SURETU FELEK

Dr. Musli Vërbani


Zoti i Madhërishëm, Kur’anin e ka zbritur për ta analizuar dhe për ta studiuar, për ta mësuar dhe për ta praktikuar.

Qëllimi kryesor i Kur’anit është analiza, studimi dhe mësimi. Zoti i madhërishëm thotë:

“(Kur’ani) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë ajetet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad, 28)

Surja Felek është sure e lutjes.

Surja Felek i ndihmon çdonjërit për t’u mbrojtur nga të këqijat dhe rreziqet.

Surja Felek i ndihmon çdonjërit për t’u mbrojtur nga dëmet dhe fatkeqësitë.

Surja Felek është Sure e cila ndihmon kundër zilisë, mësyshit.

Surja Felek është Sure e cila ndihmon kundër magjisë, e kështu me radhë.

Allahu ka mundësi për gjithçka.

Tek Allahu i Madhërishëm mbështeten të gjitha krijesat.

Allahu është Ai i Cili e pengon të keqen dhe dëmin.

Allahu është Ai i cili të mbron nga çdo lëndim dhe fatkeqësi, dhe nëse dëshiron e shëron çdo të sprovuar.

Allahu na e ka mësuar mënyrën se si t’i drejtohemi atij në raste të krizave të vështira.

Allahu na e ka mësuar mënyrën se si shpëtohet nga iluzionet dhe nga dyshimet.

Allahu na e ka mësuar mënyrën se si duhet të mbrohemi kur sprovohemi nga xhinët dhe shejtanët.

 Deri sa pejgamberi a.s ishte në Medine Jehudët kanë tentuar t’i bëjnë magji pejgamberit a.s. dhe kjo ka ndodhë atëherë kur para kësaj sureje pejgamberi a.s. e ka shpjeguar çështjen e Zotit, e cila sure quhet suretul Ihlas.

Pastaj Zoti i Madhërishëm e zbret këtë sure për t’i treguar pejgamberit a.s. dhe për të na sqaruar neve se si duhet kërkuar mbrojtje tek Allahu i Madhërishëm nga të këqijat e fenomeneve natyrore dhe nga të këqijat e krijesave të Allahut.

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Mbrëmë më janë zbritur ajete, të cilat nuk më kanë zbritur asnjëherë më parë dhe ka lexuar ajetet e dy sureve:

“Thuaj: “Kërkoj mbrojtje nga Zoti i agimit” dhe

“Thuaj: “Kërkoj mbrojtje nga Zoti i njerëzve”.

Vëllezër të nderuar!

Zoti i madhërishëm ka thënë:

  Kul euudhu biRabbil-feleki.  
“Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,”
  (El-Felek: 1)

O pejgamber, thuaj: I mbështetem Allahut, kërkoj mbrojtje nga Zoti i agimit.

Me fjalë tjera,

O musliman, thuaj: I mbështetem Allahut, kërkoj mbrojtje tek Zoti i agimit.

Thuaj kështu nga shkaku se me ardhjen e ditës humbet nata.

Kërko mbrojtje dhe siguri tek Zoti i Cili është i padukur nga çdo gjë që ka krijuar.

Kërko siguri tek Zoti, që të kesh atë çka humbet nga të tjerët.

Kërko siguri tek Zoti për kafshët.

Kërko siguri tek Zoti për bimët, drithërat, perimet, shiunm

Kërko siguri tek Zoti për fëmijët dhe në çdo gjë që e humbë Allahu.

Në këtë ajet shohim se Allahu ka mundësi që ta largon errësirën nga fytyra e tokës.

Vëllezër të nderuar!

Zoti i madhërishëm na ka mësuar të kërkojmë siguri dhe mbrojtje në mënyrë të përgjithshme nga të gjitha krijesat, ku thotë:

  Min sherr-rri maa haleka.  
“Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi.”
  (El-Felek: 2)

Thuaj: “Kërkoj mbrojtje nga Allahu, Krijuesi i krijesave nga e keqja e asaj që ka krijuar Allahu” nga të gjitha krijesat e Tij.

Kërkimi i mbrojtjes dhe sigurisë në mënyrë të përgjithshme nga të gjitha krijesat.

Allahu ka mundësi që ta largon errësirën e të këqijave.

Allahu ka mundësi që ta largon errësirën e vuajtjeve.

Allahu ka mundësi që ta largon errësirën e xhelozisë.

Allahu ka mundësi që ta largon errësirën e magjisë.

Allahu ka mundësi që ta largon errësirën e syrit të çështjeve tjera të ngjashme nga njeriu.

Para zbritjes së sures Felek dhe Nas Pejgamberi a.s. kërkonte mbrojtje nga syri i xhinit dhe nga syri i njeriut. Mirëpo kur kanë zbritur këto dy sure (meudhetejni), ka vepruar me këto dy sure dhe është larguar nga veprimet tjera.

 Pejgamberi a.s., kur ndiente vështirësi i lexonte vetes “meudhejtejni” dhe i frynte vetes.

Kur i vështirësohej më shumë, Aishja ia lexonte atij dhe e lëmonte me duart e tij me shpresën që të kishte begati.

Ajeti në fjalë na mëson se duhet kërkuar mbrojtje dhe siguri në mënyrë të përgjithshme nga të gjitha krijesat, madje edhe nga e keqja e vetes.

“Nefsi” urdhëron për të keq, për këtë arsye pejgamberi a.s. na ka mësuar që të kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e vetes sonë.

Teksti: “Min sherri ma haleka” përfshinë shejtanët, xhinët dhe njerëzit. Me fjalë tjera çdo gjë.

Vëllezër të nderuar!

Pastaj, pas kërkimit mbrojtje në mënyrë të përgjithshme nga të gjitha krijesat, ka vazhduar t’i specifikon tri çështje.

Çështja e parë:

  Ve min sherr-rri gaasikin idhaa vekabe.  
“Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.”
  (El-Felek: 3)

Thuaj: Kërkoj mbrojtje në Zotin nga e keqja e natës kur afrohet dhe e errëson çdo gjë, e me errësirën e saj mbulon çdo gjë.

Pjesa e ajetit “Gasik” është “Nata” nga shkaku se:

Natën fillojnë brengat, në errësirë fillojnë trishtimet.

Nata dhe errësira e saj është dukuri e frikës.

Nata dhe errësira e saj është subjekt i trishtimeve.

Nata është dukuri e rreziqeve:

– nga egërsirat,

– nga kafshët,

– nga gjallesat e tokës, dhe

– nga shkatërrimtarët, e mëkatarët.

Vëllezër të nderuar!

Pastaj, pas kërkimit mbrojtje në mënyrë të përgjithshme nga të gjitha krijesat, ka vazhduar ta specifikon çështjen e dytë ku thotë:

  Ve min sherr-rrin-neffaathaati fil ukadi.  
“Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryjnë nyja.”
  (El-Felek: 4)

O pejgamber, thuaj: Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga e keqja e njerëzve, ose nga e keqja e magjistarëve.

O musliman thuaj: Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga e keqja e njerëzve, ose nga e keqja e magjistarëve.

Kjo nga shkaku se aty frynin në fijet e lidhura kur bënin magji.

Fjala “Nefth” ka kuptimin fryrje me lutje.

Fjala: “Neffathatë” ka kuptimin e shpirtrave të njerëzve ose të grave.

Ka mendime se është e ngjashme me fryrjen.

Fjala: “Nefathatë” nënkupton: atë të cilën e përgatitin magjistarët.

Kanë tentuar t’i bëjnë magji pejgamberit a.s. duke i lidhur njëmbëdhjetë nyje.

Atëherë Allahu i Madhërishëm i ka zbritur njëmbëdhjetë ajete, në bazë të numrit të atyre nyejve, pra njëmbëdhjetë ajetet te dy sureve, e që pejgamberi është shëruar menjëherë.

Ka mendime se fjala “Nefth” e ka kuptimin e asaj që i përngjet nyjës dhe nuk është për lidhje konkrete të fijeve, vetëm fryrje. Por më e sakta është “lidhja e fijeve me fryrjen e atyre nyejve”.

Kjo “nyje” (“nefeth”) është e cila lidhet me fije peri e të ngjashme në emër të atij të cilit i bëhet magji, e pastaj ai dëmtohet, ndien dhimbje.

Vëllezër të nderuar!

Pastaj, pas kërkimit mbrojtje në mënyrë të përgjithshme nga të gjitha krijesat, ka vazhduar t’i specifikon tri çështje, ngase këto tri çështje janë prej të këqijave më të mëdha. Zoti i Madhërishëm e ka specifikuar çështja e tretë ku thotë:

  Ve min sherr-rri haasidin idhaa hasede.  
“Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.”
  (El-Felek: 5)

– Kërkoj mbrojtje tek Zoti nga e keqja e çdo të keqi.

– Kërkoj mbrojtje tek Zoti nga e keqja e çdo ziliqari kur bën zili.

Fjala “Hasid” e ka kuptimin e atij i cili, atij të cilit ia ka zili ia dëshiron humbjen e mirësive të cilat ia ka dhënë Allahu.

Katade ka thënë: nga e keqja e syrit të tij dhe të vetes së tij, kur dëshiron që të angazhohet për të bërë keq dhe për të lënduar tjetrin siç planifikon. Kjo nga shkaku se bëhet agresor dhe bie në sprova.

Përfundim

Historia e tentimit të bërjes magji ndaj pejgamberit a.s.:

Lubejd bin el Asami, jehudiji, ka tentuar t’i bën magji pejgamberit a.s., mirëpo ajo magji nuk ka pasur efekt, me fjalë tjera ka dështuar sepse pejgamberi a.s është shëruar prej saj.

Mënyra e tentimit të magjisë: me një krehër dhe flokë të mbetura në të, të cilat ishin vendosur në sythin e tharë të një palme dhe ishin të lidhura me njëmbëdhjetë nyje me perin e gjilpërës.

Për këtë arsye kanë zbritur dy suret “Meudhetani”.

Sa herë që e ka lexuar një ajet, prej tyre është çliruar një nyje dhe pas çdo ajeti të lexuar, ndiente çlirim në vetvete, deri sa ka mbërri dhe e ka lexuar ajetin e fundit. Atëherë është ngritur në këmbë thuaja se është çliruar në tërësi.

Xhibrili a.s. e ka shëruar pejgamberin a.s. duke thënë: “Në emër të Allahut të shëroj, nga çdo e keqe e cila të mundon, nga e keqja e ziliqarit dhe e syrit të keq të shëroftë”.

Disa dijetarë bashkëkohorë e mohojnë këtë ngjarje.

Ata thonë se kjo është shpifje prej shpifjeve të jehudëve, ashtu që njerëzit të dyshojnë në pejgamberin a.s. duke i përshkruar se i është bërë magji. Kjo, ngase Allahu i Madhërishëm për pejgamberin e Tij ka thënë:

“Pa dyshim se Allahu të mbron nga njerëzit”. (El-Maide: 67)

Po ashtu thotë:

“Ne të mjaftojmë ty nga tallësit”. (El-Hixhr: 95)

Lini një koment