Dr. Musli Vërbani
–
Përgjigjja:
Nijeti i agjërimit të Ramazanit bëhet:
-Nijet me zemër dhe
-Nijet me shprehje (me fjalë).
Nijeti me zemër dhe me shprehje mund të jetë:
-Nijet mujor (në pako) dhe
-Nijet i përditëshëm (për çdo ditë brenda 29-30 ditëve të ramazanit).
Pra:
Nijeti me zemër edhe nijeti me shprehje mjafton një herë në fillim të muajit Ramazan edhe pse mund të bëhet për çdo ditë.
Nëse nuk bëhet nijeti me shprehje, është i zëvendësuar nga nijeti me zemër.
Nijeti me zemër është nijeti cili nuk shprehet me fjalë.
Një variant e nijetit shprehimorë:
E bëra nijet që të agjëroj Ramazanin e me besim dhe bindje të plotë se Zoti do ta ketë në konsideratë agjërimin tim.
Zoti im, gjatë këtij muaji më fal, më beko dhe më shto dituri!
Vërejtje: Mjafton të thuhet : “Zoti im,e bëra nijet të agjëroj muajin e Ramazanit”.
Nëse bëhet për çdo ditë, thuhet: “Zoti im, e bëra nijet të agjëroj këtë ditë të Ramazanit.”