SURETU KUREJSH

Dr. Musli Vërbani


Prej shkaqeve të zbritjes së dy sureve Fijlë dhe Kurejsh është fakti se Kurejshët, duke parë ndihmën e Zotit në ngjarjen e “poseduesve të elefantit”, në vend që të ishin të parët në pranimin e Pejgamberisë së Muhamedit a.s. dhe fesë së Zotit, ata ishin të parët që kundërshtuan dhe këmbëngulën në idhujtarinë e tyre.

Kjo sure tregon mirësitë që kanë fituar Kurejshët nga observimi i Qabes.

Surja Kurejsh ka zbritur për të sqaruar specifikat e Kurejshitëve.,

Surja Kurejsh ka zbritur për t’ua përkujtuar atyre mirësitë e Allahut. 

Allahu ua kujton të mirat kurejshitëve, duke ua lehtësuar mënyrën e furnizimit së tyre me të mira materiale.

Allahu ua kujton të mirat kurejshitëve, mënyrën e fitimit dhe të tregtisë së tyre profitabile nga dy regjionet:

– Nga regjioni i Sirisë dhe

– Nga regjioni i Jemenit.

Besimtarë të nderuar!

Zoti i madhërishëm thotë:

  Li-iilaafi kurejjshin.  
“Për hir të garantimit që e gëzojnë kurejshitët!”
  (El-Kurejsh: 1)

Zoti i madhërishëm e ka zgjedh që pejgamberi a.s. t’i takon fisit Kurejshit.

Fisi Kurejshit është fis arabë.

Ky fis ishte i vendosur në Meke, me fjalë tjera afër shtëpisë së Zotit në Qabe.

Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Kurejshitët, Allahu i ka dalluar me shtatë cilësi:

– Unë jam prej tyre.

– Pejgamberia është në mesin tyre.

– Ushqimi dhe sigurimi i ujit për haxhilerët bëhet prej tyre.

– Allahu ju ka ndihmuar përballë ushtrisë së Elefantit.

– Ata e kanë adhuruar Allahun për dhjetë vite, ashtu siç nuk ka mundur ta adhuronte askush tjetër”.

– Allahu ka zbritur për ta një sure të Kur’anit (e cila është suretul-Kurejsh). Pastaj e ka lexuar: “Në emër të Allahut, Bamirësit të përgjithshëm: “Li ilafiKurejsh…”. Mirëpo, siç ka thënë Ibni Kethiri, ky hadith është i dobët (Garibë).

Kurejshitët nuk xhelozoheshin nga të tjerët. Kjo ngase arabët thoshin: Kurejshitët janë banorë të shtëpisë së Allahut, ata janë fqinjë të Qabës.

Ata edhe para Islamit kishin gëzuar respekt për shkak të shtëpisë së Zotit (Qabës), por ata e kishin keqpërdorë atë mirësi.

Besimtarë të nderuar!

Zoti i madhërishëm thotë:

  iilaafihim rihletesh-shitaai ves-sajjfi.  
“Garantimin e udhëtimit të tyre të lirë dimrit dhe verës!”
  (El-Kurejsh: 2)

Kurejshitët e Mekës burimin kryesor të të ardhurave e kanë pas prej tregtisë.

Po të mos zhvillonin tregti, nuk do të mund të mbijetonin.

Po të mos sigurohej paqja përreth Qabes, nuk do të mund të tregtonin, rrjedhimisht nuk do të mund të qeverisnin dhe nuk do të mund të zhvilloheshin.

Ata zhvillonin tregti gjatë gjithë vitit.

Ata organizonin dy udhëtime vjetore:

Udhëtimin në sezonin dimëror dhe

Udhëtimin në sezonin veror.

Udhëtimi dimëror ishte udhëtimi në drejtim të Jemenit.

– Në udhëtimin dimëror për në Jemen, janë furnizuar me mallra aromatike, dhe me ushqime të transportit nga India dhe gadishulli arabik, ato vende kanë qenë vende të nxehta.

Ua kujton mënyrën e furnizimit me karvanët me mallrat e tyre gjatë verës.

– Udhëtimi veror ishte udhëtimi në drejtim të Shamit, për në Siri.

Kjo nga shkaku se vendet e atij drejtimi kanë qenë vende të ftohta, për të sjellë drithëra.

Ua kujton mënyrën e furnizimit me karvanët me mallrat e tyre gjatë dimrit.

Besimtarë të nderuar!

Zoti i Madhërishëm thotë:

  Fel-ja’buduu Rabbe haadhel-bejjti.  
“Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie.”
  (El-Kurejsh: 3)

Zoti i Madhërishëm e ka zgjedh që pejgamberi a.s. t’i takon fisit Kurejshit.

Ky fis ishte i vendosur në Meke, me fjalë tjera afër shtëpisë së Zotit në Qabe.

Ata në vend se ta adhuronin Zotin e Qabës, adhuronin putat të vendosura brenda dhe rreth shtëpisë së Zotit.

Ata në vend se ta adhuronin Zotin e Qabës, adhuronin statujat e vendosura brenda dhe rreth Qabës.

Kurejshitët le ta adhurojnë Allahun e Madhërishëm, në shenjë lavdërimi dhe madhërimi.

Kjo famë, ky nderim për kurejshitët, ky nderë për banorët e Mekës, ka qenë falë Qabës, të cilën Allahu e kishte parapa për ta.

Vetëm Allahu meriton të adhurohet, ngase Ai është Zot i Qabës, por ata adhuronin dhe i madhëronin idhujt të cilët ishin rreth e përreth Qabës.

Allahu e specifikon Veten për Qabën dhe e specifikon Qabën me të cilën janë nderuar kurejshitët nga të gjithë arabët. Ata e kuptojnë këtë çështje dhe e pranojnë një gjë të tillë,

Sinjalizimi në Qabën në këtë sure tregon se Qabja duhet të vlerësohet, të çmohet dhe të nderohet.

Mirësia ndaj tyre nëpërmjet Qabës, siguron të mira materiale për ta.

Përfundim

Zoti i Madhërishëm thotë:

I Cili i ka siguruar nga uria dhe nga frika.

Allahu i ka përmbledhë dy begati të mëdha:

– Sigurimin nga uria dhe

– Sigurimin nga frika.

Kjo për t’u plotësuar mirësia.

Pastaj ,

– I ka urdhëruar Zoti i tyre që adhurimin ta bëjnë për Të.

– Ta shprehin falënderimin ndaj Tij.

Kjo duke thënë Allahu i Madhërishëm:

“Le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie (Qabës)”. (Kurejsh: 3)

Kështu realizohet koncepti i të adhuruarit. Zoti i Madhërishëm thotë:

“Vallë, a nuk e shohin ata se si Ne u kemi dhënë atyre një vend të shenjtë e të sigurt (Mekën), ndërkohë që njerëzit rreth tij po grabiten? A mos vallë ata besojnë në gjëra të kota, ndërsa dhuntitë e Allahut i mohojnë?!” (Ankebut, 67)

Prej sigurisë së Kurejshitëve nga Allahu është edhe ajo se i ka siguruar se do të kidnapoheshin në qytetin e tyre dhe të mos plaçkiteshin në shtëpitë e tyre. Kjo dukuri ka qenë e përhapur në fiset arabe për rreth.

Arabët e xhelozonin njëri-tjetrin dhe e vidhnin njëri-tjetrin, mirëpo për shkak të Qabës ata kanë dhënë garanci (paqe), ashtu siç i ka siguruar Allahu nga frika e ushtrisë së elefantit. Allahu i Madhërishëm ka thënë:

“A nuk e kanë vërejtur ata se Ne e kemi bërë vendin e shenjtë (Mekën) të sigurt, e njerëzit për rreth tyre rrëmbehen (plaçkiten, mbyten)”. (El-Ankebut: 67)

Po ashtu, prej sigurimeve të Allahut është edhe se i ka siguruar nga frika e epidemive dhe kolerës.

Allahu tregon begatitë tjera për Kurejshitët, të cila gjenerojnë nga Allahu i Madhërishëm, e ato janë:

Zoti i Qabës është Ai i Cili u siguron ushqim, për të tejkaluar krizën e urisë, krizën ekonomike, u siguron zhvillim ekonomik, ua shton furnizimin.

Ua lehtëson rrugët e furnizimit nëpërmjet atyre dy rrugëve të udhëtimit.

I ka shpëtuar nga kriza e thellë e cila kishte mbretëruar më herët, kur kishte pasur uri të madhe.

I ka dalluar me siguri dhe me stabilitet, andaj le ta adhurojnë vetëm Atë duke mos i përshkruar ortak.

Le të mos adhurojnë idhuj dhe statuja dhe le të mos adhurojnë askënd dhe asgjë përpos Zotit.

Përfundim

– Ai i cili i përgjigjet urdhrit, Allahu i garanton siguri në këtë botë dhe në botën tjetër, ndërsa,

– Ai i cili nuk i përgjigjet këtij urdhri, Allahu nuk i garanton siguri as në këtë botë, as në botën tjetër, siç thotë Allahu i Madhërishëm:

“Allahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e Allahut. Atëherë Allahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun (ua ngjeshi) e urisë dhe të frikës. Atyre u pat ardhur i dërguari nga mesi i tyre, e ata e përgënjeshtruan atë, andaj i kapi dënimi që ishin zullumqarë”. (En-Nahl: 112, 113)

Këto kanë qenë mirësi e Allahut ndaj tyre.

Fatkeqësisht, disa besimtarë, respektin që tregojnë ndaj vetë Qabes, nuk e tregojnë për Zotin e Qabes.

Fatkeqësisht, disa besimtarë, respektin që tregojnë ndaj vetë Qabes, nuk e tregojnë për Pejgamberin apo Kur’anin.

Ata e kanë pas për detyrë ta pranonin këtë mirësi dhe të përqendroheshin në adhurimin dhe në madhërimin e Allahut.

Kjo kërkon që ta pranojnë atë mirësi dhe ta adhurojnë Allahun për ato mirësi. Ata duhet ta adhurojnë Zotin e Qabës, e cila ka qenë shkak për të arritur atë famë, atë qeverisje, atë paqe dhe atë sigurim jetese.

Lini një koment