| Dr. Musli Vërbani |

Zoti i Madhërishëm Kur’anin e ka zbritur për ta analizuar dhe për ta studiuar.
Zoti i Madhërishëm Kur’anin e ka zbritur ta lexojmë, ta mësojmë dhe të veprojmë me të.
Zoti i Madhërishëm Kur’anin e ka zbritur ta analizojmë, ta studiojmë dhe ta praktikojmë.
Qëllimi kryesor i Kur’anit është analiza, studimi dhe mësimi. Zoti i madhërishëm thotë:
“(Kur’ani) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë ajetet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad, 28)
Ne kemi nevojë t’i studiojmë suret dhe ajetet kur’anore dhe ta analizojmë që të përfitojmë dhe ta praktikojmë.
Çdo sure e ka specifikën me të cilën specifikohet.
Si çdo sure, edhe surja Inshirah e ka specifikën e vet të cilën do ta sqarojmë.
Do të kalojmë disa çaste me suren Inshirah që të përfitojmë nga kjo sure me vlerë dhe rëndësi të madhe.
Edhe pse kjo i referohet pejgamberit a.s., njëkohësisht i referohet çdo besimtari.
Surja tregon dhembshurinë e Zotit për Muhamedin a.s dhe për çdo besimtar.
Surja tregon për lehtësimin pas çdo vështirësie.
Zoti i Madhërishëm, ashtu siç i ka thënë pejgamberit a.s., sikurse dëshiron që të të thotë ty:
A nuk ta kam zgjeruar kraharorin ty në Islam?
A ta kemi lehtësuar rrugën ty për Islam?
T’i kemi lehtësuar çështjet ashtu që të bëhet e dashur për zemrën tënde.
Ta sqarojmë rrugën e cila përfundimisht do të të sjellë lumturi.
A nuk po ndien zgjerim?
A nuk po e sheh ndriçimin në veten tënde?
A nuk po ndien kënaqësi edhe pse ke vështirësi dhe mundime?
A e di se për një vështirësi ke dy lehtësime.
Ti ke nevojë për programin e Allahut.
Edhe pse ke sinqeritet, e tërë jeta është ibadet.
Besimtarë të nderuar!
Surja tregon për përkujdesjen e Zotit për pejgamberin a.s dhe për çdo besimtar.
Allahu e ka begatuar Muhamedin a.s. me begati të shumta ku i thotë:
| Elem neshrah leke sadreke |
| “A nuk ta zgjeruam ne gjoksin tënd?” |
| (El Inshirah: 1) |
Fjala “zgjerim kraharori” ka dy kuptime:
1. Kuptim konkret dhe
2. Kuptim abstrakt.
1. Në kuptimin konkret fjala “sherh – zgjerim” e ka kuptimin e operacionit fizik.
Xhibrili a.s. dy herë ia ka bërë operacion zemrën pejgamberit a.s.
Herën e parë: Xhibrili a.s. ia ka bërë operacion zemrën deri sa ishte i vogël dhe
Herën e dytë: Xhibrili a.s. ia ka bërë operacion zemrën në kohën kur e ka bërë “Isranë”.
Sa i përket operacionit të parë: Deri sa ishte i vogël, kishte shkuar Xhibrili te ai, ia ka prerë gjoksin, ia ka nxjerrë zemrën, pastaj ia ka pastruar atë zemër, për ta mbrojtur nga mëkatet.
Sa i përket operacionit të dytë është operacioni para se të shkonte në Miraxhë.
2. Në kuptimin abstrakt:
Allahu ia ka zgjeruar kraharorin për pejgamberi.
Allahu ia ka zgjeruar kraharorin dhe e ka përgatitur për të pranuar shpalljen.
Allahu ia ka ndriçuar zemrën me urtësi.
Pastaj e ka pajisur me dituri, me besim, me urtësi dhe prapë e ka rivendosur në gjoksin e tij.
Kjo ka qenë prej para shenjave të pejgamberisë, pra prej përgatitjes dhe prej përgëzimeve për pejgamberi.
Në kuptimin abstrakt edhe neve Allahu na e ka zgjeruar kraharorin në Islam për ta adhuruar, na e ka zgjerua kraharorin për të bërë vepra të mira.
Edhe neve na e ka zgjeruar kraharorin në Islam, siç thotë Zoti i Madhërishëm:
“Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngushtë si të ngjitej në qiell. Kështu Allahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë.” (Enam, 125).
Poashtu, Zoti i Madhërishëm thotë:
“Atij që Allahu ia ka zgjeruar kraharorin për besim islam, ai është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet.” (Zumer, 22)
Vëllezër të nderuar!
Zoti i Madhërishëm i ka thënë pejgamberit a.s.:
| Ve vedaënaa anke vizreke-ldhii enkadaa dhahreke |
| “Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde, E cila shtypte shpinën tënde.” |
| (El Inshirah: 2, 3) |
Programi ynë për ty është ajo se t’i i imagjinoje gabimet dhe mëkatet, të cilat të rëndonin ty dhe për familjen tënde.
Për këtë arsye, të mundonte kjo çështje pa marrë parasysh para pejgamberisë dhe pas pejgamberisë,
e që e dyta ndryshon nga e para.
Ajo nuk përputhet me kapacitetin tënd.
Vëllezër të nderuar!
Zoti i Madhërishëm i ka thënë pejgamberit a.s.:
| Ve refeanaa leke dhikreke |
| “Dhe Ne, ta ngritëm lartë famën tënde?” |
| (El Inshirah: 4) |
Allahu e ka ngritur pozitën e pejgamberit a.s.
E ka ngritur vlerën e çështjes së pejgamberit a.s., si f.v.:
– E ka bërë që përmendja e pejgamberit a.s. të jetë e ngritur në këtë botë dhe në botën tjetër.
– E ka ngritur emrin e pejgamberit ashtu që e ka bë të jetë vula e pejgamberëve.
– E ka ngritur emrin e Muhamedit a.s. me zbritjen e Kur’anit te ai.
– E ka ngritur emrin e Muhamedit a.s. me detyrën e deklaratës së dy dëshmive.
– E ka ngritur emrin e Muhamedit a.s. duke e vendosur në ezan dhe ikamet.
– E ka ngritur emrin e Muhamedit a.s. në uljen e fundit të namazit.
– E ka ngritur emrin e Muhamedit a.s. në Hutben e Xhumasë, po ashtu edhe në raste tjera.
Vëllezër të nderuar!
Një ditë prej ditëve pejgamberi a.s. ka dalë i gëzuar, i lumtur.
Atë ditë me buzëqeshje thoshte: “Një vështirësi nuk ka mundësi t’i mund dy lehtësira”. Pas çdo vështirësie rezulton lehtësimi. Kjo sepse i kishin zbritur ajetet:
| Fe inne meal usri jusren. Inne meal usri jusren. |
| “E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.” |
| (El Inshirah: 5, 6) |
Idhujtarët e konsideronin pejgamberin të dobët.
Idhujtarët e konsideronin pejgamberin të varfër.
Zoti i Madhërishëm i ka treguar se ofendimet që i bëjnë ndaj teje do të rezultojnë me fitimin tënd ndaj tyre.
Edhe sot ka të tillë të cilët i konsiderojnë muslimanët të dobët.
Edhe sot umetin e Muhamedit a.s. e konsiderojnë të varfër.
Edhe sot Islamin e konsiderojnë të prapambetur.
Ky ka qenë reagim ndaj idhujtarëve të asaj kohe.
Ky është reagim ndaj ateistëve të kohës së sotme.
Ky është reagim ndaj laicistëve të kohës së sotme.
Në këto dy ajete tregohet se në çdo vështirësi rezultojnë dy lehtësime.
Në këto dy ajete, Allahu ka informuar për një specifikë të rëndësishme të mesazhit të pejgamberit a.s., e ajo specifikë është: Ekzistojnë dy lehtësime nga një vështirësi.
Kjo duhet të na jep forcë sepse kjo i jep forcë dhe e motivon muslimanin.
Kjo duhet të na jep moral të fortë se muslimani ka ardhmëri.
Kjo duhet të na jep shpresë se përfundimisht umeti i Muhamedit a.s. do të fiton ashtu siç ka fituar edhe në të kaluarën nëpër shekuj.
Ky ka qenë përgëzim për pejgamberin a.s. se Allahu do të ja ndryshon gjendjen.
– Nga gjendja e të varfrit, në gjendje të mirë ekonomike.
– Nga dobësia në forcë dhe krenari.
– Nga armiqësia e popullit ndaj tij, në gjendje të dashurisë së atij populli ndaj tij.
Kështu do të jetë edhe në të ardhmen.
Vëllezër të nderuar!
Zoti i Madhërishëm thotë:
| Fe idhaa feragte fensab |
| “E kur ta kryesh (obligimin), atëherë mundohu me adhurim.” |
| (El Inshirah: 7) |
Allahu i Madhërishëm e urdhëron pejgamberin e Tij edhe neve që të vazhdon me adhurim.
Allahu i Madhërishëm të urdhëron ty që të mos dobësohesh, që të mos demoralizohesh, por të vazhdosh me adhurim.
Allahu i Madhërishëm e urdhëron pejgamberin e Tij edhe me angazhim, dhe me punë të mira të devotshmërisë.
Allahu i Madhërishëm na urdhëron edhe neve me angazhim, dhe me punë të mira.
I ka thënë pejgamberit a.s.: Atëherë kur ta përfundon një punë të pejgamberisë dhe të adhurimit, atëherë të angazhohet me veprimtari tjetër.
Që të vazhdon me atë që është urdhëruar dhe të mos ndalet (të mos pushon).
O pejgamber, kur ta përfundosh kumtimin e thirrjes, angazhoje veten me adhurim, me lutje dhe kërko (lutu) plotësimin e nevojave tua.
O pejgamber, kur ta përfundosh xhihadin, angazhoje veten me adhurim dhe kërko plotësimin e nevojave tua.
O pejgamber, kur ta përfundosh adhurimin, angazhoje veten me lutje dhe lutu plotësimin e nevojave tua.
Kjo vlen edhe për ju Vëllezër të nderuar!
Kur ta kryeni një obligim, vazhdoni me obligimin apo me një punë vullnetare tjetër.
Kur ta kryeni një punë vullnetare vazhdojeni me një punë vullnetare tjetër.
Angazhohuni, përpiquni, mundohuni!
Përfundim
Në fund të sures Inshirah, Zoti i Madhërishëm thotë:
| Ve ilaa Rabbike fergab. |
| “Dhe, vetëm te Zoti yt përqendroje synimin!” |
| (El Inshirah: 8) |
Zoti i Madhërishëm kur e ka zbritur këtë ajet për pejgamberin a.s. rrjedhimisht të ka thënë edhe ty: Për çdo veprim bëje nijet vetëm për kënaqësi të Zotit.
Zoti i Madhërishëm kur e ka zbritur këtë formulë, këtë parimpër pejgamberin a.s., rrjedhimisht na ka thënë edhe neve: Për çdo veprim ta bëjmë nijet vetëm për kënaqësi të Zotit.
Pas çdo vepre lutu për plotësimin e nevojave tua.
Dëshiro vetëm kënaqësinë e Zotit.
Gjithmonë duhet vazhduar me vepra të mira.
Gjithmonë duhet angazhuar në devotshmëri.
Kohën duhet shfrytëzuar gjithmonë që të përfitohet prej saj.
Kur të mbarosh nga punët fetare dhe të kësaj bote, atëherë drejtoju Allahut të Madhërishëm, kërko kënaqësinë e Zotit.
Kur të mbarosh nga punët e kësaj bote, drejtoju Allahut të Madhërishëm, kërko kënaqësinë e Zotit.
Kur të mbarosh nga punët fetare, lutju Atij që të shpëtosh nga xhehenemi dhe të fitosh xhenetin.
Mos kërko shpërblime për veprat tua te askush tjetër përpos tek Allahu.
Vetëm tek Ai drejtoju.
Vetëm Atij lutju, dhe
Vetëm tek Ai mbështetu.
Ky është urdhër se duhet mbështetur vetëm tek Allahu.
Ky është urdhër se duhet lutur vetëm Atij dhe askujt tjetër.
Këto urdhëresa janë urdhëresa se duhet vazhduar pandërprerë në adhurime.
Këto urdhëresa janë urdhëresa se duhet lutur Allahun vazhdimisht dhe pandërprerë.
Këto urdhëresa janë urdhëresa se duhet mbështetur vetëm te Zoti i Madhërishëm.
Këto urdhëresa duhet të na brumosin mendjen se adhurimi bëhet vetëm për Allah.
Këto urdhëresa bënë që njeriu gjithmonë t’i lutet Allahut me gjuhën e tij.
Këto urdhëresa bëjnë se duhet me zemër dhe në mendje ta kemi Allahun,.
Ta adhurojmë Allahun me vepra.
Ajeti në fjalë e ka edukuar pejgamberin a.s. për t’u bërë model për gjeneratat e ardhshme andaj,
Ne duhet të edukohemi dhe të bëhemi shembull i mirë për gjeneratat e ardhshme.