| Dr. Musli Vërbani – |

Zoti i Madhërishëm, Kur’anin e ka zbritur për ta analizuar dhe për ta studiuar, për ta mësuar dhe për ta praktikuar.
Qëllimi kryesor i Kur’anit është analiza, studimi dhe mësimi. Zoti i madhërishëm thotë:
“(Kur’ani) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë ajetet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad, 28)
Ne kemi nevojë t’i studiojmë suret dhe ajetet kur’anore dhe ta analizojmë, që të përfitojmë dhe ta praktikojmë.
Çdo sure e ka specifikën me të cilën specifikohet.
Si çdo sure edhe suretu Fijlë e ka specifikën e vet, të cilën edhe do ta sqarojmë në vijim.
Do të kalojmë disa çaste me suren Fijlë, që të përfitojmë nga kjo sure me vlerë dhe rëndësi të madhe.
“Es’habul Filë”: Është ushtria e elefantëve nën udhëheqjen e mbretit Ebreha.
Ebreheja, mbreti i Etiopisë ka dashur që ta prishë Qabën, andaj edhe e ka nisur ushtrinë për të kryer atë mision.
Misioni i tij ishte që arabët të orientoheshin në shtëpinë të cilën Ebreheja e kishte ndërtuar në Jemen.
Kjo sure ka zbritur për të marrë mësim nga kjo histori, ashtu që çdo kush ta kupton se çdo çështje i takon vetëm Allahut dhe që t’i dorëzoheshin Allahut, i Cili e ka treguar fuqinë absolute të Tij, përderisa prej statujave nuk kanë kurrfarë dobie.
Vëllezër të nderuar!
Fuqia e Allahut mposhtë çdo gjë.
Fuqia e Allahut është mbi çdo program dhe mbi çdo planifikim.
Zoti i Madhërishëm thotë:
| Elem tere kejfe feale Rabbuke bi as’haabil fiili. |
| “A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me poseduesit e elefantit?” |
| (El-Fijlë: 1) |
Duhet ditur se:
Vendet e shenjta të Allahut të Madhërishëm kanë rëndësi të posaçme.
Prej vendeve të shenjta është shtëpia e Allahut: Qabja e bekuar.
Qabja e bekuar është në Meke, në vendin në të cilin ka lindur Muhamedi a.s.
Kush tenton të prekë në ato vende të shenjta, Allahu e pengon, Allahu i mbron vendet e shenjta kur të dëshiron.
Kjo sure ka zbritur te ata të cilët e kanë përjetuar atë ngjarje. Për këtë arsye, i thotë Pejgamberit a.s.: A nuk e di se si ka vepruar Zoti yt i Madh e i Fuqishëm me ushtrinë e elefantit, ashtu që Allahu i ka shkatërruar dhe e ka mbrojtur Qabën.
Atëherë, populli yt, a nuk duhet të beson në Zotin?
Disa prej tyre kanë qenë dëshmi e gjallë e asaj ngjarjeje.
Vëllezër të nderuar!
Zoti i Madhërishëm thotë:
| Elem jexh’al kejdehum fii tedliilin. |
| “A nuk ua bëri përpjekjen e tyre të dështuar?” |
| (El-Fijlë: 2) |
Edhe pse kjo pyetje retorike është për ata të cilët e kanë përjetuar atë ngjarje, njëherit kjo pyetje retorike është për të gjithë njerëzimin.
Atëherë, populli yt, a nuk duhet të beson në Zotin?
Po, a nuk e ke parë se si Zoti yt e ka bërë që të dështon qëllimi i tyre?
Po, a nuk e ke parë se si Zoti yt e ka bërë që të dështon plani i tyre?
Po, a nuk e ke parë se si Zoti yt e ka bërë që të dështon komploti i tyre?
Zoti yt e ka bërë që të dështon angazhimi i tyre?
Zoti yt ka bërë që të pësojnë disfatë totale.
Plani për ta prishë Qabën dhe për të vrarë banorët e saj ka dështuar.
Ata kanë pësuar disfatë totale edhe pa mbërritur në Qabe dhe nuk e kanë realizuar planin e tyre sepse Allahu i ka shkatërruar.
Ebreheja e ka drejtuar ushtrinë për ta prishur Qabën, por elefanti është ndalur në një vend afër Mekës dhe nuk e vazhdonte rrugën për në Meke, përkundër asaj që ia shkulnin lëkurën me gërshërë hekuri.
Përderisa kur e drejtonin në drejtim tjetër pos Mekës ecte me shpejtësi.
Vëllezër të nderuar!
Zoti i madhërishëm thotë:
| Ve ersele alejhim tajren ebaabiile. |
| “Dhe Ai kundër tyre lëshoi shpendë që vinin tufë-tufë!” |
| (El-Fijlë: 3) |
Allahu i Madhërishëm kundër ushtrisë së elefantit i ka dërguar zogjtë Ebabilë.
Zogjtë Ebabilë janë lloj i zogjve me ngjyrë të gjelbër.
Ka mendime se zogjtë Ebabilë janë lloj i zogjve me ngjyrë të zezë.
Allahu i Madhërishëm i ka dërguar zogjtë Ebabilë, tufa-tufa.
Ata zogj tufa-tufa kanë ardhur nga drejtimi i detit.
Zogjtë e dobët e kanë mundur Elefantin e madh.
Zogjtë e vegjël e kanë shkatërruar një ushtri të tërë.
Zogjtë e vegjël kanë triumfuar ndaj një ushtrie të fortë dhe të armatosur deri në dhëmbë.
Vëllezër të nderuar!
Zoti i Madhërishëm thotë:
| Termiihim bi hixhaaretin min sixhxhiil. |
| “Dhe i gjuanin ata me gurë nga balta e gurëzuar!” |
| (El-Fijlë: 4) |
Zogjtë tufa-tufa të cilët kanë ardhur nga drejtimi i detit.
Secili zog mbante nga tre gurëz:
– Një në sqep dhe
– Dy në kthetra.
Fjala“Hixharetun min sixhilë” e ka kuptimin e topthit prej ujit dhe prej balte, sikurse të ishte topth brumi.
Ato gurë të argjilës ishin të formës së “leblebijës”, pak më të mëdhenj se “thjerrëzës”.
Besimtarë të nderuar!
Zoti i madhërishëm thotë:
| Fe xhealehum ke asfin meëkuul. |
| “Dhe ata i bëri si gjeth i grimcuar (i përtypur)!” |
| (El-Fijlë: 5) |
Ato shpendë kanë gjuajtur me ato gurë, e atëherë guri e mbyste të gjuajturin.
Ato gurë çdo gjë që e preknin e thërrmonin dhe e bënin pluhur.
Pastaj mishi i trupit të ushtarëve binte për tokë, kalbej dhe shpërndahej.
Gurëza kur binte në ndonjërin prej ushtarëve të elefantit, depërtonte në thellësi dhe e shkatërronte.
I ka bërë mbeturina dhe lecka, ashtu siç bëhet gjethi i perimeve apo i pemëve kur e hanë insektet, pastaj shkatërrohet në tërësi.
Janë bërë sikur gjethet kalbura të dushkut.
Janë bërë troha buke sikurse gjethet e grisura, të cilën e kanë ngrënë kafshët dhe insektet.
Janë përmbledhë këto dy cilësi:
– Për t’i përbuzur, për t’i poshtëruar dhe
– Për t’i shkatërruar.
Ebreheja, me një pjesë të ushtrisë janë zmbrapsur për t’u kthyer në Jemen.
Gjatë rrugës kanë vdekur njëri pas tjetrit dhe Ebrehenë e kanë ngrënë buburrecat deri sa ka vdekur.
Përfundim
Kjo është historia e ushtrisë së elefantit, e cila është e vërtetë e prerë, të cilën e ka vërtetuar Kur’ani, në vitin 571 sipas Isait a.s., në të cilin vit ka lindur pejgamberi Muhamedi a.s.
Është histori interesante mbresëlënëse, për të qenë shembull prej shembujve të fuqisë absolute të Allahut, por njerëzit i neglizhojnë shumë, sikurse i neglizhojnë shumë shembuj tjerë të ngjashëm, të cilat edhe vet i përjetojnë.
O pejgamber, përderisa populli yt e di këtë çështje, atëherë le të kenë drojë se Allahu i dënon në të njëjtën mënyrë, pasi insistojnë në mohimin e Zotit, në pejgamberin e Tij, në librin e Tij fisnik dhe i pengojnë njerëzit nga rruga e besimit në Zotin e Madhërishëm.
Allahu e ka ruajtur Qabën.
Ai dënim është përgatitur prej Allahut të Madhërishëm për pabesimtarët kriminel.
Kjo vërteton se Allahu i Madhërishëm me fuqinë Madhështore të Tij ka mundësi që ta largon të keqen nga Qabja.
Allahu i Madhërishëm me fuqinë Madhështore të Tij e mbron dhe e siguron në çdo kohë.
Allahu ka mundësi që t’i dënon arrogantët mizorë, të cilët krahas Allahut adhurojnë zota tjerë dhe të cilët i pengojnë njerëzit nga Qabja dhe adhurimi në të dhe në besimin në mesazhin e pejgamberit Muhamedi a.s.
Mjafton kjo vërejtje dhe ky qortim, mjafton kjo garanci dhe siguri.
Mjaftojnë edhe të mirat e shumta dhe publikimi se Allahu Famëlartë i ndihmon cilit Do, e ngritë lartë cilin Do dhe e poshtëron cilin Do.
Besimi ynë bazohet në ajetin Kur’anor:
“Dhe ndihma (fitorja) është vetëm prej Allahut, të Fuqishmit, të Urtit”. (Ali Imranë: 126)