SURETU MAUNË

Dr. Musli Vërbani


Zoti i Madhërishëm, Kur’anin e ka zbritur për ta analizuar dhe për ta studiuar, për ta mësuar dhe për ta praktikuar.

Qëllimi kryesor i Kur’anit është analiza, studimi dhe mësimi. Zoti i madhërishëm thotë:

“(Kur’ani) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë ajetet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad, 28)

Ai i cili beson në Ditën e gjykimit, nuk e pengon ndihmën ndaj fqinjit.

Ai i cili beson në ditën e llogaridhënies, nuk i pengon ndihmat vullnetare ndaj të tjerëve.

Këshillat ju bëjnë dobi atyre të cilët besojnë në Ditën e gjykimit. Kjo kuptohet në suretul Maunë.

Fillimisht duhet ta dimë se:

Një ajet mund të zbres për shumë shkaqe, ashtu sikurse një sure mund të zbres për shumës shkaqe. Po ashtu duhet të dimë se shkaku i zbritjes mund të ketë për qëllim përgjithësimi dhe jo specifikimin e një sureje apo ajeti.

Për këtë arsye ne po sqarojmë në rend të parë për shkakun e zbritjes së kësaj sureje:

– Ka mendime se kjo sure ka zbritur për As bin Vailes – Sehmijun.

– Ka mendime se kjo sure ka zbritur për Velid bin el Mugiren.

– Ka mendime se ka zbritur për Ebi Xhehlin, i cili ishte kujdestar i një jetimi. Një ditë jetimi (të cilin e kishte përsipër ) i shkon i zhveshur dhe i kërkon pasurinë e tij, ndërsa Ebu Xhehli e shtynë dhe e largon.

– Ka mendime se ka zbritur për Ebu Sufjanin, i cili për çdo javë therte nga një Deve dhe shkon një jetim për të kërkuar ushqim. Ai i bie me shkop.

Besimtarë të nderuar!

Zoti i madhërishëm thotë:

  Ere-ejtel-ledhii jukedhdhibu biddini.  
“A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër?”
  (El-Maunë: 1)

Prej shkaqeve të kryeneçësisë në këtë botë është mohimi i Ditës së gjykimit.

Prej shkaqeve të pabesimit në këtë botë është mohimi i llogaridhënies.

Prej shkaqeve të devijimit në këtë botë është mohimi i ditës së shpagimit.

Po të besonin me sinqeritet në Ditën e gjykimit, askush nuk do të kundërshtonte urdhrat e Zotit.

Po të besonin me sinqeritet në Ditën e gjykimit, askush nuk do të mëkatonte.

 Po të besonin në Ditën e gjykimit, askush nuk do të mohonte, e as nuk do të devijonte, nuk do t’i neglizhonte obligimet ndaj Allahut.

Po të besonin në Ditën e gjykimit, askush nuk do të ishte i degjeneruar.

Kjo nga shkaku se do të frikësoheshin nga dënimi dhe nga kërcënimi me dënim. Për këtë arsye, Zoti i madhërishëm parashtron pyetje:

A e ke vërejtur atë i cili përgënjeshtron llogaridhënien dhe shpagimin!?

A e ke pa atë i cili nuk e beson kthimin te Zoti për t’u dënuar ose për t’u shpërblyer?

Ky është shembull i dështimit njerëzor.

Nuk ka ndikim te jobesimtari, i cili nuk e beson ekzistimin e botës tjetër. Nuk do t’i bënte dobi këshilla për t’u shëruar nga epidemia e mëkateve.

Nuk ka ndikim te jobesimtari i cili nuk e beson ekzistimin e botës tjetër, nuk do t’i bënte dobi këshilla për t’u shëruar nga egërsia kundrejt nevojtarëve, nga syfaqësia.

Nuk ka ndikim te jobesimtari i cili nuk e beson ekzistimin e botës tjetër, nuk do t’i bënte dobi këshilla për t’u shëruar nga epidemia e mëkateve.

Nuk ka ndikim te hipokriti i cili nuk beson në llogaridhënie, nuk do t’i bënte dobi këshilla për t’u shëruar nga syfaqësia.

Besimtarë të nderuar!

Pastaj Zoti i Madhërishëm thotë:

  Fedhaalikel-ledhii  jeduuul-jetiime.  
“Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë jetimin.”
  (El-Maunë: 2)

Ai i cili e përgënjeshtron Ditën e gjykimit është ai i cili me rigorozitet nuk ia plotëson të drejtën e jetimit.

Ai i cili e përgënjeshtron ditën e shpagimit është ai i cili e largon me forcë dhe me dhunë jetimin.

Ai i cili e përgënjeshtron Ditën e gjykimit dhe të shpagimit është ai i cili ia shkelë të drejtën jetimit.

Ai i cili e përgënjeshtron Ditën e gjykimit dhe të shpagimit është ai i cili nuk sillet mirë me jetimin.

Kjo duke pasur parasysh se në kohën e injorancës, gratë, femrat dhe fëmijët e vegjël, nuk trashëgonin pasuri nga trashëgimtari i vdekur i tyre.

Besimtarë të nderuar!

Pastaj Zoti i Madhërishëm thotë:

“Dhe që nuk nxit për të ushqyer të varfrin.”

Ai i cili e përgënjeshtron Ditën e gjykimit, nuk e motivon as veten e tij për t’i ushqyer të varfrit.

Ai i cili përgënjeshtron Ditën e gjykimit, nuk e motivon familjen e tij dhe as të tjerët për t’i ushqyer nevojtarët.

Ai i cili përgënjeshtron Ditën e gjykimit, nuk i motivon të tjerët për t’i ushqyer të uriturit.

Ai është koprrac me pasurinë e tij, siç figuron në ajetin tjetër:

“Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun. Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfrin”. (El-Fexhr: 17-18)

Vëllezër të nderuar!

Pastaj Zoti i Madhërishëm thotë:

  Fevejlun lilmusal-liine. El-ledhiine hum an salaatihim saahuune.  
“Mjerë për falësit e namazit” të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm. Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe).”
  (El-Maunë: 4, 5)

Këto ajete kanë zbritur për disa të cilët e kanë pranuar Islamin pa vullnetin e tyre.

 Këto ajete kanë zbritur për disa të cilët e kanë pranuar Islamin pa dëshirën e tyre.

Për këtë arsye ata nuk kanë përfituar asgjë.

Ata janë testuar dhe kanë dështuar.

Ndoshta ndonjëri falej ndonjëherë me muslimanët për t’u kamufluar.

Ndoshta ndonjëri falet ndonjëherë me muslimanët për të mbrojtur veten e tij.

Hipokritët, kur ishin me besimtarët faleshin dhe ekspozoheshin, ndërsa kur nuk ishin me besimtarët nuk faleshin.

Fjala “Vejl” e ka kuptimin e përbuzjes, dënimit dhe të shkatërrimit të atyre hipokritëve të cilët ndonjëherë e falin namazin sa për sy e faqe, të cilët janë indiferent ndaj namazit, të cilët nuk brengosen a falen apo nuk falen.

Ata nuk shpresojnë në shpërblim nëse falen, ashtu siç nuk frikësohen nga dënimi nëse nuk falen.

Ata neglizhojnë deri sa u kalon koha e namazit.

Ata neglizhojnë deri sa të ju ikë koha e namazit.

Nëse janë me besimtarët falen sa për t’u ekspozuar.

Nëse nuk janë në mesin e besimtarëve nuk falen.

Ata janë indiferent ndaj namazit, në fakt nuk e falin namazin, qëllimisht e lënë pas dore namazin.

Besimtarë të nderuar!

Ata të cilët janë indiferent ndaj namazit të tyre, janë ata të cilët nuk i lajnë borxhet. Po ashtu janë pengues të veprave të mira.

  Ve jemneuunel-maauunne.  
“Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua).”
  (El-Maunë: 7)

Fjala: “Maunë” ka për qëllim: çdo gjë për të cilën njerëzit ndihmohen në mes vete, qofshin nevoja elementare, qofshin nevoja tjera jo elementare.

Në kohën e pejgamberit a.s., hipokritët merrnin borxhe, pastaj bisedonin mes vete që borxhet të mos i kryenin. Pra merrnin borxh dhe nuk e kryenin borxhin.

Ata hipokritë dhe të ngjashmit me ta siç janë idhujtarët, nuk e adhurojnë mirë Allahun.

Ata hipokritë dhe të ngjashmit me ta nuk sillen mirë me njerëzit, saqë e keqpërdorin borxhin me të cilin mbështeten nevojat e tyre, ashtuqë marrin borxh dhe nuk e kthejnë atë.

Ata janë koprracët ekstrem, saqë përpos që pengojnë dhënien e zekatit, ata pengojnë edhe çdo lloj ndihme humanitare e cila afron te Zoti.

Përfundim

Çdo e mirë quhet lëmoshë.

Zakonisht nuk lejohet të ndalohet: uji dhe kripa, ashtu që penguesi llogaritet i mjerë dhe qyqarë.

Nuk lejohet të ndalohen artikujt ushqimorë elementarë, dhe penguesi i tyre llogaritet njeri me edukatë të keqe.

Kjo sure është adresë për të gjitha llojet e ndihmave të përbashkëta socio-ekonomike.

Surja Maunë është preambulë për themelimin e organizatave humanitare si në nivel lokal, kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar.

 Surja Maunë është formulë për të mbizotëruar dashuria dhe forcimi i raporteve ndërshoqërore.

Surja Maunë thërret që shoqërinë ta përfshijë qetësia, stabiliteti dhe lumturia dhe secila shoqëri të jetojë e lumtur në paqe, e shëndetshme dhe stabile.

Lini një koment