SURETU KAFIRUNË

Dr. Musli Vërbani


Kjo sure e bënë diferencimin e besimit nga pabesimi.

Kjo sure e bën diferencimin e besimit nga idhujtaria.

Kjo sure e bën diferencimin nga hipokrizia dhe nga veprat idhujtare.

Një delegacion i përbërë prej: Velid bin el Mugire, Ebu Xhehli dhe të tjerëve shkojnë te pejgamberi a.s.:

– I kanë ofruar pasuri, ashtu që të ishte më i pasuri i Mekës.

– kanë ofruar mundësi që të martohej me cilën të dëshironte.

– I kanë ofruar pozitë të lartë.

Mirëpo pas kësaj i kanë kërkuar diçka tjetër:

I kanë kërkuar që në këmbim të këtyre të mirave të mos i ofendon zotat tyre dhe të mos flet keq për ta.

I kanë kërkuar që në këmbim të këtyre të mirave të mos flet keq për Zotat e tyre.

Por,

Nëse nuk e pranon ofertë, atëherë vijon oferta tjetër:

Adhuro një vit zotat tonë dhe ne po atë vit e adhurojmë Zotin tënd.

Pastaj,

Vitin tjetër, ne adhurojmë zotin tënd dhe ti i adhuron zotat tanë.

Atëherë ka zbritur:

Zoti i Madhërishëm thotë:

  Kul jaa ejjuhel kaafiruune. Laa eabudu maa ta’ëbuduune.  
“Thuaj: “O ju jobesimtarë! Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni!”
  (El-Kafirunë: 1, 2)

Kur’ani, kur i adresohet pejgamberit a.s., njëkohësisht i adresohet edhe muslimanëve në përgjithësi. Njëkohësisht na adresohet edhe neve.

Kur drejtohet me thuaj: na drejtohet edhe neve, pra të gjithë besimtarëve.

O ju pabesimtarë – nënkupton çdo pabesimtarë.

O ju ateistë, o ju komunistë, o ju idhujtarë, e kështu me radhë:

Nuk mund të jemi edhe pabesimtarë edhe besimtarë.

Nuk mund të jemi edhe komunistë edhe besimtarë.

Nuk mund të adhuroj statujat edhe Zotin Një.

Nuk mund të adhuroj materien edhe Zotin.

Nuk mund të largohem nga feja ime për shkak të përfitimit të ndonjë të mire materiale e ta humbi botën tjetër.

Nuk mund të largohem nga besimi për një pozitë shtetërore, e të digjem në zjarr të xhehenemit.

Nuk mund të largohem nga feja ime për ndonjë të mirë të kësaj bote dhe ta humbi botën tjetër.

Zoti Famëlartë na thotë të themi:

Unë nuk besoj në materializmin tuaj.

O komunist, o ateist, unë e adhuroj Allahun ashtu siç dëshiron Allahu, ndërsa ju nuk i përmbaheni urdhrave të Allahut.

O ateist, unë e adhuroj Allahun të kënaqet Ai, ligjit të Tij, ndërsa ju nuk e adhuroni Atë, por keni shpikur diçka nga mendjet tuaja.

Pas kësaj, nuk ka vend për paganizëm dhe idhujtari.

Pas kësaj, nuk ka vend për ateizëm.

Pas kësaj, nuk ka vend për ateizëm e materializëm.

Besimtarë të nderuar!

Zoti i Madhërishëm thotë:

  Ve laa entum aabiduune ma eabud.  
“As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!”
  (El-Kafirunë: 3)

Kur’ani, kur i adresohet pejgamberit a.s., njëkohësisht i adresohet edhe muslimanëve edhe neve, ashtu që na i tregon programet e pabesimtarëve.

Kur’ani, kur i adresohet pejgamberit a.s., njëkohësisht i adresohet edhe muslimanëve edhe neve, dhe na i tregon programet e idhujtarëve.

Programi i pabesimtarëve është që të largohemi nga besimi ynë. Ata nuk e kanë në programin e tyre besimin dhe adhurimin e Zotit, ata përkundrazi në programin e tyre e kanë që të mos adhurohet Zoti.

Në programin e tyre e kanë që të mos zbatohet programi i Zotit në tokë.

Të ofertojnë pasuri, me kusht që të mos flasësh keq apo të mos i ofendosh zotat e tyre dhe të mos flasësh keq për ta.

Të ofertojnë pozitë ashtu që të jesh kryetar i qytetit apo i shtetit, me kusht që të mos flasësh keq për ta, zotat e tyre apo ateizmin, e kur të ndodh kjo, ti mos e prano atë pozitë.

– Nëse të jepet mundësi që të martohesh me cilën të dëshirosh, me kusht që të mos i ofendosh zotat dhe materializmin, mos prano.

 – Nëse të jepet mundësia që të pasurohesh duke e nënçmuar fenë Islame, mos e prano atë mundësi.

Pasi Allahu i Madhërishëm i ka sqaruar argumentet për besimin e drejtë, në besimin në Zotin Një, besimin në pejgamberët e Tij, në të dërguarit e Tij, në librat e Tij, në melaqet e Tij dhe në Ditën e gjykimit. Pas kësaj, nuk ka vend për paganizëm dhe idhujtari. Pas kësaj nuk ka vend për ateizëm e materializëm.

Vëllezër të nderuar!

Zoti i Madhërishëm thotë:

  Ve laa ene aabidum maa abedtum. Ve laa entum aabiduune maa eabud.  
“Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni! Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj!”
  (El-Kafirunë: 4, 5)

Sa i përket ajeteve të përsëritura, qëllimi i përsëritjes është rikonfirmimi për ta ndërprerë lakminë e pabesimtarëve se mos ndoshta në një kohë të afërme pejgamberi a.s. do të ju përgjigjej pozitivisht kërkesës së tyre për t’i adhuruar zotat e tyre.

Sa i përket ajeteve të përsëritura, qëllimi i përsëritjes është rikonfirmimi, për ta ndërprerë lakminë e pabesimtarëve, se mos ndoshta në një kohë të afërme ju do të ju përgjigjeni pozitivisht kërkesës së tyre për t’i adhuruar idhujt apo për ta pranuar ateizmin apo materializmin.

Ajeti përfshinë çdo pabesimtarë në fytyrë të tokës. O ju pabesimtarë, edhe në të ardhmen nuk do ta pranoj ofertën tuaj për t’i adhuruar zotat tuaj.

Ajeti përfshinë çdo ateist në fytyrë të tokës. O ju ateist, Edhe në të ardhmen nuk e pranoj ofertën tuaj të ateizmit.

Ajeti përfshinë çdo materialist në fytyrë të tokës. O ju materialist, Edhe në të ardhmen nuk e pranoj ofertën tuaj për materializëm.

 Po ashtu edhe ju në të ardhmen nuk do të veproni atë që kërkoj nga ju, që të adhuroni Zotin tim.

Unë nuk adhuroj siç adhuroni ju, pra nuk e trasoj dhe nuk mbështetem në të, por e adhuroj Allahun ashtu siç dëshiron Ai dhe kënaqet Ai, ndërsa ju nuk i përmbaheni urdhrave të Allahut, ligjit të Tij dhe nuk e adhuroni Atë, por keni shpikur diçka nga mendjet tuaja.

 Adhurimi i pejgamberit a.s. dhe i pasuesve të tij besimtarë është adhurim në bazë të mesazhit të tij, adhurim i pastër vetëm për Allahu duke mos i përshkruar ortak, por duke adhuruar me adhurim të drejtë. Ata adhurojnë ashtu siç e ka ligjësuar Allahu atë adhurim, ndërsa idhujtarët adhurojnë dikë tjetër, të cilin adhurim nuk e lejon Allahu. E, ai adhurim është adhurim idhujtarie dhe burimi i saj është prodhim i epshit dhe i shejtanit.

Besimtarë të nderuar!

Zoti i Madhërishëm na thotë të themi:

  Lekum diinukum ve lije diini.  
“Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!”
  (El-Kafirunë: 6)

Vendimi përfundimtar ashtu që secili grup fetar të jetë i pavarur në adhurimin e Tij, e ai është:

“Ju e keni idhujtarinë tuaj, ndërsa unë e kam fenë time.”

Vendimi kategorik ashtu që secili grup fetar të jetë i pavarur në adhurimin e Tij, e ai është:

Ju e keni pabesimin tuaj, ndërsa unë e kam besimin tim.

Ju keni ateizmin tuaj, ndërsa unë e kam fenë time.

Ju e keni idhujtarinë tuaj, ndërsa unë e kam idhujtarinë time.

Ju e keni drejtimin tuaj, unë e kam drejtimin tim. E ai drejtim është monoteizmi dhe sinqeriteti ndaj Allahut apo Islami.

Përfundim

Kjo sure ka për qëllim kërcënimin, siç është thënia e Allahut të Madhërishëm:

“Veproni ç’dëshironi.” (Fusilet: 40).

Ajetet të ngjashme me këtë ajet janë të shumta, e prej tyre thënia e Allahut të Madhërishëm:

“Po nëse ata të përgënjeshtruan ty, thuaj: “Mua më takon (shpërblimi nga) vepra juaj, ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë, e as për atë që bëni ju”. (Junus: 41)

Ky sqarim i ndarjes në mes të pasuesve të feve e qetëson secilin grup.

Bën që çdonjëri të jetë përgjegjës në atë që e do dhe e përzgjedhë.

Bën që secili të jetë përgjegjës për atë që beson dhe vepron.

Kjo ngase nuk ka dhunë në fe.

Feja bazohet në vullnetin e lirë dhe të përzgjedhjes.

Kjo është baza e marrjes së përgjegjësisë se çdonjërit i cili vepron.

Secili do ta sheh rezultatin e punës së tij, rezultatin e besimit të tij.

Secili do ta sheh rezultatin e punës së tij dhe të fjalëve të tij.

Çdonjërit i kërkohet që ta lërë tjetrin të zgjedhë me vullnetin e tij çka të dëshiron, ose të beson çka të dëshiron.

Islami, nëpërmjet Kur’anit Famëlartë e ka vendosur vijën ndarëse në mes të besimit dhe të idhujtarisë.

Islami, nëpërmjet Kur’anit Famëlartë e ka vendosur vijën ndarëse në mes të besimit dhe të pabesimit.

Islami, nëpërmjet Kur’anit Famëlartë e ka vendosur vijën ndarëse në mes të besimit dhe të ateizmit.

Tashmë, pasiqë Allahu i Madhërishëm i ka sqaruar argumentet për besimin e drejtë, në besimin në Zotin Një, besimin në pejgamberët e Tij, në të dërguarit e Tij, në librat e Tij, në melaqet e Tij dhe në Ditën e gjykimit, pra pas kësaj, nuk ka më vend për paganizëm dhe idhujtari.

Pastaj ka zbritur edhe ajeti tjetër:

“Thuaj: “O ju injorantë, a mos më thirrni të adhuroj tjetër, në vend të Allahut?” (Zumer: 64)

Nëse njeriu nuk bindet vet dhe nëse nuk e përdor logjikën e vet, i lirë, pa presion, pa fanatizëm, pa urrejtje të trashëguar, atëherë nuk gjen rrugë që të bindet.

Lini një koment