjendjes së saj kur i ka bartë shpifjet,
dhe kur i ka bartë therrat në tubë i ka lidhur për trupin e saj, e pastaj i ka hedhur në rrugën ku kalonte pejgamberi a.s.
çdo krim i cili bëhet në këtë botë, dënohet në të njëjtën mënyrë në botën tjetër, pra ngjashëm e krimin e bërë.
Fjala “Mesed”: Është sinjalizim për litarë në kuptim të drejtë të fjalës. Është litari me të cilin i ka lidhë therrat dhe i ka bartë.
Fjala “Mesed” është përdorur për fije (fijet e lidhjes).
Umi Xhemile kur e ka dëgjuar këtë sure, ka shkuar te Ebu Bekri Sidiki derisa ai ishte me pejgamberin a.s. në Mesxhid dhe në dorën e saj kishte një gurë. I thotë: Kam dëgjuar se shoku yt më ka frikësuar, mirëpo unë do të veproj me të kështu e ashtu.
Allahu i Madhërishëm ia ka verbëruar sytë për të mos e pa pejgamberin a.s.
Ebu Bekri i ka thënë: A po sheh ndonjë tjetër afër meje.
Ajo i ka thënë: Nuk shoh tjetërkënd pos teje.
Përfundim
Ky lloj mllefi i cili ka buruar nga Ebi Lehebi dhe gruaja e tij është rezultat i injorancës, idhujtarisë dhe i traditave të trashëguara dhe i lakmisë për pushtet dhe qeverisje.
Ky lloj arrogance i cili ka buruar nga Ebi Lehebi dhe gruaja e tij është rezultat i injorancës.
Po të kishte mendje të shëndoshë Ebi Lehebi, gruaja e saj dhe të ngjashmit me ta dhe po të kishin pak dituri, nuk do të kishin marrë atë qëndrim ndaj një udhëzuesi i cili ka thirrur për largim nga injoranca.
Ky lloj kokëfortësie, i cili ka buruar nga Ebi Lehebi dhe gruaja e tij, është rezultat i idhujtarisë dhe i traditave të këqija të trashëguara.
Kjo formë e ofendimit i cili ka buruar nga Ebi Lehebi dhe gruaja e tij, është rezultat i lakmisë për pushtet dhe qeverisje.
Po të kishte mendje të shëndoshë Ebi Lehebi, gruaja e saj dhe të ngjashmit me ta dhe po të kishin pak civilizim dhe qytetërim, nuk do të kishin marrë atë qëndrim ndaj një këshilluesi i cili ka thirrur për shpëtim.
Pra, në qafën e saj e ka litarin i cili i lidhet për fyti, e ai litarë është nga prodhimi i zjarrit.