SURETU KARIA

Dr. Musli Vërbani


Kjo sure përmban dy çështje madhështore, e ato janë:

– Kataklizma, dhe

– Agonia e kataklizmës.

Çështja më e rëndë me të cilën njeriu do të ballafaqohet është Kataklizma.

Çështja më e vështirë me të cilin njeriu do të ballafaqohet është Kataklizma.

Për këtë arsye, Kur’ani Famëlartë e ka quajtur: “Plasja”, e që ka kuptimin e vet kataklizmës. Kjo nga shkaku se me ndodhinë e saj i plasë (plasaritë) zemrat.

Kur’ani e ka përshkruar agoninë e kataklizmës ku thotë:

  El Kaariatu Mel Kaariatu Ve maa edraake mel Kaariatu  
“Krisma plasaritëse e Kijametit. Ç’ka është krisma plasaritëse ? Dhe ç’të mësoi ty se ç’është krisma plasaritëse?”
  (El-Karia: 1-3)

Për njeriun nuk ka gjendje më të rëndë, më të vështirë, për të cilën nuk kujdeset, nuk merr këshillë dhe mësim.

 Nuk ka moment më të rrezikshëm se kataklizma.

 E sheh, rrezikun e ka pranë, dënim mbi kokë. I sheh rreziqet në të gjitha anët. Rreziqet i ka nga të katër anët, nuk mund të largohet prej tyre.

“Kariatu” është dridhja e cila i plasë zemrat me agoninë e saj.

“Kariatu” është dridhja e cila i plasë zemrat me trishtimin e saj.

Ky është rikonfirmim, për të treguar se është shumë serioze dhe trishtuese.

E madhështon çështjen e saj dhe e tregon trishtimin e madh të saj.

Besimtarë të nderuar!

Prej shenjave të kataklizmës janë:

– Ndryshojnë ligjet e fizikës, prishen ligjet natyrore.

– Shpërndahen kodrat.

– Digjen detet dhe oqeanet.

– Toka dridhet me dridhje të fortë.

– Ndryshon struktura e kozmosit.

– Zhduket përbërja e tokës, asimilohet përbërja e qiellit, ashtu që do të ndeshen qiejt dhe bien yjet.

Në atë ambient të vështirë njeriu qëndron i tronditur dhe i tmerruar sepse do të përballet me llogaridhënien e vështirë para Allahut të Madhërishëm.

Vëllezër të nderuar!

Çka është ajo krismë e cila shkakton plasaritje?

Zoti i madhërishëm përgjigjet dhe thotë:

  Jevme jekuunun naasu kel feraashil mebthuuthi  
“Ajo është ditë kur njerëzit bëhen si insekte të shpërndara.”
  (El-Karia: 4)

Dita ku njerëzit do të nxirren nga varret.

Njerëzit shkojnë në drejtime të pakontrolluara dhe në të gjitha anët.

Njerëzit shkojnë në atë mënyre sikurse sikurse fluturat kur fluturojnë të shpërndara.

Njerëzit do të ndahen dhe do të shpërndahen.

E ka përngjarë me insekte, me flutura të shumta, nga shkaku se ato kur fluturojnë, fluturojnë të shpërndara, janë të dobëta.

E ka përngjarë me insekte flutura, nga shkaku se ato janë të përbuzura.

Fluturojnë nga të gjitha anët, ashtu siç fluturojnë fluturat rreth dritës dhe dritës së zjarrit në mbrëmje.

“Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim të përulur”. (Kamer, 7)

Natën në terr nuk dinë se kah shkojnë e kur të ndizen dritat shpërndahen.

Vëllezër të nderuar!

Zoti i Madhërishëm thotë:

  Ve tekuunul xhibaalu kel ihnil menfuushi  
“Dhe kodrat bëhen si leshi i shprishur.”
  (El-Karia: 5)

Kodrat lëvizin sikurse leshi në anë të ndryshme.

Kodrat bëhen sikurse lëmshi i cili shkapërderdhet, ngase pas shthurjes fluturon, siç është në thënien e Allahut:

“Dhe kur kodrat të kenë udhëtuar (e bërë pluhur në ajër)”. (Et-Tekvirë: 3)

Po ashtu edhe ajeti tjetër:

“Atë ditë kur toka e kodrat të dridhen, e kodrat bëhen rërë rrëshqitëse”. (El-Muzemil: 14)

Në këto ajete, vërehen shenja të cilat i frikësojnë dhe i tmerrojnë njerëzit.

Këto ajete tregojnë vërejtje serioze.

Është bërë përngjasimi i kodrave me leshin e thurur ngase leshi ndonjëherë është me ngjyrë të bardhë, ndonjëherë me ngjyrë të kuqe, ndonjëherë me ngjyrë të verdhë, e ndonjëherë me ngjyrë të zezë.

Kështu është me rrugët e kodrave, disa janë të bardha, disa të kuqe, disa të verdha, e disa të zeza.

Vëllezër të nderuar!

Atë ditë njerëzit do të ndahen në dy grupe:

– Grupi i të mirëve fatlumtur, bamirës, të cilët do të kënaqen me të mirat e përgjithmonshme të xhenetit, do të jetojnë jetë të lumtur dhe të qetë.

– Grupi i të këqijve, fatkeq, dëmtues, të cilët përflaken me zjarrin e xhehenemit dhe digjen në të.

Për sa i përket grupi të të mirëve, Zoti i madhërishëm thotë:

  Fe emmaa men thekulet mevaaziinuhuu fe huve fii ijshetin raadijeti  
“E sa i përket atij që i rëndohet peshoja e veprave të tij. Ai është në një jetë të këndshme.”
  (El-Karia: 6, 7)

Allahu tregon për shpagimin për vepra dhe ndarjen e njerëzve në dy grupe:

– Në Ditën e gjykimit, atij të cilit i peshojnë veprat, ashtu që veprat e mira i peshojnë më rënd se të këqijat, ai do të ketë të lumturi.

Pronari i atyre veprave të mira kënaqet me shkuarjen në xhenet prej atyre veprave.

 Jeta e këndshme në xhenet i përmbledhë të gjitha të mirat në xhenet.

Jeta e këndshme në xhenet e ka kuptimin e të kënaqurit, të lumturisë. Pra, jetë të lumtur.

Sa i përket çështjes së kandarit, shumica e dijetarëve e mendojnë se: Është përdorur kandari i Ditës së gjykimit. “Me fjalën kandarë”, Allahu t’ia sqaron njerëzve çështjen në atë mënyrë të cilën vet e praktikojnë dhe në atë që ata janë të qetë dhe të sigurt.

Fjala kandarë është përdorur në shumës kandarët, pasi njeriu i njeh dhe i përdorë llojet e shumta dhe të ndryshme të matjeve dhe të kandarëve.

Çka e peshon kandarin?

Përgjigjja:

Kandarin e rëndon besimi dhe veprat e mira.

Kandarin e bën të lehtë: mosbesimi dhe veprat e pakta.

Kandari i besimtarit nuk mbetet i mëngët. Pra, nuk mbetet përgjithmonë në zjarr. Kandari për besimtarin do të jetë ashtu siç e ka përmendur Kur’ani, por nuk dihet mënyra dhe format e matjeve dhe peshoreve.

Vëllezër të nderuar!

Njerëzit do të ndahen në dy grupe:

– Grupi i të mirëve fatlumë, bamirës, të cilët do të kënaqen me të mirat e përgjithmonshme të xhenetit, do të jetojnë jetë të lumtur dhe të qetë.

– Grupi i të këqijve fatkeq, dëmtues, të cilët përflaken me zjarrin e xhehenemit dhe digjen në të.

Sa i përket grupi të këqijve:

  Ve emma men haffet mevaaziinuhuu fe ummhuu haavijetun  
“Ndërsa, atij që ka peshojën e lehtë të veprave të tij. Vendi i tij do të jetë në Havije.”
  (El-Karia: 8, 9)

Atij të cilit i peshojnë veprat e këqija mbi ato të mirat, vendbanim është xhehenemi.

Ashtu siç është nëna baza e fëmijës e cila e bartë në krah.

Xhehenemi është quajtur “Havije” nga shkaku se është shkatërruese dhe se digjet në të me thellësinë e nxehtësisë së saj dhe se është zjarr i vjetër.

Pejgamberi a.s. ka thënë: Mos qoftë “nëna” jote.

Atëherë i është thënë: O i dërguari i Allahut: “Mua më thërret të udhëzohem” ndërsa më thua: “Mos qoftë “nëna” jote”.

Atëherë i ka thënë: Kam për qëllim “Mos qoftë zjarri (nënë) jote (për ty)”.

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Dhe nëna (baza) e tij është zjarri djegës”.

Përfundim

Zoti i Madhërishëm parashtron pyetje:

  Ve maa edraaake maa hijeh Naarun haamijeh  
“E ç’është ajo që të njoftoi ç’është ai (Havije)? Është zjarri me nxehtësi shumë të lartë.”
  (El-Karia: 10, 11)

Po, kush të ka treguar ty se çka është ai zjarr?

Zoti e ka pyetur pejgamberin dhe na pyet neve:

E ç’është ajo që të njoftoi ç’është ai (Havije)?

Kjo pyetje retorike është për të treguar frikë dhe trishtim.

Kjo pyetje retorike është për të treguar se është diçka e jashtëzakonshme, saqë nuk i dihet kufiri.

Pastaj Zoti i madhërishëm përgjigjet dhe na tregon:

“Është zjarri me nxehtësi shumë të lartë.” (El-Karia: 11)

Është zjarr djegës përcëllues të cilit nuk i dihet flaka.

Është zjarr përcëllues të cilit nuk i dihet nxehtësia.

Djegë ekstrem dhe është edhe i fuqishëm edhe i madh.

Fuqia e zjarrit të xhehenemit ia tejkalon fuqisë së çdo zjarri tjetër.

Zjarri i xhehenemit ia tejkalon të gjitha zjarreve.

Në një rast pejgamberi a.s. ka thënë:

“Zjarrin të cilin e ndezë biri i Ademit është një pjesë prej shtatëdhjetë pjesëve të zjarrit të xhehenemit.”

I thanë: A nuk ka mjaftuar vetëm kjo pjesë?

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Asaj i është shtuar fuqi edhe gjashtëdhjetë e nëntë pjesë më shumë”.

Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Ky zjarr është një pjesë prej njëqind pjesëve të xhehenemit”.

Lini një koment